TË FUNDIT

TË FUNDIT

Avokati: Kadri Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s, në kohën që flet aktakuza ai ishte jashtë Kosovës

Avokati: Kadri Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s, në kohën që flet aktakuza ai ishte jashtë Kosovës

Në Gjykatën Speciale, në gjyqin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka folur avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Në fjalën e tij, Emmerson ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë vend ku ekzistojnë ende thashethemet e shumta për luftën, UÇK-në dhe formacionet tjera, shkruan lajmi.net.

“25 vjet pas traumës dhe trazirave, Kosova vijon të jetë një vend ku gëlon thashethemi ku qarkullojnë zëra dhe kundërzëra, e pretendime. Elementet e kësaj kulture kanë shekuj që ekzistojnë. Miti i trafikimi të organeve është një nga ato të shumta, që s’është i bazuar as në fakte. Historia e luftës është shkruar e rishkruar, në gazeta, libra e tjera, shpesh e shtrembëruar për t’u shërbyer protagonistëve të ndryshëm”, tha ai.

“Jo të gjithë personat e përfshirë në këto ngjarje janë historianë. Disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin që kishin në UÇK. Shpesh për qëllime të ..

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe kërkon themelim “urgjent” të Asociacionit

Lista Serbe u takua të martën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të dërguarin austriak Joannes Aigner dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.

Ky subjekt politik tha se temë diskutimi ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partia serbe shkroi në Facebook se Asociacioni është “nevojë urgjente”, derisa përfaqësuesit gjermanë e as ai austriak ende s’janë deklaruar për takimin.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, zhvilloi biseda me bashkëpunëtorët e tij, zëvendëspresidentin Igor Simiq dhe anëtarin e kryesisë, Milan Radojevic në Mitrovicën e Kosovës me përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Manuel Saracin dhe atë nga Austria, Johannes Aigner, në prani të ambasadorit të RF-së gjermane në Prishtinë Jörn Rohde”, u tha në njoftim.

Pak orë pas arrestimit të një qytetari serb nën dyshimet për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka k..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s

Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24-vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) sot deklaroi se Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s.
Kurti u shpreh se ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, “sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s”.

Kryeministri potencoi se 24 vjet më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO ka nisur operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë.

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarr..

Read More
TË FUNDIT

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel, Lajçak deklarohet pak para takimit të përbashkët

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel, Lajçak deklarohet pak para takimit të përbashkët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar dje drejt Brukselit.
Ndërsa përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se tashmë ka takuar në takime të ndara, Bislimin si dhe përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq.

Ai gjithashtu tha se është duke pritur një takim në kuadër të dialogut, në nivel të negociatorëve për të diskutuar për marrëveshjen drejt normalizimit.

“Sot jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit si dhe çështjet aktuale urgjente”,tha Lajçak.

Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se presin nga Kosova dhe Serbia që të të kontribuojnë në kri..

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe takon delegacionin gjerman, kërkojnë që Asociacioni të themelohet sa më parë

Lista Serbe takon delegacionin gjerman, kërkojnë që Asociacioni të themelohet sa më parë

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq kanë zhvilluar takim me delegacionin gjerman të prirë nga ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.

Tema kryesore e takimit ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lista Serbe.

Sipas krerëve të kësaj partie, “në këtë takim u theksua edhe nevoja që sipas tyre të ndalet shtypja e popullit serb”.

Theksojmë se ky delegacion gjerman po ashtu gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu sot në Bruksel po mbahet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se tashmë ka takuar në takime të ndara, Bislimin si dhe përfaqësuesin e palës serbe, Petar Petkoviq.

Ai gjithashtu tha se është duke pritur një takim në kuadër..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Thaçi në Speciale: Më vie keq që në këtë gjykim s’do të mund të dëgjojmë si dëshmitarë Ibrahim Rugovën

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot pa betim në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Thaçi është deklaruar pas akuzave që po i bëhen kinse për kryerje të krimeve të luftës.

Ndër të tjerash, Thaçi deklaroi se Kosova dhe UÇK-ja ishin në anën e drejtë të historisë.

“Sot, unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ku sundon ligji. Kosova, është rrëfim suksesi. I nderuar trup gjykues gjatë këtij procesi gjyqësor do të udhëtojmë prapa në kohë e ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë.U kërkoj të gjithë të keni parasysh se mbamendja 25 vjet më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akterë politik s’duhet të kuptohen s..

Read More
TË FUNDIT

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur, bota sot e di që s’kishte “trafikim organesh” e “shtëpi të verdhë”

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.
Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“I nderuar trup gjykues. Kur raporti i Dick Martyt para 13 viteve mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim të organeve nga UÇK-ja dhe unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kish..

Read More
TË FUNDIT

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Fevziu: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Fevziu: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

Gazetari në Shqipëri, Blendi Fevziu, është shprehur se shteti shqiptar nuk mund të jetë kaq i ftohtë dhe kaq distant në lidhje me gjykimin për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Fevziu theksoi se të katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shtetas me pasaportë shqiptare dhe ndaj Tirana zyrtare duhet të bëjë më shumë.

“Shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm sepse në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë. Të 4 ata në mos gaboj unë, të 4 ata kanë pasaporta shqiptare dhe janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

“Patjetër që mund të bëjë më shumë Tirana zyrtare. Vendi ku akuzohet se ka krime lufte, është Kukësi, pra është në territorin e Shqipërisë. Sot ata figurojnë si shtetas shqiptarë. Ndër dëshmitarët, ka dëshmitarë shqiptarë, jo dëshmitarë të Kosovës, por dëshmitarë shqiptarë..

Read More
TË FUNDIT

MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë

MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë.
Përmes një vendimi të publikuar nga MASHT, theksohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Pjesa e parë e testimit pritet të mbahet më 4 korrik. Nxënësit në pjesën e parë do tu nënshtrohen testit i cili përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërsa pjesa e dytë që përfshin njohurit nga lënda e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë pritet të mbahet më 11 korrik.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Zyrtari i lartë i administratës shtetërore jep dorëheqje, e lë Kosovën për Gjermaninë

Ikja e qytetarëve nga Kosova në drejtim të vendeve të ndryshme të Evropës tashmë është bërë trend i zakonshëm.
Kështu ka vepruar edhe Arton Smaili, zyrtari i Lartë i Burimeve Njerëzore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi kulturor.

Ai thotë se ka vendosur që të shkojë në Gjermani për jetë më të mirë.

‘’Nëpërmjet këtij njoftimi ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje vullnetarisht nga pozita ime si Zyrtari Lartë i Burimeve Njerëzore, konkretisht Udhëheqës i Personelit në kuadër të KKTK-së. Pozicioni që mbajë nga viti 2019 deri më sot 04.04.2023. Më lejoni të i’u informoj se nga tani dhe për një periudhë të pacaktuar do të jetoj dhe veproj në shtetin Gjerman’’, ka bërë të ditur Smaili.

Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është sa familjare po aq edhe profesionale./Lajmi.net/

Read More