TË FUNDIT

TË FUNDIT

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe Bilall Sherifi në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka rifilluar sërish seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliriemtare të Kosovës në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Pas deklarimit të mbrojtjes së ekipit të ish-rpesidentti, Hashim Thaçi dhe deklarimit pa betim të vetë atij, tani deklarimin e tij mbrojtës është duke e bërë edhe avokati Ben Emmerson, i cili është edhe avokat mbrojtës i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Emmerson është duke paraqitur provat e tij mbrojtëse sa i përket akuzave me të cilat ngarkohet Veseli.

Por ajo çfarë bie në sy është se i pranishëm në këtë seancë është dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Sherifi po qëndron i ulur prapa ekipit të Kadri Veselit, ndërsa siç mësohet ai është pjesë e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi dhe Sherifi ndryshe ishin edhe bashkëpartiak në kuadër të Nismës Socialdemokrate.

Seanca për ish-krerët e UCK-së në Speciale është duke vazhduar..

Read More
TË FUNDIT

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë

Rastet kur kompanitë nuk respektojnë ligjin tashmë janë bërë të zakonshme.
Një kompani ndërtimi në Mitrovicë është gjobitur me gjobë prej 300 eurove, për shkak të mos vendosjes së masave të sigurisë.

‘’Pas ankesave të adresuara nga qytetarët, Inspektorët e Komunës së Mitrovicës dje kanë gjobitur një kompani ndërtimi me shumën prej 300 euro, pasi që në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se sipas Drejtorisë së Inspekcionit, kompania ndërtimore i kreu punimet ndërtimore në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pa i plotësuar standardet e parapara të ndërtimit (nuk ka siguruar pusetat e kanalizimeve) andaj ndaj palës janë marr masa ligjore ndëshkuese.

Me këtë rast, punë kryerësi është obliguar menjëherë të vendos masat mbrojtëse në mënyrë që të evitohet rreziku për kalimtarët e rastit.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme..

Read More
TË FUNDIT

Emmerson tregon si ia huqi dëshmitari për Kadri Veselin: S’ka asnjë provë kundër tij

Emmerson tregon si ia huqi dëshmitari për Kadri Veselin: S’ka asnjë provë kundër tij

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se nuk ka prova që ndonjë dëshmitar ta ketë parë ish-kryeparlamentarin në ndonjë nga vendet që pretendohet se janë kryer krime, e të cilat përmenden në aktakuzë.
Emmerson në gjykatë ka treguar se si një dëshmitar, ia ka huqur keq kur kishte thënë se e ka parë Kadri Veselin në Kukës duke marrë në pyetje të ndaluarit, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nga mijëra persona, askush nuk ka thënë asnjëherë se Veseli ka luajtur ndonjë rol që ka nxitur kryerjen e ndonjë krimi.

“Ky dëshmitar ishte gabuar tërësisht në identifikimin e Veselit. Dhe kështu ishte shprehur edhe ai vetë. Arsyet do t’i përshkruajmë vetë. Javën që shkoi, prokuroria i dha njoftim mbrojtjes se ky dëshmitar e kishte pasur gabim. S’ka asnjë provë që ai të ketë nxitur ndonjëherë ndonjë krim, apo politikë kriminale”, tha Emmerson.

“S’ka asnjë provë që Veseli të ketë dhënë ndonjë urdhër me shkrim..

Read More
TË FUNDIT

Finlanda bëhet anëtare e NATO-s

Finlanda bëhet anëtare e NATO-s

Finlanda u bë sot anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe flamuri i saj së shpejti do të ngrihet në selinë e aleancës.
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ia dorëzoi dokumentin e anëtarësimit sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli Finlandën anëtare.

Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n me Suedinë majin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë, shkruan BBC.

Udhëtimi i Helsinkit drejt anëtarësimit ka zgjatur më pak se një vjet dhe ceremonia e së martës përkon me 74-vjetorin e themelimit të NATO-s në 1949.

Read More
TË FUNDIT

Aeroporti i Prishtinës: Për tre muaj shërbyem rreth 650 mijë e 710 udhëtarë

Aeroporti i Prishtinës: Për tre muaj shërbyem rreth 650 mijë e 710 udhëtarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në fillim vit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë vitin e kaluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 mijë e 710 udhëtarë apo 104 mijë e 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 mijë e 895 udhëtarë.

“Përveç numrit në rritje mbi 19 për qind në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 për qind në numër të fluturimeve. Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ditë më parë edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation.

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra

Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra

Në deklaratën hyrëse të mbrojtjes para trupit gjykues në Hagë, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se Prokuroria Speciale nuk paraqet prova që Thaçi të ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së për të kryer krime.
Sipas mbrojtjes, ZPS nuk ka asnjë provë se ka pasur linja të raportimit mes Thaçit dhe njësive të UÇK-së.

