TË FUNDIT

TË FUNDIT

Çerkini për ish-krerët e UÇK-së: Me emër të Zotit, të gjithë do të dalin të pastër

Çerkini për ish-krerët e UÇK-së: Me emër të Zotit, të gjithë do të dalin të pastër

Bajram Çerkini nga Qendra Burime për të Pagjeturit, ka marrë fjalën në Marshin për Drejtësi.
Mes emocionesh e përkundër moshës, Çerkini elektrizoi masën duke kërkuar drejtësinë diku tjetër, nëse ajo ekziston.

Sipas tij, drejtësi duhet të japin ata që 24 vite më parë shkaktuan masakrat më të mëdha, e jo ish-krerët e UÇK-së, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sipas tij, me emër të Zotit, do të dalin të pastër.

“I përshëndes të gjithë familjarët dhe ato zemra që thërrasin Liria ka Emër. Familjarë të pagjetur, ju pjesëmarrës, nuk është lehtë me gjetë fjalë që iu pëlqen të gjithëve. Por, kur ndalesh me mendu që ky popull ende është i fortë. E nderuar Ushtri Çlirimtare dhe ushtarë të UÇK-së. Të nderuar veteranë të luftës.

Të nderuar ata pjesëtarë. Nëse të flasim për zhvillimin, të flasim për llogaridhënien e atyre që kanë bërë këtë masakër, ne përkujtojmë, jo vetëm se po na pëlqen, por se është një drejtës..

Read More
TË FUNDIT

“Ushton” Prishtina, Memli Krasniqi bën me dije se krerët e UÇK-së po e përcjellin marshin

“Ushton” Prishtina, Memli Krasniqi bën me dije se krerët e UÇK-së po e përcjellin marshin

Para të pranishmëve në Marshin për Drejtësi ka folur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se ky marsh po ndiqet edhe nga ish-ushtarët që janë në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në ato momente, turma është “elektrizuar” duke duartrokitur për krerët.

“Në këto momente, janë duke na përcjellur drejtpërdrejtë nga Haga, çlirimtarët tanë. Po na përcjellin drejtpërdrejtë, Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqit”, tha Krasniqi.

“Ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgju Prishtina, t’ju tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Agim Bahtiri në Marshin për Drejtësi: Liria ka emër, UÇK me zemër

Agim Bahtiri në Marshin për Drejtësi: Liria ka emër, UÇK me zemër

Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri po merr pjesë në Marshin për Drejtësi.

Këtë e konfirmoi vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç edhe shihet, ai është pranë bashkëshortes së tij, që edhe mban një pankartë ku thuhet se po marshojnë për drejtësi.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Duda Balje merr pjesë në Marshin për Drejtësi

Duda Balje merr pjesë në Marshin për Drejtësi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje po merr pjesë në Marshin për Drejtësi.
Në një foto të publikuar para pak çastesh, shihet ajo teksa pozon me qytetarët, përcjell lajmi.net.

Tashmë ka filluar Marshi për Drejtësi, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa sheshet e kryeqytetit janë stërmbushur.

Më poshtë edhe disa nga pamjet e siguruara nga redaksia jonë.

Read More
TË FUNDIT

Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit

Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit

Me këngë patriotike ka filluar Marshi për Drejtësi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Këtij marshi iu janë bashkëngjitur numër tejet i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. E po ashtu edha nga mërgimi e Shqipëria, përcjell lajmi.net.

Marshit për Drejtësinë dhe UÇK-në, i prijnë Memli Krasniqi, familja e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep..

Read More
TË FUNDIT

Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb

Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb

Njëri nga organizatorët e marshit për krerët e UÇK-së, Ismail Tasholli ka folur sot para të pranishmëve.
Tasholli ka treguar se si ishte në moshën 13 vjeçare kur kishte parë ushtarin e parë të UÇK-së, shkruan lajmi.ne.

“Si në filma epik, ishte një betejë mes të mirës dhe të keqës. Mes lirisë dhe robërisë. Mes jetës dhe vdekjes. Unë, sikurse të gjithë moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë. Ushtari i lirisë në sytë e mi e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtari i së mirë, lirisë, se të tilla kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai.

“UÇK-ja është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb, bashkë siç na ka hijë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Ne sot u bëmë bashk, dhe siç e shihni doli dielli”, tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit: Çlirimtarët janë heronj

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit: Çlirimtarët janë heronj

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, i cili po merr pjesë në marshin për drejtësi ka thënë se me këtë marsh po I tregohet botës së Gjykata Speciale në Hagë është e pa drejtë.

Po ashtu ai ka thënë se kjo Gjykatë është politike dhe nuk është në emër të popullit të Kosovës.

“Ju e din se në çdo gjykim që iu është bërë ushtarëve të UÇK-s thuhet në emër të popullit, po cilin popull po flitet. Në emër të këtij populli jo. Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër”, ka thënë Hoti.

Read More