TË FUNDIT

TË FUNDIT

Një dron ngrit në qiell flamurin e UÇK-së, marshuesit në delir

Një dron ngrit në qiell flamurin e UÇK-së, marshuesit në delir

Pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi kanë kaluar në delir kur kanë parë flamurin e UÇK-së mbi qiell.
Ky flamur u ngrit përmes një droni, që duket të ketë qenë nga ndonjëri prej pjesëmarrësve, përcjell lajmi.net.

Redaksia jonë veçse është duke raportuar në kohë reale për këtë grumbullim, që pritet të jetë më i madhi i pasluftës për nga numri i të pranishmëve.

Më poshtë edhe pamjet e flamurit të ngritur në qiell, ndërsa fare në fund keni gjendjen momentale në sheshet e kryeqytetit.

Read More
TË FUNDIT

Ende pa filluar: Mblidhen numër i madh i qytetarëve në shesh për marshin për drejtësi

Ende pa filluar: Mblidhen numër i madh i qytetarëve në shesh për marshin për drejtësi

Sot mbahet marshi në mbështetje për krerët e UÇK-së, dhe tashmë shumë qytetarë kanë filluar të grumbullohen nëpër sheshet e kryeqytetit.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Tashmë shumë qytetarë ia kanë mësyer Prishtinës dhe kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen nga automjetet e shumta.

Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret tha gjatë ditës së djeshme se për këto dy javë sa është bërë fushata për organizim, ftesat për pjesëmarrje kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarja nga Gjermania merr pjesë në marshin për drejtësi: Padrejtësi e madhe për çlirimtarët tanë

Mërgimtarja nga Gjermania merr pjesë në marshin për drejtësi: Padrejtësi e madhe për çlirimtarët tanë

Shumë qytetarë po marrin pjesë në marshin për drejtësi i cili pritet të fillojë për pak minuta.

Në këtë marshë, duket se po marrin pjesë edhe qytetarë nga Gjermania.

“Unë jetoj dhe banoj në Gjermani. Kam ardhë këtu enkas për këtë marshim. Kam ardhë sot në mëngjes. Prej rrugës, prej aeroportit kam ardhë këtu. E meritojnë, këta janë çlirimtarët tanë”, tha ajo për Kanal 10.

“Këta e kanë lanë diasporën, kanë ardhë me luftu për vendin e tyre, trojet tona. Kjo është padrejtësi e madhe”, shtoi ajo.

Siç shihet në foto, ajo mban dy pankarta, ku në njërën prej tyre shkruhej në anglisht: Historia jonë nuk mund të rishkruhet.

Read More
TË FUNDIT

Bedri Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshin për drejtësi

Bedri Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshin për drejtësi

Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pret që të ketë dalje masive të qytetarëve të Mitrovicës në Marshin për Drejtësi.
Hamza është shprehur se minimumi i pjesëmarrësve nga Mitrovica do të jetë 2 mijë persona.

“Sigurisht që pjesëmarrja do të jetë masive. Po flasim për një çështje që i tejkalon përmasat e Kosovës, është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për një projekt që ka qenë projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Po flasim e po lypim drejtësi, sepse kemi të bëjmë me projektin UÇK dhe jo me individ. Pra pjesëmarrja nga Mitrovica është masive dhe presim që nga Mitrovica në Prishtinë të jenë minimumi 2 mijë veta.”, ka thënë Hamza për kanal10./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bllokohen rrugët për Prishtinë, mijëra qytetarë nisen me autobusë për marshin për krerët e UÇK-së

Bllokohen rrugët për Prishtinë, mijëra qytetarë nisen me autobusë për marshin për krerët e UÇK-së

Sot nga ora 14:00 do të mbahet marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Mbledhja e qytetarëve do të bëhet fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar më pas drejtë sheshit “Skënderbeu”.

Tashmë shumë qytetarë ia kanë mësyar Prishtinës dhe kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen nga automjetet e shumta.

Në videon e mëpshtme shihet se si disa autobosuë janë nisur me qindra qytetarë për marshin për drtejtësi.

Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret tha gjatë ditës së djeshme se për këto dy javë sa është bërë fushata për organizim, ftesat për pjesëmarrje kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme.

“E ndjejmë për obligim që të falënderojmë të gjitha pa dallim të cilët na kanë mbështetur për realizimin e këtij marshimi. Marshimi është vetëm një ditë para fillimit të procesit gjyqësor, falënderojmë organizatat e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, të martirë..

Read More
TË FUNDIT

Marshi për UÇK-në: Nuk i shihet fundi kolonës së autobusëve nga Prizreni për Prishtinë

Marshi për UÇK-në: Nuk i shihet fundi kolonës së autobusëve nga Prizreni për Prishtinë

Tashmë veç se janë nisur autobusë të shumtë nga qytete të ndryshme, drejt Prishtinës për Marshin për Drejtësi, i cili është organizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
Nga qyteti i Prizrenit shihet kolona e autobusëve të nisur për në Prishtinë.

Për veç Prizrenit, përkrahje e madhe është parë nga e gjithë Kosova.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Njerëz të të gjitha moshave e me të gjitha llojet e transporteve nisen drejt kryeqytetit

Njerëz të të gjitha moshave e me të gjitha llojet e transporteve nisen drejt kryeqytetit

Njerëz të të gjitha moshave e duke shfrytëzuar të gjitha llojet e mundshme të mjeteve transportuese, kanë marrë rrugë për në kryeqytet.
Pamjet që po i shihni dhe ato që i kemi publikuar tregojnë një organizim të jashtëzakonshëm, përcjell lajmi.net.

Ata do të marrin pjesë në marshin e thirrur nga organizata Liria ka Emër, teksa për qëllim ka mbështetje për çlirimtarët.

Kujtojmë, nesër fillon gjykimi ndaj ish-krerëve në Speciale.

Read More
TË FUNDIT

Konfirmohet: Hakohet faqja në Facebook e ish-presidentit Hashim Thaçi

Konfirmohet: Hakohet faqja në Facebook e ish-presidentit Hashim Thaçi

Sot pritet të mbahet Marshi për Drejtësi. në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Pikërisht në këtë ditë kanë ndodhur disa ndryshime në faqen e ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook, përcjell lajmi.net.

Iu është ndryshuar emri në Facebook, nga ” Hashim Thaçi” në ” Hashim”, si dhe fotografia e profilit, rast me të cilin është dyshuar për sulm kibernetik.

Lajmi.net ka kontaktuar me ish-këshilltarin për media të presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili edhe e ka konfimruar se faqja është hakuar.

“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës”, ka konfirmuar ish-këshilltari për media i pre..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës se jemi krenarë me historinë tonë dhe themeluesit e UÇK-së

Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës se jemi krenarë me historinë tonë dhe themeluesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot, përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregojnë botës për krenarinë ndaj historisë tonë më të lavdishme dhe themeluesve të UÇK-së.
“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të takohen nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Read More
TË FUNDIT

Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në

Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në

Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Gjatë ditës së sotme është parë një interesim i madh nga ana e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë marsh, përcjell lajmi.net

Në një video të postuar nga ” Lira ka emër”, shihen disa të rinjë të cilët teksa kanë marrë rrugën për në marshin e sotëm, janë duke kënduar këngë patriotike.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë./Lajmi.net/

Read More