TË FUNDIT

TË FUNDIT

Zhvillimet nga Brukseli, përfundon takimi në mes Bislimit dhe Lajçakut

Zhvillimet nga Brukseli, përfundon takimi në mes Bislimit dhe Lajçakut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar paraditen e së martës në Bruksel përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Më pas, Lajçak pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Pas takimeve bilaterale, pritet takimi trilateral, ku sipas BE-së palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton REL.

Bislimi, i cili ka udhëtuar dje drejt Brukselit, ka takuar sot edhe komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Komisionari evropian shkroi në Twitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evropiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmoj Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropi..

Read More
TË FUNDIT

“Dush i ftohtë” për Prokurorinë, avokati kroat sjell prova të forta për akuzat për komunikatat e UÇK-së

“Dush i ftohtë” për Prokurorinë, avokati kroat sjell prova të forta për akuzat për komunikatat e UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka hedhur poshtë argumentet e Prokurorisë për komunikatat.
Ai ka ofruar prova nga aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, shkruan lajmi.net.

“Çështja e komunikatave është diskutuar edhe në TPNJ. Kjo pranon se ato i dedikoheshin vetëm atyre që bashkëpunonin me regjimin serb. Prokuroria nuk po argumenton se të akuzuarit kanë gënjyer. Vet TPNJ-ja ka dalë me konstatime të rreme, po thotë Specialja. Nuk ka prova të reja nga çështja Limaj”, thotë Misetic.

“TPNJ në çështjen e Haradinaj nuk konstatoi se kishte NKP(Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët) për sulme sistematike ndaj civilëve. Viktimat zgjidheshin për arsyet vetëm që kishin të bënin me individin. Kjo është në kundërshtim me atë që ZPS ka ofruar”, thotë tutje ai.

“Prokuroria u përpoq të ndërtojë një çështje duke rritur numrin e viktimave dhe duke ndryshuar përkufizimin e..

Read More
TË FUNDIT

Emocionuese: Nxënësit e një shkolle në Skenderaj formojnë emblemën e UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve

Emocionuese: Nxënësit e një shkolle në Skenderaj formojnë emblemën e UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve

217 nxënës të shkollës fillore “Shaban Jashari”, i kanë dhënë përkrahje ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme kanë formuar emblemën e UÇK-së në oborrin e shkollës së tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë kjo shkollë.

“LIRIA KA EMËR- UÇK.217 nxënës të klasave 8 dhe 9 të shkollës sonë, në përkrahje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ideja dhe koreografia është realizuar nga Armend Rushiti – mësuesi i lëndës së Artit në këtë shkollë.

Theksojmë se sot në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkrahja për ish-krerët e UÇK-së po bëhet edhe përmes organizimit të protestave./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë ditës së sotme ka protestuar para stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, objektit të Prokurorisë së Shtetit dhe Qeverisë.
Përmes kësaj proteste, nga RrGK është kërkuar drejtësi për rastin e Sebahate Morinës.

‘’Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Më 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës’’, thuhet në reagim.

Më tutje është bërë e ditur se gjatë ditës së nesërme rreth orës 11: pritet të protestohet para Këshillit Prokurorial të Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sot dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Brukseli do të jetë sot vend takimi i sërishëm i Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane dhe Dialog nga Qeveria e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i radhës do të ndërmjetësohet si zakonisht nga Miroslav Lajcak, emisar i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ky takim pritet t’i paraprijë takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qeveria e Kosovës njoftoi se Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit.

Në këtë takim në nivel të kryenegociatorëve, do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga vlerësimet të cilat mund ta prishin atmosferën në dialog.

BE-ja sh..

Read More
TË FUNDIT

Zeka: Rreth 70 dëshmitarë janë trajnuar dhe paguar për procesin e Hagës

Gazetari Milaim Zeka denoncoi në “Drejt” në Ora News trajnimin dhe pagimin e dëshmitarëve të rremë për procesin e Hagës.

