TË FUNDIT

TË FUNDIT

Djali i dëshmorit Xhevat Berisha: Sot nuk jam vetë djalë dëshmori, sot jam Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Djali i dëshmorit Xhevat Berisha: Sot nuk jam vetë djalë dëshmori, sot jam Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova, qindra qytetarë u mblodhën më 3 prill në një protestë në Hagë, për të shprehur mbështetje për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në të njëjtën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në mesin e tyre ishte edhe Bear Berisha, djali i dëshmorit Xhevat Berisha, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër gjatë kësaj proteste.

“Themeluesit e shtetit të Kosovës të cilët rininë e tyre ja falën shtetit të Kosovës, po mbahen në burg dhe ne nuk do të dorëzohemi as tash, prandaj jemi bashkë këtu deri sa të lirohen çlirimtarët tonë”.

“Sot unë nuk jam vetëm Bear Berisha, si djalë i dëshmorit Xhevat Berisha, sot jam Hashim Thaçi, sot jam Kadri Veseli, sot jam Rexhep Selimi, sot j..

Read More
TË FUNDIT

Blendi Kosi tregon se takoi Thaçin para disa ditëve: I qetë dhe shumë krenar

Blendi Kosi tregon se takoi Thaçin para disa ditëve: I qetë dhe shumë krenar

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, zbuloi bisedat me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin që e kishte takuar në Hagë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi theksoi se Thaçi i tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as për postet që do të merrnin dhe as për akuzat për që do të rëndonin mbi ta, por vetëm për lirinë e Kosovës.

“Pata nderin që të isha në Hagë para pak ditësh dhe të takoja Thaçin, pata një ndjesi direkte të tij për disa orë për atë çfarë priste nga aktakuza. Në të gjithë këtë histori nuk kërkohet që të goditet Thaçi dhe miqtë e tij, por kërkohet të goditet ajo se kush e çliroi Kosovën, pra që lufta e UÇK-së të përbaltet.Besoj se historia do të flasë qartë për heroizmin e tyre për çlirimin e Kosovës. Thaçi i qetë dhe shumë krenar për atë që ka bërë më tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as që do bëheshin kryeministra , as pres..

Read More
TË FUNDIT

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si shkak i këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Rasti është konfiguruar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por epokën më të lavdishme të historisë sonë

Krasniqi: Në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por epokën më të lavdishme të historisë sonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga pu..

Read More
TË FUNDIT

“Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë veten” – Syla: Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së

“Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë veten” – Syla: Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, ka thënë se miti i “Shtëpisë së Verdhë” sot ka rënë, teksa filloi gjyqi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ismail Syla thotë se ato akuza që u bënë për trafikime organesh, e për të cilat u shkrua në të gjitha mediat e mëdha botërore dhe për shkak të saj u fillua Gjykata Speciale, sot nuk ekzistojnë.

“Sot ishte një ditë e zezë, pas një ditë të bardhë nëse mund të them, ku u marshua për UÇK-në dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. Megjithatë Shtëpia e verdhë sot ra. Shtëpi për të cilin gazeta më e madhe britanike shkroi se kryeministri i Kosovës është i përfshirë në trafikim me organe”, thotë ai në T7.

Syla tha se edhe aktakuza e lexuar ndaj të akuzuarve nuk ishte në rregull.

“U tha se UÇK u krijua për të eliminuar rivalët politikë në Kosovë, ku flitej për LDK-në. Kjo i bie që Jakup Krasni..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Prokuroria veproi në panik kur i kritikoi mediat

Çitaku: Prokuroria veproi në panik kur i kritikoi mediat

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me seancën që u mbajt sot ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati i viktimave, Simon Laws, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.

Dhe për këtë ka reaguar Çitaku ku ka thënë se kjo është para se gjithash si një veprim në panik, pas marshit të djeshëm që u mbajt në Prishtinë.

Tutje Çitaku ka thënë se kjo dëshmon se Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat.

Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm.

Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

Bravo. Drejtesi se jo mahi.

Read More