TË FUNDIT

TË FUNDIT

Blerim Vela pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosje: Komunitetet t’i besojnë Policisë së Kosovës

Blerim Vela pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosje: Komunitetet t’i besojnë Policisë së Kosovës

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela është deklaruar pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosjen e një polici kosovar.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Vela ka ftuar komunitetet që t’i besojnë Policisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai paralajmëroi se banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar [email protected]_Police. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, shkroi ai.

Më poshtë edhe cicërima e plotë:

A suspect for burning cars of local Serbs in northern #Kosovo has been arrested by @Kosovo_Police. A person with long criminal history!..

Read More
TË FUNDIT

Plaku tallet me farmerkat e të rinjve: Përpara i kemi “harrnu”, tash vetë i blejnë të “shkyme”

Plaku tallet me farmerkat e të rinjve: Përpara i kemi “harrnu”, tash vetë i blejnë të “shkyme”

Rubrika “Tregime nga katuni” mbetet një nga armët më të forta të lajmi.net, që në thelb ka shpalosjen e historive të ndryshme nga banorë anëekënd Kosovës.
Së fundi, pjesë e kësaj kronike u bë edhe plaku Muharrem Zubaku nga Topanica. Mes tjerash, ai krahasoi kushtet e jetesës me atëherë dhe tash.

Një nga shembujt më interasantë që mori ishte edhe ai i veshjes. Sipas Zubakut, në kohërat në të cilat po jetojmë, nuk ka skamje, veç “zotnillëk”.

Më poshtë edhe storia e plotë e përgatitur nga gazetarja Rinë Haziri.

Read More
TË FUNDIT

Arrestimi i serbit në veri, Sveçla: Kushdo që dirigjohet nga Beogradi për veprime kriminale, do të dalë para drejtësisë

Arrestimi i serbit në veri, Sveçla: Kushdo që dirigjohet nga Beogradi për veprime kriminale, do të dalë para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të serbit të dyshuar për plagosjen e dy zyrtarëve policorë.
Përmes një publikimi në “Facebook”, Sveçla ka thënë se kushdo që merr direktiva nga Beogradi për të bërë vepra kriminale, do të dalë para drejtësisë, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai pohoi se policët e Kosovës për çdo situatë, janë në hetime dhe po i koordinojnë veprimet me institucionet relevante.

“Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj”, shkruan ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Sulmohet fizikisht një grua në Podujevë

Sulmohet fizikisht një grua në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë, për dhunë në familje.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Read More
TË FUNDIT

Arrin përgjigja e parë nga Europoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Arrin përgjigja e parë nga Europoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbetëi i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.

AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.

Bëhet me dije se grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.

Në përgjigjene dytë bëhet e ditur se po këkrohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse persoant e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.

“Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të parë..

Read More
TË FUNDIT

DW: BE-ja nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

DW: BE-ja nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

BE-ja nuk po humb më kohë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe po kërkon nisjen e hapave të parë të zbatimit. Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën (04.04.) në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve.

Takimi ndërmjet kryenegociatorëve, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, konfirmohet për datën 4 prill nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky është takimi i pari që nga 18 marsi, kur krerët e të dyja vendeve u pajtuan të zbatojnë planin e mbështetur nga perëndimi.

“Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel. Ata janë ftuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për të çuar përpara gjithçka që është arritur në Ohër dhe të fillojnë të bëjnë hapat e parë drejt zbatimit. BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së arritur n..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet serbi që pak javë më parë plagosi me armë zjarri një polic të Kosovës

Arrestohet serbi që pak javë më parë plagosi me armë zjarri një polic të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për pjesëmarrje në disa vepra kriminale.
Një nga to është edhe sulmi me armë zjarri ndaj autoriteteve policore kosovare muaj më parë, përcjell lajmi.net.

“Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e para pak çasteve të policisë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj: Jashtë kanë laptopë e projektorë, këtu gëzohen me shkumësa e shpuza

Jasharaj: Jashtë kanë laptopë e projektorë, këtu gëzohen me shkumësa e shpuza

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për kushtet e punës në arsimin tonë.
Ai tha se ato duhet përmirësuar edhe më tutje, teksa krahasoi situatën me shtetet e jashtme, përcjell lajmi.net.

Një nga shembujt që mori është edhe ai me teknologji, ku në vendet jo edhe shumë të forta ekonomikisht, ka laptopë e projektorë, kurse në vendin tonë gëzohen me siç tha ai, shkumësa e shpzuza.

Në videon e mëposhtme gjeni edhe një pjesë të intervistës së Jasharajt dhënë gazetarit Oqean Dërmaku.

Read More
TË FUNDIT

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Ish-kryeministri i Kosovës e dikur edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, është deklaruar sërish rreth caktimit të Bashkim Nurbojës si guvernator i përkohshëm i BQK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka treguar procedurat se si rrugëtoi deri te caktimi i Nurbojës të njërit prej institucioneve kryesore financiare në vend, përcjell lajmi.net.

Në fund fare ai edhe ironizoi, duke uruar. Më poshtë edhe postimi i plotë:

Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:

1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.
2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me pro..

Read More