TË FUNDIT

TË FUNDIT

Sot mbahet marshi për drejtësi

Sot mbahet marshi për drejtësi

Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtris..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, ka informuar IHMK.

Po ashtu, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ka qenë 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djemë dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, është njoftuar se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës..

Read More
TË FUNDIT

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Është sulmuar pas namazit të teravive, imami i xhamisë së fshatit Miradi e Epërme, njëherit kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili.
Këtë e bëri të ditur vet Ismaili përmes një publikimi në rrjetet sociale, teksa tha se personat ishin me një veturë pa targa, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, ai shtoi se nuk i ka borxh askujt, porse pohoi që ky sulmet duket të ketë ardhur pas disa kërcënimeve.

“I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!”, tha ai veç tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Nëna e ish-presidentit Thaçi vesh bluzën e çlirimtarëve

Nëna e ish-presidentit Thaçi vesh bluzën e çlirimtarëve

Nëna e ish-presidentit Thaçi, Hyrë Thaçi, ka veshur bluzën e çlirimtarëve.
Këtë e kumtoi faqja Liria ka Emër, njëherit organizatore e iniciativës së nesërme, Marshit për Drejtësi, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se ditëve të fundit, në veçanti dje dhe sot ka pasur një organizim të theksuar, ndërsa sipas parashikimeve, pritën mijëra njerëz gjatë ditës së nesërme në sheshet e kryeqytetit.

Organizatorët kanë paraparë edhe fjalime, ndërsa përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë rezervuar edhe një vend për mediat.

Duhet përmendur se e gjithë kjo është në kuadër të mbështetjes morale për ish-krerët e UÇK-së dhe protestë për Gjykatën Speciale, që të hënën fillon procesin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Read More
TË FUNDIT

Përparim Rama mbështet Marshin për Drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e lindur nga populli

Përparim Rama mbështet Marshin për Drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e lindur nga populli

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të zhvillohet të dielën më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

Rama mbështeti “Marshin për Drejtësi, përkundër faktit se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, subjekt politik nga radhët e së cilit vjen Rama, end..

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga spastrimi etnik në Kosovë, Kurti: Ministri gjerman i mbrojtjes, Scharping demaskoi planin famëkeq “Patkoi”

24 vjet nga spastrimi etnik në Kosovë, Kurti: Ministri gjerman i mbrojtjes, Scharping demaskoi planin famëkeq “Patkoi”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka kujtuar përvjetorin e 24 të fillimit të fazës së tretë të operacionit “Patkoi”, që për synim kishte spastrimin etnik të shqiptarëve të vendit tonë.
Përmes fotografive të po asaj dite, shefi i ekzekutivit përmendi faktin se autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, i pari i qeverisë pohoi se ministri gjerman i mbrojtjes, Rudolph Scharping demaskoi këtë plan famëkeq, ndërsa rreth tij kishte shkruar edhe në librin personal: “Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa”

“Sot u bënë 24 vite nga 1 prilli i vitit 1999, kur njësitë policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nisën dëbimin e banorëve shqiptarë të Prishtinës dhe deportimin e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë. E shkrepur pikërisht atë ditë në stacionin e trenave në..

Read More
TË FUNDIT

42 vjet nga demonstratat e prillit

42 vjet nga demonstratat e prillit

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe.
42 vjet pas, kujtimet për këtë ngjarje i ka ende të freskëta ish-i burgosuri politik, Selatin Novosella.

Këto demonstrata, për Tëvë1 ai i quan si një prej vlerave më të mëdha e më të çmueshme të lëvizjes së Kosovës për çlirim.

Por, ai ka një kujtim të veçantë për tetë të rënët e asaj dite ndër ta edhe nxënës për të cilët thotë se ia shtuan madhështinë kësaj revolte popullore.

Ish-i burgosuri politik thotë se nuk është i kënaqur me përkujtimin që i bëhet të rënëve, teksa kërkon më shumë punë në këtë drejtim.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 8 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur.

Read More