TË FUNDIT

TË FUNDIT

Raportohet të jetë arrestuar një i dyshuar për djegien e veturave në veri të vendit

Raportohet të jetë arrestuar një i dyshuar për djegien e veturave në veri të vendit

Thuhet të jetë arrestuar një i dyshuar për vënien e zjarrit, respektivisht djegien e veturave në veri të vendit.
Të paktën kështu shkruajnë disa media kosovare duke u thirrur në burimet e veta.

Lajmi.net edhe më tutje nuk ka arritur ta konfirmojë një gjë të tillë.

Ne do t’ju njoftojmë për çdo risi eventuale nga ky rast dhe jo vetëm, ndërsa kujtojmë se lajmi është në përditësim e sipër.

Read More
TË FUNDIT

E mrekullueshme: Lindi nën peshë në javën e 26, foshnja lirohet nga QKUK në gjendje të mirë shëndetësore

E mrekullueshme: Lindi nën peshë në javën e 26, foshnja lirohet nga QKUK në gjendje të mirë shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një video, duke konfirmuar një rast të rrallë që është trajtuar në Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.

Bëhet fjalë për foshnjën e lindur nën peshë në javën e 26, e cila pas trajtimit 2 muajsh është lëshuar nga spitali në gjendje mirë shëndetësore.

Në këtë klinikë, gjatë vitit 2022, kanë gjetur trajtim 9554 foshnje dhe fal rritjes së kujdesit, është ulur numri i vdekshmërisë.

Read More
TË FUNDIT

“Shpeshherë qëndronim pa ngrënë, u jepnim bukë fëmijëve e civilëve”, ish ushtari i UÇK’së: Po harrojmë shpejt

“Shpeshherë qëndronim pa ngrënë, u jepnim bukë fëmijëve e civilëve”, ish ushtari i UÇK’së: Po harrojmë shpejt

Rrëfimet e ish-ushtarëve vazhdojnë të gëzojnë vëmendjen e lexuesve, me këta të fundit që zhbëjnë kërshërinë duke dëgjuar ato çfarë thonë ata që luftuan përballë armikut në një nga periudhat më të errëta të vendit tonë.
Një i tillë ka folur edhe për lajmi.net, teksa ka shpalosur të bëmat dhe angazhimin e pashoq për të mirën e atdheut.

Megjithatë, ai pati edhe një kritikë, për atë se siç pohoi ai, harrojmë shpejt. Një nga rastet që kujtoi më me ëndje ishte momenti kur qëndronin pa ngrënë, ndërsa bukën ua dhuronin fëmijëve e civilëve.

Për më tepër, ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rinë Haziri.

Read More
TË FUNDIT

Kurti nderon të vrarët në masakrën e Lybeniqit të Pejës: Viktima të gjenocidit serb në Kosovë

Kurti nderon të vrarët në masakrën e Lybeniqit të Pejës: Viktima të gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës, në përvjetorin e 24 të saj.
Përmes një publikimi në “Facebook”, shefi i qeverisë ka shtuar se ata janë viktima të gjenocidit serb në Kosovë, përcjell lajmi.net.

“Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Arrin përgjigja e parë nga Interpoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Arrin përgjigja e parë nga Interpoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbetëi i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.

AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.

Bëhet me dije se grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.

Në përgjigjene dytë bëhet e ditur se po këkrohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse persoant e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.

“Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të par..

Read More
TË FUNDIT

Rashiq thotë se Serbia e ka njohur de facto Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, a thënë se pas arritjes së marrëveshjes në Ohër Serbia e ka njohur Kosovën “defacto

“Nëse ky nuk është një njohje defacto, atëherë nuk e di se çfarë është.” Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? Dhe çfarë është, si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq në një intervistë për gazetën e sotme Nova.

Sipas tij, kjo paraqet mbylljen graduale të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë, e cila ka filluar shumë kohë më parë me gjyqësorin dhe policinë.

“Kjo do të thotë mbyllje graduale e të gjitha institucioneve, dhe lajthitje në kohë të qytetarëve dhe plaçkitje si ‘tabelat e KM mbesin’, ‘jo dorëzim’ e kështu me radhë. Ju keni dy mënyra në të cilat Beogradi ‘operon’. E para është e qetë, në thelb gjithçka që u kërkua prej tyre u krye. Dhe e dyta është mashtrimi i mëvonshëm i qytetarëve”, tha Rashiq.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Beograd..

Read More
TË FUNDIT

“Më dërgo para se jam në spital”, zbulohet se si i mashtronte kosovarët hakeri nga Shqipëria

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.

Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar. Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar./A2CNN

Read More
TË FUNDIT

“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi

“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi

Nesër me 2 prill 2023, në Prishtinë, gjegjësisht në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet Marshi për Drejtësi, organizuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, teksa për qëllim ka mbështetjen morale për ish-krerët e UÇK-së, gjykimi i të cilëve fillon të hënën që po vie.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka realizuar një “vox-pop” me qytetarët në pjesën qendrore të kryeqytetit, teksa shumica prej tyre konfirmuan praninë në marshin e së nesërmes.

Jo vetëm kaq. Ata dhanë edhe arsyet pse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ndërsa hodhën kritika ndaj Gjykatës Speciale, duke shtuar se e njëjta po bëhet me ndihmën e spiunëve të ish-Jugosllavisë.

Më poshtë edhe kronika e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës

Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Para kësaj seance, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për këtë ngjarje, duke pyetur se a mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë. Këtu, Rama përmend edhe presidentin amerikan dhe një cilësim që ai ia kishte bërë Thaçit.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke shpërndarë edhe lajmin nga Reuters për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It's a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Jo..

Read More
TË FUNDIT

Tre të arrestuar për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Tre të arrestuar për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se sot rreth orës 02:00, në një shtëpi banimi dhe në një garazhë në rrugën “Riza Goga”, në Ferizaj, ishte një vjedhje në proces.

Policia e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe janë vënë në ndjekje të personave të cilët kishin kryer vjedhjen dhe ishin larguar.

“Pak metra më larg vendit të ngjarjes policia ka arritur që ti arrestojë tre të dyshuarit : M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, S.A (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E.S (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me ven..

Read More