TË FUNDIT

TË FUNDIT

Historiania nga Holanda: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet

Historiania nga Holanda: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet

Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën.
Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshti..

Read More
TË FUNDIT

Rama reagon për arrestimin e shqiptarit në Britani, kishte me vete çaj dhe jo marihuanë

Rama reagon për arrestimin e shqiptarit në Britani, kishte me vete çaj dhe jo marihuanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi një shqiptar është arrestuar në Britani, nën dyshimet se ai po bartte marihuanë, kur në fakt ai në dorë kishte çaj mali që e kishte sjellë nga Shqipëria.
“Agimi është një piktor shqiptar punëtor që pikturon në shtëpitë e britanikëve. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, pyeti Rama në Twitter.

Policia britanike ndaloi Agim Agajn, duke dyshuar se merrej me barërat e këqija – vetëm për të gjetur se rezervat e tij ishte çaj bimor.

Agaj, 53 vjeç, tregoi se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë pasi gjethet e bimës së tij u morën kur furgoni i tij u ndalua.

Oficerët që menduan se ishte marihuanë e mbajtën Agimin nën dyshimin e posedimit me qëllim furnizimi, e prangosën dhe e dërguan në qeli.

Agimi u mbajt në një qeli dhe u intervistua të nesërmen para se të lirohej pa akuzë se..

Read More
TË FUNDIT

​Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

​Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për drejtësi”, i cili do të mbahet nesër më 2 prill nga ora 14:00. Ky marsh është mbahet në vigjilje të nisjes së gjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimit të cilët akuzohen për krime të supozuara lufte.
Në fjalën e saj, Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet… Kjo mbështetje e pa rezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë sonë të lavdishme e cila sot është e rrezikuar nga interpretimet e reja. Ne besojmë në drejtësinë e alternativë me shpresën që asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, deklar..

Read More
TË FUNDIT

Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e naftës sot, të njëjta si para tri vjetësh

Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e naftës sot, të njëjta si para tri vjetësh

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para tri viteve.
Berjani për KlanKosova.tv tha se ka rënie të çmimit të derivateve për 65 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve. Kemi rënie të derivateve për 65 centë. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha Berjani për Klankosova.tv.

Pas rënies së çmimit të naftës, Berjani ka shtuar se është radha që të bien edhe çmimet e produkteve ushqimore.

Një litër dizel për momentin, ka thënë ai, kushton 1 euro e 29 centë, ndërsa benzia 1 euro e 30 centë.

Read More
TË FUNDIT

Rrahman Jasharaj: Ministrja Nagavci ende mban inati për grevën

Rrahman Jasharaj: Ministrja Nagavci ende mban inati për grevën

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur edhe një herë për raportet që i ka me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në një intervistë për lajmi.net, Jasharaj ka deklaruar se pas grevës nuk ka zhvilluar asnjë takim me kryeministrin Kurti, ndërsa ka thënë se SBASHK-u është injoruar nga ministrja Nagavci.

“Kemi një marrëdhënie goxha të ngurosur, jo me fajin tonë por me fajin e ministres Nagavci. I kemi bërë ftesë që të takohemi që të debatojmë për të gjitha çështjet dhe unë konsideroj se zonja Nagavci vazhdoj të mbajë hidhërimin për grevën, grevë të cilën ne nuk e deshëm por e lutëm Qeverinë 9 muaj me radhë duke dërguar shkresa e shkresa. Qeveria mbajti të njëjtin qëndrim edhe negativ ndaj sindikatave edhe ndaj kërkesave tona dhe greva erdhi si pasojë pikërisht e mungesës së dialogut të Qeverisë”, ka thënë ndër të tjerash Jasharaj.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes SBASHK-ut dhe institituci..

Read More
TË FUNDIT

​Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit

​Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Çavdarbasha që tha se vendimin e ka marrë për arsye personale.
“Ditën e enjte kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrierës sime profesionale”, bëri të ditur ajo.

Çavdarbasha ka qenë një nga dy zëvendësministrat në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu. Zëvendësministri tjetër është Hysen Durmishi.

Mbetet për t’u parë nëse kjo pozitë do t’i takojë sërish Alternativës së Mimoza Kusari-Lilës, nga vinte Çavdarbasha, apo do të emërohet edhe nga partitë e tjera pjesë e koalicionit qeverisës.

Read More
TË FUNDIT

Vikend sportiv për Haradinajn, ngjitet në Majën e Bistrës

Vikend sportiv për Haradinajn, ngjitet në Majën e Bistrës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njihet si tip sportiv në opinionin publik.
Ai shpesh herë poston në rrjete sociale pamje nga vizitat që ju bën vendeve të ndryshme në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Haradinaj sot ka postuar video nga ngjitja e tij në Majën e Bistrës.

Sipas pamjeve, shihet se në Majën e Bistrës ka pasur të reshura të mëdha të borës e cila ka mbuluar malet. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Digjen edhe tri vetura në veri, policia jep detaje për rastet

Digjen edhe tri vetura në veri, policia jep detaje për rastet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për djegien e tri veturave të tjera në Leposaviq.
Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Vetura e djegur me targa RKS ka djegur edhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.

“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpej..

Read More
TË FUNDIT

Një tjetër aksident në Parallovë, vetura rrotullohet në mes të rrugës

Një tjetër aksident në Parallovë, vetura rrotullohet në mes të rrugës

Një automjet është rrotulluar në Parallovë të Artanës.
Sipas pamjeve të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Aksidenti ka ngadalësuar edhe qarkullimin e veturave të tjera për shkak të bllokimit të një pjese të rrugës.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Kujtojmë se lajmi.net raportoi edhe më herët për një veturë tjetër e cila si pasojë e humbjes së kontrollit ishte rrotulluar në fshatin Kishnicë. /Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/04/338259004_6297129526975841_1916601170505124845_n.mp4

Read More
TË FUNDIT

Aksioni i policisë në Tiranë, sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në një makinë

Aksioni i policisë në Tiranë, sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në një makinë

Një makinë me 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë është bllokuar sot në Tiranë.
Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në “Benzit”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta. Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën. Shpalle..

Read More