TË FUNDIT

TË FUNDIT

Ish këshilltari i Thaçit: Specialja po tenton të devijojë të vërtetën e luftës së UÇK-së

Ish këshilltari i Thaçit: Specialja po tenton të devijojë të vërtetën e luftës së UÇK-së

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj e ka kritikuar gjykimin që po mbahet në Hagë ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve duke e quajtur një gjykim që më së paku është juridik.
Behramaj përmes një statusi ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale në vazhdimësi po e devijon të vërtetën e luftës së UÇK-së, duke tentuar të deformojë historinë.

Ai tha se populli i Kosovës ka jetuar një të vërtetë tjetër gjatë luftës së fundit, dhe kjo e vërtetë do e shpartallojë aktakuzën ndaj ish komandantëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Behramajt:

Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Beteja në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia e Kosovës shpallë në kërkim një person të dyshuar për sulm seksual

Policia e Kosovës shpallë në kërkim një person të dyshuar për sulm seksual

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Sulm Seksual’’.
‘’Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të nenit 77, paragrafit 2, të KKP-së, lidhur me zbatimin e nenit 71, pika 3.1, 3.12, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale: “Sulm Seksual” në bashkëkryerje, konform nenit 229 të KPRK-së’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, Policia ka kërkuar nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pas avokatëve edhe Hashim Thaçi pritet të deklarohet në seancën e sotme

Pas avokatëve edhe Hashim Thaçi pritet të deklarohet në seancën e sotme

Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç, edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të marrë fjalën dhe ta japë qëndrimin e tij lidhu me akuzat e Prokurorisë në nisje të procesit gjyqësorë ndaj tij, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit si dhe Rexhep Selimit.

Fjala e ish-presidentit Thaçi pritet të zgjasë rreth 5 minuta, ashtu siç deklaroi avokati i tij , Misetiç.

Kurse krejt në fund të seancës pritet që gjykatës t’i drejtohet sërish avokati mbrojtës, Kehoe për të përmbyllur fjalën hyrëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit, e cila zgjatë rreth tri orë.

Duhet përkujtuar që sot po vazhdon seanca gjyqësore e nisur dje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep S..

Read More
TË FUNDIT

“Pë 30 minuta, avokati i Thaçit shkatërroi komplet punën 15-vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve”

“Pë 30 minuta, avokati i Thaçit shkatërroi komplet punën 15-vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve”

Gazetari dhe analisti i njohur Berat Buzhala ka reaguar në lidhje me gjykimin që po mbahet ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Buzhala tha se si argumente kundër Hashim Thaçit po i përdor rastet e sulmit kundër rektorit siç e quajti ai fashist, Papovi­ç dhe kundër stacioneve policore serbe, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër sipas Buzhalës, si argumente pro Thaçit, avokati i tij i citon deklaratat e Albright, Clark dhe amerikanëve.

Buzhala e quajti këtë si një kontrast të madh duke thënë se “Jemi tuj jetu në dy universe paralele”.

Madje sipas tij, për 30 minuta, avokati i Thaçit “shkatërroi” komplet punën 15 vjeçare të prokurorëve, serbëve e rusëve.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Per 30 minuta avokati i Thacit e shkaterroi komplet punen 15 vjecare te prokuroreve, serbeve dhe ruseve.

Dokumentari i BBC’se, libri i Hill, intervista e Albright, ci..

Read More
TË FUNDIT

Jehona Lushtaku Sadriut: Secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar, pagat e tyre janë zvogëluar

Jehona Lushtaku Sadriut: Secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar, pagat e tyre janë zvogëluar

Kryetarja e Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku- Sadriu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Sipas Lushtakut, në fillim të këtij muaji secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar.

‘’Në këtë fillimmuaji, secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar; pagat e tyre janë zvogëluar duke ua hequr edhe shtesat’’, ka thënë Lushtaku-Sadriu.

Më tutje ka thënë se Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë.

‘’Çmimet e produkteve janë ngritur dhe gjërat esenciale po bëhen të papërballueshme për shumicën. Çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, e në anën tjetër, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë’’, thotë Lushtaku-Sadriu.