Zeka: Nga hulumtimet e mia katër vjeçare kam fakte dhe dëshmi se vetëm një pjesëtar i bijës serbe që për fatin e zi është shqiptar nga Drenica ka trajnuar rreth 70 dëshmitarë të rremë se çfarë do të dëshmojnë në Prokurorinë e Gjykatës Speciale. Ka fakte dhë dëshmi se bija serbe përmes këtij personi ka paguar qindra mijëra euro si shpërblim dëshmitarë të rrejshëm. Ja ku jemi sot në këtë proces që de facto është shokuese të krijohet një gjykatë puro raciste, njëetnike që po gjykon vetëm krimet e supozuara të UÇK dhe jo krimet e të gjithë atyre që kanë bërë në Kosovë. Kemi mbi 11 mijë të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, 1632 persona akoma të zhdukur që nuk u dimë varrin familjarëve tanë dhe askush nuk është vendosur në Tribunal dhe tani po gjykohen pjesëtarët e UÇK.

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Thaçit përmend masakrat në Kosovë: Brutaliteti serb ka shtyrë qytetarët në Kosovë që të hakmerren

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, në hapjen e seancës ka njoftuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale me krimet serbe, gjegjësisht masakrat që ndodhën në Kosovë.

Sipas tij, represioni, krimet serbe, brutaliteti i ofensivave ka krijuar natyrshëm ndjenjën e hakmarrjes te qytetarët e Kosovës, raporton “Arbresh.info”.

“Në shkurt dhe mars 1998, forcat serbe sulmuan një sërë fshatrash të shqiptarëve të Kosovës që çuan në vrasjen e shumë civilëve. Më 5 mars 1998 u vra edhe familja Jashari, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë, duke përfshirë 18 gra dhe 10 fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Më 23 prill 1998, në Deçan dhe Gjakovë, forcat serbe vranë 20 shqiptarë. Në gjashtë muaj, rreth 300 fshatra u shkatërruan me mbi 250,000 njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Këto sulme u shoqëruan me operacione ushtarake kundër UÇK-së nga Ushtria Jugosllave dhe policia serbe, nga pranvera e vitit 1998, duke u rritur në intensitet gjatë verës deri në tetor 1998”, ka thënë Kehoe.

Për..

Read More
TË FUNDIT

Seanca e dytë në Hagë, avokati i Thaçit: Nuk kishte asnjë motiv për të kryer krimet e pretenduara

Gjykata Speciale e Hagës ka nisur zhvillimin e seancës së dytë të gjykimit për ish drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Selimi, Veseli e Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte. Seanca ka nisur me argumentet e palës mbrojtëse të avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

I pari që ka nisur mbrojtjen në gjykimin që ka nisur në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ishte avokati i Hashim Thaçit, i cili hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale, ku tha se ato ishin “jashtë kontekstit dhe se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të kryer krimet e pretenduara nga kjo prokurori”.

Avokati tha se në fakt krimet u kryen nga forcat serbe, të cilët po bënin një spastrim etnik në Kosovë vetëm për hakmarrje.

“Krimet u kryen nga forcat serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe malazeze, ata kanë bërë kërdinë dhe krimet e rënda gjatë luftës. Hakmarrja ishte pikërisht arsyeja që i shtyu ato”, tha avokati

Avokati ka paraqitur edhe prova përmes videon, ku forcat serbë kan..

Read More
TË FUNDIT

Bora në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme

Bora në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme

Reshjet e dendura të borës në Kosovë kanë bërë që sot rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme.
Magjistralja Prishtinë-Podujevë ishte vështirë e kalueshme nga bora e dendur që po vazhdon të bie.

Kjo rrugë deri në orën 9:00 nuk ka qenë e pastruar nga kompanitë e pastrimit.

Megjithatët, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autostradat janë kalueshme.

Sipas kësaj ministrie, rruga Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme, por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi

“Pas reshjeve të fundit të borës në vendin tonë, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Autoudhët janë të kalueshme. Sa i përket rrugës Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi. Kontraktorët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë qenë aktive pothuajse gjatë tërë natës, menaxheret e MMPHI gjithashtu janë në terren dhe duke e menaxhuar me mjaft sukse..

Read More