TË FUNDIT

TË FUNDIT

Klinaku: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

Klinaku: Proces i montuar politik, aktakuza e bazuar në dokumentacion serb

Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka aktakuzat e bazuar në dokumentacion serb dhe me dëshmitarë të manipuluar.
Në RTV Dukagjini, Klinaku tha se si veteranët të dalë nga lufta nuk e kanë njohur Gjykatën Speciale dhe nuk e njohin ende.

“Jo vetëm ky proces që ka filluar sot, ZPS-ja-a i zgjat procedurat, që në drejtësi normale duhet të fillonte gjykimi sa më parë. Nuk duhej që ZPS- që ende deklaron që ende po vazhdon hetimet, nuk është dashur të mbahen në paraburgim. Ne nuk e kemi njohur dhe as tash nuk njohim, kemi thënë të themelohet gjykatë vendore…Këtë gjykim e shohim si proces të montuar politik, pasi dokumentacionet që janë në aktakuzë janë nga Serbia pushtuese dhe dëshmitarët janë të manipuluara”, ka thënë Klinaku.

Read More
TË FUNDIT

Stano: Presim që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit

Stano: Presim që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se të martën do të ketë takim mes dy kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.
Stano ka theksuar se presin që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Po. Nesër do të kemi takimin e kryenegociatorëve nga të dyja palët në Bruksel. Dhe, siç e thamë gjatë gjithë kohës, presim që të dyja palët të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër. Vetë palët janë zotuar të përmbahen nga çdo veprim që do të kishte efekt të kundërt, që do të thotë se do të is..

Read More
TË FUNDIT

Presidenca i reagon Vuçiqit: Përpjekja për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet

Presidenca i reagon Vuçiqit: Përpjekja për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mban pak shpresa për një marrëveshje normalizimi me Kosovën me pushtetin aktual në Prishtinë.
Në një përgjigje dedikuar presidentin serb, Vela ka thënë se ka kaluar koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës.

“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund ta arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, ka shkruar Vela.

“Përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”, ka shtuar ai.

Vučić alludes that with different leadership in #Kosovo institutions he could achieve normalization.

However, the time when who leads 🇽🇰institutions was determined by..

Read More
TË FUNDIT

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, mund të ketë ngrica

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, mund të ketë ngrica

Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik.
Kështu ka apeluar policia e Kosovës duke kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

• Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

• Mbani distancën e sigurt në mes mjeteve!

• Përdorni rripin e sigurisë!

• Respektoni kufizimet e shpejtësisë ko..

Read More
TË FUNDIT

Prindërit e Thaçit s’lihen vetëm

Prindërit e Thaçit s’lihen vetëm

Te familja e Hashim Thaçit në Burojë, të Skenderajt, të hënën po prisnin mysafirë.
Ndër ta ishte edhe Ismail Syla që atje shkoi këtë 3 prill për t’u solidarizuar me prindërit e ish-presidentit, ditën kur në Holandë nis gjykimi ndaj tij dhe tre bashkëluftëtarëve, për krime lufte.

Sipas tij me narrativen e saj Prokuroria po do që UÇK-në ta shpallë terroriste. Prokurorinë por jo vetëm, për devijim të së vërtetës po e kritikojnë bashkëfshatarët e Thaçit.

Edhe një ish-bashkëluftëtar i shefit politik të UÇK, mohon pretendimet e organit të akuzës. Se katërshes lidere të Ushtrisë Çlirimtare iu bë me hile, janë të bindur edhe skenderajasit.

E për ata që të hënën vizituan Prekazin heroik, hetimet e Speciales do duhej nis nga aty.

Ata po kërkojnë që skena politike t’i mbështetë çlirimtarët. Për drenicasit, vula e pafajësisë së tyre shte marshi për drejtësi i një dite më parë.

Read More
TË FUNDIT

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Në të është theksuar se zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Ndryshe ky takim në mes Bislimit dhe përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq vie pikërisht pas zhvillimeve të kaluara nga takimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq me ndërmjetësim të BE-së në Ohër.

Pas marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimeve të rëna atje, ky është takimi i parë në kuadër të dialogut.

Nga Bashkimi Evropian veçse kanë konfirmuar takimin ndërsa u theksua se nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Dyshja pritet që të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit s..

Read More
TË FUNDIT

Trump niset drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës

Trump niset drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale.
Republikani 76-vjeçar, njëherësh presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht të martën për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Në pamjet televizive është parë Trumpi duke u larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas, për në qytetin ku e ka ndërtuar emrin e tij, me synimet që të shfrytëzojë paraqitjen publike për të rritur mbështetjen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

“Departamenti i korruptuar nuk ka rast”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që po merret me rastin e tij.

Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit.

Agjentët e Shërbimit ..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj shtron iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame

Haradinaj shtron iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim myftiun e vendit, Naim Tërnava.
Haradinaj njoftoi se në selinë e AAK-së shtruan iftar për myftiun Tërnava si dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta janë vlerë e madhe e jona, që e kanë lakmi edhe popujt me demokracinë më të avancuar.

Postimi i plotë:

Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Muftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara.

Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha et..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Incidentet në veri synojnë krijimin e një klime frike dhe pasigurie

Osmani: Incidentet në veri synojnë krijimin e një klime frike dhe pasigurie

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, është shprehur se incidentet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe.

Ditëve të fundit, në veri të Kosovës është raportuar për djegien e disa makinave të pronarëve serbë, të cilat kanë qenë të regjistruara me targa RKS – Republika e Kosovës.

“Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë, për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, ndërsa është e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë ajo.

Sipas Presidencës, në takim palët kanë biseduar edhe dakordimin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, më 27 shkurt në Bruksel, si dhe për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes, më 18 mars..

Read More