TË FUNDIT

TË FUNDIT

Para Marshit për Drejtësi, reagon Specialja, përmend akuzat dhe viktimat e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së

jykata Speciale ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, që pritet të fillojë të hënën. Ky njoftim vjen pak para se në Prishtinë të mbahet Marshi i paralajmëruar për Drejtësi, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatë Speciale në Hagë.

Specialja ka bërë një përmbledhje të seancave paragjyqësore në rastin ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Siç njofton Specialja, “është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit”. Seancat gjyqësore mund të përcillen në shqip, serbisht dhe anglisht, përmes web-faqes së gjykatës me një vonesë prej 45 minutash, raporton Gazeta Express.

“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime ku..

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju!

Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë me foton e djalit të tij dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, të cilën mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit, në ditën kur në Prishtinë po mbahet marshi në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjykimi ndaj tyre do të fillojë nesër.

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarja nga Gjermania merr pjesë në marshin për drejtësi: Padrejtësi e madhe për çlirimtarët tanë

Mërgimtarja nga Gjermania merr pjesë në marshin për drejtësi: Padrejtësi e madhe për çlirimtarët tanë

Shumë qytetarë po marrin pjesë në marshin për drejtësi i cili pritet të fillojë për pak minuta.
Në këtë marshë, duket se po marrin pjesë edhe qytetarë nga Gjermania.

“Unë jetoj dhe banoj në Gjermani. Kam ardhë këtu enkas për këtë marshim. Kam ardhë sot në mëngjes. Prej rrugës, prej aeroportit kam ardhë këtu. E meritojnë, këta janë çlirimtarët tanë”, tha ajo për Kanal 10.

“Këta e kanë lanë diasporën, kanë ardhë me luftu për vendin e tyre, trojet tona. Kjo është padrejtësi e madhe”, shtoi ajo.

Siç shihet në foto, ajo mban dy pankarta, ku në njërën prej tyre shkruhej në anglisht: Historia jonë nuk mund të rishkruhet.

Read More
TË FUNDIT

Bllokohet rruga në Arbëri, shkak numri i madh i autobusëve

Bllokohet rruga në Arbëri, shkak numri i madh i autobusëve

Është bllokuar rruga në lagjen Arbëria të kryeqytetit, njëra prej rrugëve më të frekuentura që të çon për në qendër të Prishtinës.

Para pak çastesh, organizata Liria ka Emër ka publikuar pamje nga momentet pak para nisjes së marshit, përcjell lajmi.net.

Marshi pritet të fillojë rreth orës 14:00, ndërsa sheshet tashmë janë mbushur plotësisht.

Lajmi.net po raporton nga vendi i ngjarjes, ndërsa ju ftojmë të qëndroni me ne për të mësuar në detaje gjithçka rreth këtij marshi, që për synim ka mbështetjen për ish-krerët në prag të fillimit të gjykimit.

Read More
TË FUNDIT

Blerim Vela: Serbia dhe Lista Serbe janë përgjegjëse për çdo përshkallëzim

Blerim Vela: Serbia dhe Lista Serbe janë përgjegjëse për çdo përshkallëzim

Shefi i kabinetit së presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë Serbia dhe Lista Serbe janë përgjegjëse për çdo përshkallëzim që do të mund të ndodh në veri të Kosovës.
Kjo deklaratë e tij vjen pas thirrjeve dhe reagimeve të fundit që i patën nga Lista Serbe pasi kërkuan që të lirohet një qytetar me nacionalitet serb që u arrestua, si i dyshuar për sulmim të dy zyrtarëve policorë.

“Po ashtu, në veri ditëve të fundit janë djegur disa vetura me targa RKS.

“Kreu formal i Listës Serbe, Goran Rakiq, përkrah Petkoviqit, kërcënon me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nuk pati ndaj Petkoviqit për djegien e veturave të serbëve vendas!”

“Serbia dhe LS kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka thënë Veliaj në Twitter.

Sipas partisë serbe në Kosovë, në rast se policia nuk e liron personin e arrestuar, atëherë kjo do të ngjallë reagimin ..

Read More
TË FUNDIT

Tropojanët “zbarkojnë” në Prishtinë, i dalin në përkrahje krerëve të UÇK-së

Tropojanët “zbarkojnë” në Prishtinë, i dalin në përkrahje krerëve të UÇK-së

Ende pa filluar Marshi për Drejtësi, janë stërmbushur sheshet e Prishtinës me qytetarë nga vendet e ndryshme.
Përveç se nga Kosova e mërgimi, për marsh kanë ardhur edhe numër i madh nga Shqipëria.

Në një fotografi të shpërndarë nga faqja “Liria ka emër” bëhet e ditur kjo gjë.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbushen sheshet në Prishtinë, protestuesit brohorasin “Thaçi, Veseli, UÇK”

Mbushen sheshet në Prishtinë, protestuesit brohorasin “Thaçi, Veseli, UÇK”

Marshi për drejtësi pritet të fillojë shumë shpejtë dhe tashmë sheshet në Prishtinë janë mbushur më mijëra qytetarë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Më poshtë janë disa fotografi ku shihen qytetarët e mbledhur në shesh.

Që nga mengjesi, ka filluar grumbullimi i shumë qytetarëve nëpër sheshet e Prishtinës, për të marrë pjesë në këtë marsh. /Lajmi.net/

Read More