TË FUNDIT

TË FUNDIT

Hovenier per djegien e veturave në veri: Qeveria të kërkojë përgjegjësi

Hovenier per djegien e veturave në veri: Qeveria të kërkojë përgjegjësi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me djegiet e veturave në veri të vendit.
Hovenier tha se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale.

“SHBA-ja vazhdimisht e ka dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Djegia e veturave në veri, reagon ambasadori gjerman: Shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i dënoi zjarrëvëniet

Djegia e veturave në veri, reagon ambasadori gjerman: Shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i dënoi zjarrëvëniet

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri të vendit, të cilët veturat i kishin të regjistruara me targa RKS.
Ai ka deklaruar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde në Tëitter.

Ndryshe gjatë ditëve të kaluara në veri pati djegie të disa veturave të qytetarëve serbe të cilët i kishin regjistruar me targa RKS. Përpos kësaj edhe ekipet policore të Kosovës janë sulmuar me mjet shpërthyes në veri./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia deklarohet për “Marshin për Drejtësi”: Çdo gjë përfundoi në rregull

Policia deklarohet për “Marshin për Drejtësi”: Çdo gjë përfundoi në rregull

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me marshin e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të thirrjeve për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales.
Policia bëri të ditur se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të sotëm në Prishtinë, ishin bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Njësitet policore janë angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbarëvajtjen e marshit, si dhe menaxhimin e trafikut në mënyrë që pjesëmarrësit në marsh të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se marshi është zhvilluar i qetë, janë realizuar disa fjalime dhe rreth orës 15:30 çdo gjë ka përfunduar në rregull, ku pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen të qetë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Mirënjohës që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare i dhatë pamje kaq emocionuese Kosovës

Krasniqi: Mirënjohës që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare i dhatë pamje kaq emocionuese Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”, të mbajtur sot në sheshet e Prishtinës.
Krasniqi ka shprehur mirënjohje për qytetarët që marshuan sot në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi pas përfundimit të marshit “Liria ka Emër”, ndau edhe një fotografi të kësaj ngjarje, e ku shihen mijëra qytetarë.

“Nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja marshuat për drejtësi, për t’ia dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Liria ka Emër”, rreth 100 mijë qytetarë thuhet se marshuan sot në sheshet e Prishtinës

“Liria ka Emër”, rreth 100 mijë qytetarë thuhet se marshuan sot në sheshet e Prishtinës

Marshi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” e që u quajt “Marshi për Drejtësi” mblodhi njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë.
Përmes linjave të ndryshme të transportit, qytetarët e bënë të mundur pjesëmarrjen në marshin që nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” e vazhdoi deri tek sheshi “Skënderbeu”.

E sipas organizatorëve të këtij marshi , pjesëmarrës ost ishin rreth 100 mijë qytetarë të cilët marshuan për drejtësi për çlirimtarët.

Duhet përkujtuar që përmes këtij marshi, qytetarët përcollën mesazhin për kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të gjykohen në kuadër të Speciales në Hagë.

Në marshin e sotëm nuk munguan as familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.

Madje në një moment, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para turmës bëri të ditur se marshi në fjalë po ndi..

Read More
TË FUNDIT

Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi

Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi

Fahrije Hoti, e cila është përfaqësuese e grave të Krushës, mbajti një fjalim të shkurtër në marshin për drejtësi.
Ajo tha se edhe bashkëshorti i saj është ende i pagjetur dhe se ata ende nuk kanë kërkuar falje për krimet që i kanë bërë në Kosovë.

“Bashkëshorti im ende është i pagjetur dhe në vend të kërkim faljeve që na vranë dhe e shkatërruan vendin tone, ne dalim para gjykatave dhe se 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi.

Tutje ajo ka thënë se “U them luftëtarëve të UÇK-se se ne jemi me ju, u them atyre se i perkrahim të gjithë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata qe luftuan”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbyllet marshi: Në skenë ngjiten familjarët e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Mbyllet marshi: Në skenë ngjiten familjarët e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Ka përfunduar marshi për krerët e UÇK-së në Prishtinë.
Pak para mbylljes, në skenë kanë dalë familjarët e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në tubimin e sotëm kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve.

Në fotografitë e publikuara nga lart, vërehej se turmës nuk i shihej fundi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ai “Skenderbeu”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?

Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?

Sot është mbajtur Marshi për Drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Në këtë marsh janë parë numër tejet i madh i të pranishmëve.
Duke publikuar një fotografi të turmës së madhe, gazetari Valon Syla është shprehur se përveç kërkesës për drejtësi për UÇK- në është edhe reflektim dhe pakënaqësive ndaj qeverisjes, përcjell lajmi.net.

“Kësi tubimi masiv, civil dhe qytetar nuk ka pasur në Kosovë nga viti 1989 e deri më sot me 2 prill 2023.

Në këtë tubim poashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veselin… reflekton edhe paknaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes të dobët dhe mashtrimeve.

Liria ka Emër. Albin Rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash…”, ka shkruar Syla në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama mbështet “Marshin për Drejtësi”

Edi Rama mbështet “Marshin për Drejtësi”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbështetur marshin për drejtësi, I cili u mbajt sot në Prishtinë.

Rama ka postuar në Facebook “ME MARSHIN E DREJTËSISË”, ku ka postuar edhe disa foto nga ky marsh.

Kujtojmë se marshi i organizuar nga platforma ‘Liria ka emër’ ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët anembanë Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Përfundon “Marshi për drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Përfundon “Marshi për drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Me mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për drejtësi” në një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.
Ideatorët e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Tasholli tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që ka krijuar kombi ynë, prandaj sot po marshohet kundër ndryshimit të historisë.

“Ju falënderoj nga zemra që i jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi. UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të ..

Read More