Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së
Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së
“Marshi për Drejtësi”, mblodhi sot në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë nga i gjithë vendi. Ata janë shprehur të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po mbahen në Hagë.
Ky marsh për ata ishte madhështor dhe i qëlluar, edhe pse disa thonë se do të duhej të mbahet më herët. Kishte edhe nga ata që thanë se nuk do të duhej të flas askush nga politika, pasi UÇK-ja, nuk është e asnjë partie por e popullit.
Rabije Bytyqi, nënkryetare e aleancës së gruas, tha se dëshira që drejtësia të jetë jopolitike dhe njerëzore është e madhe, gjersa thekson se e pret rikthimin e çlirimtarëve të Kosovës.
“Sot kemi ardhur të organizuar për marshin e UÇK-së. Ndoshta është pak i vonuar, por është shumë i qëlluar, por është dashur të jetë më herët, sepse ushtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata janë strategët e luftës, të çlirimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe meritojnë të jen..
Read More