TË FUNDIT

TË FUNDIT

Dhuronin para për një person që shtirej si i sëmurë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar që vodhi ‘online’ kosovarët

Dhuronin para për një person që shtirej si i sëmurë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar që vodhi ‘online’ kosovarët

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.

Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.

Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.

Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asn..

Read More
TË FUNDIT

​Shteti i mbështetë pak, familjarët sfidohen me trajtimin e fëmijëve me autizëm

​Shteti i mbështetë pak, familjarët sfidohen me trajtimin e fëmijëve me autizëm

Edhe në Kosovë do të shënohet Dita Botërore e Autizmit. Shoqata “Autizmi”, do të organizojë nesër disa aktivitete dhe një marsh përgjatë shesheve të Prishtinës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë, përkitazi rëndësisë së përkrahjes së fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Mendime Kosumi, psikologe dhe mbikëqyrëse e punës terapeutike në Shoqatën “Autizmi”, në Prishtinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se këtë vit kjo ditë do të shënohet nën moton “Bashkë sot që nesër të mundemi vet”, derisa shton se pjesëmarrës në këtë marsh do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri, Albin Kurti.

“Nesër me datë 2 prill, është dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin e autizmit… Nesër do të kemi një marsh sensibilizues, një ecje nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek institucionet shtetërore. Në këtë marsh është paraparë që të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës dhe kryeministri..

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj flet për ofendimet ndaj tij: Mi përmendnin dhëmbët, u detyrova t’i vë e t’i mbaj me zor

Jasharaj flet për ofendimet ndaj tij: Mi përmendnin dhëmbët, u detyrova t’i vë e t’i mbaj me zor

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për ofendimet, linçimet dhe përqeshjet me të cilat është përballur gjatë kohës së grevës në shkolla.
Ai ka deklaruar se shumë nga veprimet që ka ndërmarrë, nuk i përkasin natyrës së tij, pasi që sipas tij në realitet është shumë më i thjesht dhe më modest se sa që paraqitet në media.

“Mund të ketë sulme edhe në të ardhmen, por unë nuk mërzitem. Por, i kisha lutë eksponentët e partisë në pushtet edhe partive që vijnë në të ardhmen, të merren vetëm me mua nëse gaboj, të ma thonë dhe e pranoj publikisht. Mos të merren me fjali të ulëta, me ofendime personale të pamjes etj. Mediat e dinë se një kohë kanë qenë ‘hit’ edhe dhëmbët e mi, ‘i ka, s’i ka’, ato ironitë ‘t’i mbledhim nga një euro t’ja qesim’, dhe u detyrova pa dëshirën time t’i vë dhëmbët që i mbaj t’ju them të vërtetën më shumë për inat të dikujt dhe me zor ngase nuk më rrinë mirë se ..

Read More
TË FUNDIT

Rama për fillimin e gjyqit ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

Rama për fillimin e gjyqit ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për një lajm të “Reuters” që flet për fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka pyetur nëse duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë dhe kundër regjimeve brutale, shkruan lajmi.net.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeri në këtë foto dikur u përshëndet si ‘George Washington i Kosovës’ nga vetë Joe Biden”, ka deklaruar Rama duke kujtuar deklaratën e Biden për ish-presidentin Thaçi.

Postimi i plotë:

Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It’s a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the Ge..

Read More
TË FUNDIT

“Hashimit s’ju kanë pa kamtë kurrë” – Shoku i Thaçit rrëfen si i mbeti atij nofka “gjarpër”

“Hashimit s’ju kanë pa kamtë kurrë” – Shoku i Thaçit rrëfen si i mbeti atij nofka “gjarpër”

Arif Aliu, shoku i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për kohën që ka kaluar me ish-presidentin Thaçi gjatë luftës në Kosovë.
Aliu është emocionuar kur është pyetur për raportin me Thaçin, duke thënë se e ka shok që nga shkolla e mesme.

Në një prononcim për lajmi.net, Aliu është shprehur se e di të gjithë aktivitetin e Hashim Thaçit, që nga viti 1987.

“Hashimi ka qenë gjithmonë si Hashimi, i butë, i qetë, i vendost, trim. Edhe s’ju kanë pa kamtë kurrë, prandaj i ka mbetur nofka ‘gjarpri’. Unë ju kam thënë edhe shokëve para lufte e mas lufte, edhe këtyre të rinjve, ndashi thuani Hashim Thaçi, ndashi Kadri Veseli, këto janë dy figura të cilët cilindo që e përmendni, kurgjo nuk prishni. Për Hashimin thonin po e njohim, po ky tjetri kush është? Ai është një far Luli, një djalë i mirë”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë “Alfa dhe Omega e Ushtrisë Çlirimtare të ..

Read More