TË FUNDIT

TË FUNDIT

Policia bën thirrje për marsh të qetë dhe demokratik

Policia bën thirrje për marsh të qetë dhe demokratik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka janë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të planifikuar për sot nga ora 14:00 në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, PK bën thirrje për marsh të qetë dhe demokratik, përcjell lajmi.net.

“Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e marshutës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatë.

“Policia do të ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e marshutës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike. Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të marshutës, andaj ..

Read More
TË FUNDIT

Imami nga Fushë Kosova njofton se u sulmua fizikisht pas Namazit të Teravive

Imami nga Fushë Kosova, Ali Ismaili, njofton se mbrëmë pasi ka përfunduar namazi i Teravive në Miradi të Epërme, është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në dalje të fshatit.

Ai shkruan se persona të panjohur e kanë sulmuar ngë një veturë pa tabela.“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borxh askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri”, shkruan ai.

Postimi i plotë i tij:

Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike.

Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë pu..

Read More
TË FUNDIT

Sulmohen me shok bombë zyrtarët policor në veri të Mitrovicës

Sulmohen me shok bombë zyrtarët policor në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me mjet shpërthyes disa zyrtarë policor në Mitrovicë Veriore.
Përmes një komunikate për media, PK bënë të ditur se shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok bombë, shkruan lajmi.net.

Policët janë sulmuar sot (e diel), në orën 02:20.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si

’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.

Komunikata e plotë:

Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – ..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm  

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se dita botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, të na shërbejë të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.
Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.

Shkrimi i plotë:

Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.

Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë.

Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet..

Read More
TË FUNDIT

Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë

Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë

Një grua që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri më 29 mars, vdiq dje.
Policia informoi se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës iu lirua familjarëve.

“Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë.”, u bë e ditur nga Policia.

Read More
TË FUNDIT

Procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit

Procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit

Këtë muaj bëhen një vit prej kur pozita e kryeprokurorit të shtetit udhëhiqet me ushtrues detyre. Emri i Blerim Isufajt, propozim i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), vijon të qëndrojë në tavolinën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila nuk ka marrë ende asnjë vendim për emërimin e kryeprokurorit të ri.
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Osmani që t’i jap fund këtij procesi të stërzgjatur duke dekretuar Isufjan, ose duke e kthyer të gjithë procesin në pikën zero.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, vlerëson se tashmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja Osmani nuk ka më arsye të mos vendosë për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar.

“Konsideroj se është stërzgjatur ky proces, presidentja definitivisht e ka pas në kompetencë të vendosë andaj në shumë raste ne kemi kërkuar që ky proces të merr një epilog qoftë të emërimit të ka..

Read More
TË FUNDIT

Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën

Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se burri me të cilin bashkëjetonte e kishte kërcënuar se do t’ia dhunonte vajzën e saj.
Rasti në Policin e Kosovës ishte paraqitur të shtunën përcjell lajmi.net.

Ndërsa, në raportin e PK-së thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Djali rrah nënën, në Obiliq

Djali rrah nënën, në Obiliq

Një djalë nga Obiliqi është arrestuar të shtunën, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia e Kosovës bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjell lajmi.net.

Rasti në polici është lajmëruar në orët e vona të së shtunës. Në orën 23:40.

Njoftimi i plotë:

Obiliq, 01.02.2023-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

26 të vdekur nga tornadot në SHBA

26 të vdekur nga tornadot në SHBA

Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete, shkruan BBC.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Viktimat ishin nga shtetet: Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se foli me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë.

Qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete.

Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA PowerOutage.

Read More
TË FUNDIT

Mali i Zi voton sot për zgjedhjen e presidentit

Mali i Zi voton sot për zgjedhjen e presidentit

Sot, 2 prill, janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave të votimit, në orën 20:00.

Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviqi.

Gjukanoviq është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ndërsa, Jakov Millatoviq është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tri vjet, shkruan REL.

Të drejtën për votuar për njërin prej tyre kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vet..

Read More