“QEVERI E KOSOVËS një pyetje po e shtroj çdo ditë për ju. A jeni të vetëdijshëm që me paaftësinë e juaj i keni varf..

Read More
TË FUNDIT

Reagimi epik i Veselit e Krasniqit kur shfaqet “Remi” duke kërcënuar

Reagimi epik i Veselit e Krasniqit kur shfaqet “Remi” duke kërcënuar

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave.

Po ashtu është publikuar një video ku shihet Komandant Remi ‘’duke kërcënuar’’.

“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të që e lëshuan sot në gjykatë.

Më tutje në video Remi dëgjohet duke thënë se i ka thënë njërit nga delegacionit kosovar se nëse nënshkruajnë, do t’ua rrëzojnë aeroplanin akoma pa ateruar në Sllatinë.

Por epike ka qenë reagimi i Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit gjatë momentit kur është lëshuar video në seancën gjyqësore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i kryenegociatorëve

Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe.

Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashjimi Evropian, Peter Stano deklaroi se presin nga Kosova dhe Serbia që të të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

“Takimi i kryenegociatorëve është i rëndësishëm sepse ata do të diskutojnë. Ata do të takohen në fakt për herë të parë zyrtarisht pas marrëveshjes së Ohrit dhe do të punohet dhe diskutohen hapat e nevojshëm për zbatimin e zotimeve që dalin ..

Read More
TË FUNDIT

Një i vrarë dhe 30 të plagosur në një aksident treni në Holandë

Një i vrarë dhe 30 të plagosur në një aksident treni në Holandë

Të paktën një person u vra dhe 30 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, kur një tren pasagjerësh që transportonte rreth 50 persona doli nga shinat dhe goditi pajisjet e ndërtimit në shina, thanë shërbimet holandeze të emergjencës.
Ekipet e shpëtimit u panë duke i larguar të plagosurit në orët e para të mëngjesit nga vendi i aksidentit në Voorschoten, një fshat afër Hagës.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:25.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se 19 persona u dërguan në spital, ndërsa të tjerët po trajtoheshin në vend.

Përmes një postimi në Twitter, nga hekurudhat holandeze u tha se trenat midis Leiden dhe pjesëve të Hagës anuluan qarkullimin për shkak të aksidentit, raporton BBC./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë ndryshuar temperaturat në të gjithë vendin.
Si shkak i këtyre reshjeve të borës shumë rrugë janë bllokuar dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Në Prishtinë pati edhe disa probleme të tjera. Në disa prej rrugëve të kryeqytetit jaën rrëzuar dhe disa lisa.

Për shkak të problemeve të shfaqura nga rrëzimi i këtyre lisave, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se ekipet përgjegjëse janë në teren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me “NPL Hortikultura”, njësitet e zjarrfikësve dhe me Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ai tha tha se për momentin rruga tek Parku i Qytetit ësht e bllokuar dhe se ekipet po vazhdojnë të punojnë ende.

Postimi i plotë:

Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqy..

Read More
TË FUNDIT

Avokati publikon një video: Tregon se si e kishte kërcënuar Rrustem Mustafa – Hashim Thaçin

Avokati publikon një video: Tregon se si e kishte kërcënuar Rrustem Mustafa – Hashim Thaçin

Ka vazhduar sot në Speciale seanca kundër krerëve të UÇK-së.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave, shkruan lajmi.net.

“Na përshkruhet nga sekretarja e shtetit si një nxënës që e kishte qortuar. Nëse nuk nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë, atëherë NATO nuk do të ndërhynte. Ai hezitonte të nënshkruante dispozitivin e marrëveshjes”, thotë avokati.

Më pastaj, shfaqet një video e Rrustem Mustafës, komandant “Remit” ku thotë se i ka kërcënuar pjesëtarët e Rambujesë.

“Më kujtohet që i kemi kërcënuar nëse i nënshkruani. U kemi thënë se kemi raketahedhës dhe në momentin e parë do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj”, dëgjohet teksa thotë Berisha.

“Këto kërcënime nuk erdhën vet..

Read More