“Prokuroria nuk paraqet prova që zotëri Thaçi t’u ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së, apo si anëtar i shtabit të përgjithshëm, apo si kryeministër i kësaj qeverie të përkohshme, po kështu prokuroria nuk ka as prova të linjave të raportimit midis zotëri Thaçi dhe njësive të UÇK-së dhe kryesve. Nëse nuk ka urdhra të tillë dhe linja raportimi nga njësitet e UÇK tek zotëri Thaçi është e paqartë se si mendon prokuroria se mund të vërtetojë se ekziston një marrëdhënie epror-vartës midis zotëri Thaçi dhe kryesve të këtyre krimeve. Mbi të gjitha ishte e qartë që zotëri Thaçi nu..

Read More
TË FUNDIT

Berisha: Rama derdh lot për ish-krerët e UÇK-së, por nuk lejon të votohet në Kuvend rezoluta kundër gjenocidit serb

Berisha: Rama derdh lot për ish-krerët e UÇK-së, por nuk lejon të votohet në Kuvend rezoluta kundër gjenocidit serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se të gjithë shqiptarët do të kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Shqipërisë kur ai të vijë në pushtet.
Ai tha se do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për të lejuar edhe ata shtetas të Shqipërisë të marrin shtetësinë e Kosovës.

Berisha thotë se Rama këto dy ditët e fundit ka derdhur lot por që në të njëjtën kohë nuk po lejon që në Kuvendin e Shqipërisë të votohet rezoluta kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Këto deklarata Berisha i bëri në Tropojë gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkësinë e Tropojës, Besnik Dushaj.

“Sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën, ose të dyja së bashku. Ai kufi mbetet si një relike, d..

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Veselit demanton një nga një pretendimet e Prokurorisë, bën ndërlidhjen e jashtëzakonshme me rastin “Haradinaj”

Avokati i Veselit demanton një nga një pretendimet e Prokurorisë, bën ndërlidhjen e jashtëzakonshme me rastin “Haradinaj”

Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka vazhduar argumentimin e tij në Gjykatën Speciale.
Emmerson ka ritheksuar se Prokuroria e Specializuar nuk e ka asnjë provë ndaj Veselit, për asnjë krim të pretenduar që paraqitet në aktakuzë, shkruan lajmi.net.

“Roli i Shtabit të Përgjithshëm nuk ishte në formë konvencionale. Është qesharake të pretendosh këtë. Prokuroria do ta dëgjojë. Të kalosh nga kjo, në një pretendim të ksaj natyre, nuk është e logjikmshme dhe e pranueshme”, tha ai.

Sipas tij, ndaj Veselit s’ka asgjë më shumë se supozime.

Ai thotë se Veseli s’ka asnjë lidhje me komunikatat e madje

“Prokuroria s’ka asgjë tjetër, pos supozimeve. Një hamendësim kaq i thjeshtë që gjeneron të gjitha këto akuza që kaq shpesh pjesë e analizës së konfliktit në Kosovë. Mund të pyes dikush ku janë provat konkrete që Kadri Veseli ka qenë i përfshirë në ..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria tha se ai gënjeu në deklaratat e tij dhe u intervistua fshehtë, kështu u përgjigj Thaçi

Prokuroria tha se ai gënjeu në deklaratat e tij dhe u intervistua fshehtë, kështu u përgjigj Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në Gjykatën Speciale në lidhje me akuzat që po rëndojnë ndaj tij.
Ai ndër të tjera i është përgjigjur edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili e akuzoi atë se ka dhënë deklarata të rrejshme dhe fshehurazi, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka përmendur se pas EULEX, UNMIK, dhe Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, kjo është instanca e katërt gjyqësore në të cilën po kërkohet të përgjigjen pjesëtarët e UÇK-së.

Çdo bashkëpunim i tij me Specialen, sipas Thaçit, ka qenë krejtësisht i hapur.

“Kjo është gjykata e katërt. Unë jam intervistuar nga të gjithë këta mekanizma. Çdo bashkëpunim imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe transparent, qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë. Ky është çmimi i lirisë. Kam besim që ky proces do të jetë i drejtë, i shpejtë dhe transparent”, tha Thaçi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sveçla në Slloveni: Sundimi i ligjit po vendoset në çdo pjesë të Kosovës

Sveçla në Slloveni: Sundimi i ligjit po vendoset në çdo pjesë të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Bostjan Poklukar mori pjesë sot në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.
Në takim, siç u bë e ditur në komunikatë, u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe identifikimin e veprimeve të ndryshme në luftën kundër kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit, si dhe menaxhimin e ri pranimit dhe kthimit.

Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës me vite të tëra e ka dëshmuar se i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, si parakusht për stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe siguri.

“Institucionet tona të sigurisë kanë dëshmuar se janë partner serioz në nismat rajonale, shpeshherë duke u marrë dhe si shembull i praktikave të mira jo vetëm për rajonin, jo vetëm ..

Read More