TË FUNDIT

TË FUNDIT

Thaçi: Viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që në fund të procesit gjyqësor të shfajësohet nga të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Ai i ka thënë trupit gjykues se ndjen keqardhje për të gjitha viktimat e luftës por ka shtuar se viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit.

Gjatë deklaratës së tij, te bërë pa betim në gjykatore, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Thaçi ka përmendur raportin e senatorit zviceran Dick Marty ku përmendej “trafikimi i organeve dhe shtëpia e verdhë”.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët i kishin thënë se duhej themeluar gjykata në mënyrë që të largohet reja e zezë mbi Kosovën.

“Bota tani e di qe nuk kishte trafikim organesh dhe ‘shtëpi të verdhë’. Tani e dimë unë, dhe populli jemi shfajësuar nga kjo. Reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Sakrifica ia ka vlejtur. Pres te shfajësohem nga çdo akuzë në fund të këtij procesi” ka thënë Thaçi.

“Kam besim se ky proces do të jete i drejtë dhe transparente”, ka shtuar ai.

Me fjali..

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Avokati i Thaçit: UÇK akuzohet se kishte maltretuar kinse dy gazetarë, ata ishin kriminelë serbë

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën e djeshme fjalën e pati Prokuroria, ndërsa sot në seancë fjala i takon palës mbrojtëse.

Nga pala mbrojtëse vazhdimisht janë paraqitur video dhe dëshmi të tjera, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një rast, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiç ka folur në lidhje me akuzën që po bëhet kinse dy gazetarë ishin keqtrajtuar nga UÇK-ja.

Sipas mbrojtjes pikërisht këta persona të cilët po thirreshin në gazetari, dyshohet se ishin nacionalist serb, kriminel të luftës.

Pala mbrojtëse tha se pikërisht ata që “thirreshin në gazetarë” dyshohet se ishin kriminel serb të cilët kishin marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjës.

“Provat reagojnë se gazetari ishte mbuluar duke përdorur kredencialet e mediave, por në fakt ishte një nacionali..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi me fjalim emocional: Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Thaçi me fjalim emocional: Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim në Hagë, në fund të fjalës së ekipit të tij mbrojtës.
Më poshtë ua sjellim një pjesë të fjalimit të Thaçit:

Sot po nisim një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gurthemeli i paqes. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Do të kem sukses për familjen time, për popullin tim dhe vendin tim. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari. Edhe unë si shumë tjerë, u ktheva për të ndihmuar në vendin tim.

UÇK përbëhej nga njerëz të thjeshtë që përpiqeshin të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet ..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot pa betim në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Thaçi është deklaruar pas akuzave që po i bëhen kinse për kryerje të krimeve të luftës.

Ndër të tjerash, Thaçi deklaroi se Kosova dhe UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.

“Sot, unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ku sundon ligji.Kosova, është rrëfim suksesi.I nderuar trup gjykues gjatë këtij procesi gjyqësor do të udhëtojmë prapa në kohë e ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë.U kërkoj të gjithë të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akterë politik s’duhet të kuptohen si ..

Read More
TË FUNDIT

Biden-Thaçit: Unë e di që ti nuk ke kontroll mbi UÇK-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e senatorit më 1999, në takimin që kishte zhvilluar me Hashim Thaçin kishte theksuar se ai është I vetdijshëm që Thaçi nuk ka kontroll mbi UÇK-në.Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka sjell një deklaratë të Biden.“Ai (Thaçi) më pyeti, cila është këshilla juaj? I thashë këshilla numër një; mos e merr veten kaq seriozisht dhe numër dy; kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon UÇK-në”, kishte theksuar Biden.

Read More
TË FUNDIT

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Mbrojtja publikon një video të Thaçit në vitin 1999 ku bënte thirrje për paqe dhe ftonte serbët të mos ikin nga Kosova

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë sot është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër të tjerash mbrojtja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me paraqitjen e disa materialeve.

Avokatët e Thaçit, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale, që kinse Thaçi ka kryer krime gjatë viteve ’99.

Avokati Misetiç para trupit gjykues ka publikuar edhe disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shumë qytetarë në Kosovë, ku kërkonte që të ulen tensionet dhe të mos kenë më konflikte mes qytetarëve.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të bashkohemi, ne duhet të respektojmë të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë. Duhet të jemi ata që nuk kanë marrë pjesë në masakra. Nuk do të lejojmë askënd që t’i mbrojë kriminelët. Ftoj serbët të mos ikin nga Kosova, të mos k..

Read More
TË FUNDIT

Specialja shfaq një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku, shikoni se sa ndryshe dukej ajo

Specialja shfaq një video tjetër ku shihet Vlora Çitaku, shikoni se sa ndryshe dukej ajo

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka publikuar disa video të ish-presidentit të realizuara në vitin 1999.
Në to shihet Thaçi teksa bën thirrje për paqe dhe kthim të serbëve në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Këta njerëz mund të japin një kontribut të çmueshëm në të ardhmen e Kosovës. Kemi zhvilluar një luftë për të jetuar të lirë dhe të barabartë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Thaçi.

Në një video tjetër, Thaçi paraqitet nga Mitrovica para një turme.

“Më vjen mirë që sot takohemi në Mitrovicë, për të cilën kemi luftuar. Kemi ardhë për të diskutuar me ju…”, thotë ai.

Teksa në një tjetër, në korrik të vitit 1999, ai shfaqet me Vlora Çitakun, me të cilën më vonë do ta kishin të përbashkët rrugëtimin politik. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ditën e sotme e ka nisur me një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.

“Nisja e ditës me Besnik Bislimin, duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd – Prishtinë të jetë i suksesshëm’’, ka shkruar Varhelyi.

Starting the day with DPM @BislimiBesnik discussing the EU reform agenda and tasks ahead of us & how the Commission will be able to help the implementation of the results when the #Belgrade–#Pristina dialogue is successful. pic.twitter.com/QFglcv2bKF

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 4, 2023

Theksojmë se Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në B..

Read More
TË FUNDIT

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar

Nga dita e sotme, qytetarët e katër komunave mund të përzgjedhin mjekun familjar.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka miratuar kohë më parë Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Plani e thekson rëndësinë e përzgjedhjes së mjekut familjar për ruajtjen dhe përcjelljen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi dhe përfitimet e qytetarëve nga ky proces. Fillimisht, procesi do të pilotohet në katër komuna: Lipjan, Istog, Prizren dhe Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), për të vazhduar pastaj shtrirjen në tërë vendin’’, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas Ministrisë, përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e banorëve/pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore.

Në ditët në vijim Mini..

Read More