DhTIK: Shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë në rritjen e çmimeve
DhTIK: Shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë në rritjen e çmimeve
Shtrenjtimi i energjisë elektrike në masë prej 15.4 për qind do të rrisë koston e prodhimit në sektorin privat dhe pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve në vend. Kështu ka vlerësuar drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri, e cila kundërshton vendimin e ZRrE-së për ngritjen e tarifave dhe e quan të gabuar.
Përveç kësaj, Beqiri thotë se sfidë mbetet edhe periudha e shkurtër e kthimit të borxhit për furnizimin me energji elektrike.
Në një intervistë për KosovaPress, drejtoresha Beqiri ka kërkuar nga Qeveria mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendorë.
Pakoja e fundit për përballimin me inflacion ishte miratuar në shtator të vitit 2022 në vlerë 150 milionë euro.
“Bazuar në rritjen për 15 për qind në bazë të komunikimit tonë me biznese ne e shohim si shumë problematike këtë rritje, sepse është rritje e madhe për kohë shumë të shkurtër dhe për këtë po shpresojmë se..
Read More