POLITIKATË FUNDIT

“E treta e vërteta” – Ja plani i opozitës në Kosovë edhe një herë kundër Kurtit?!

Në prapaskenën politike të Kosovës po diskutohet një formulë e re për riorganizimin e opozitës, pas humbjes së dytë radhazi përballë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Burime pranë eksponentëve të partisë në pushtet bëjnë të ditur për INA se pas humbjes së dytë, figura frontmene të opozitës kemi informata se po shqyrtojnë mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ndërsa paralelisht po punohet për krijimin e një blloku të gjerë opozitar, ku do të përfshiheshin PDK-ja, LDK-ja me lider të ri dhe AAK-ja.

Sipas të njëjtave burime, në këtë skenar siç thuhet parashihet që koalicioni të dalë me një kandidat të përbashkët për kryeministër. Burimet pretendojnë se në këtë formulë nuk shihet si drejtues aktuali i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por një figurë tjetër që do të ishte më e pranueshme për partnerët opozitarë.

Megjithatë, burimet pretendojnë se ky skenar nuk gjen mbështetjen e Lumir Abdixhikut dhe as të presidentes Vjosa Osmani.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja lidhur me këto pretendime. Ndërkohë, zhvillimet e fundit politike dhe ngërçi institucional kanë shtuar spekulimet për konfigurime të reja politike dhe gjetjen e një formule për sigurimin e 80 deputetëve për votimin e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *