Shenoll Muharremi: Këto momente po duket se i kemi tri LDK-ja
Sipas Shenoll Muharremit, komentimi i tij per gjendjen e brendshme në LDK, thotë se aktualisht duket sikur ekzistojnë “tri LDK-ja”.
Sipas tij, një grup kërkon zgjedhje të brendshme dhe protesta kundër LVV-së, një tjetër përballet politikisht me partinë në pushtet, ndërsa një pjesë po kërkon përfshirje në qeveri.
Muharremi i ka bërë thirrje LDK-së që të organizojë sa më shpejt zgjedhje të brendshme dhe të fokusohet në reformimin e partisë, rikthimin e besimit të qytetarëve dhe forcimin e strukturave të saj.
POstimi i plote:
“Këto momente po duket se i kemi tri LDK-ja.
Njëra që kërkon zgjedhje të brendshme dhe protesta kundër qeverisë së LVV-së; e tjetra që po konfrontohet intensivisht dhe drejtpërdrejt me LVV-në ditë e natë… dhe, pastaj, e kemi një LDK që po i lutet Albin Kurtit me e fut në qeveri, po i kërkon pak mëshirë e pushtet, edhe pse kjo është e pakuptimtë se LVV i ka votat për qeveri.
Henry Kissinger kishte me thanë, nëse duhna me fol me LDK-në, kënd, cilin grup duhet me e thirrë?
Shkoni në zgjedhje të brendshme pa vonesë e bashkohuni me fituesin e zgjedhjeve, mos e zgjatni shumë!
Fokusi i juaj nuk është formimi i institucioneve, se nuk i keni as votat e nevojshme, as radhët si i keni. Puna juaj aktualisht është me shëru veten dhe me e bë partinë funksionale pas një vargu zgjedhjesh pa rezultate të mira. Me kthy besimin dhe shpresën që LDK mundet.”
