TË FUNDIT

TË FUNDIT

Petraq Milo reagon për herë të parë pas dhunës nga policia kufitare në Mal të Zi

Petraq Milo reagon për herë të parë pas dhunës nga policia kufitare në Mal të Zi

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufiri nga autoritetet e Malit të Zi.
Në një mesazh të dërguar në emisionin “Good Morning Albanians”, ai tha në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.

Reagimi i Milos ka ardhur pasi gazetari Bekim Çoba bëri me dije se autoritetet malazeze kanë deklaruar se ai ka penguar komunikacionin

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”, theksoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Policia gjobit veturat e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë

Policia gjobit veturat e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjobitur automjetet e parkuara në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Në fotot e dërguara nga lexues të lajmi.net, shihen zyrtarët policorë të cilët kanë vënë gjoba në automjetet që gjendeshin të parkuara në rrugë.

Rruga “Bajram Kelmendi” është një ndër rrugët me fluks të madh të automjeteve, gjë që shpesh shkakton edhe bllokim të rrugës duke marrë parasysh edhe automjetet e parkuara në vende të ndaluara për parkim.

Komuna e Prishtinës kohë më parë kishte paralajmëruar zgjidhje për këtë rrugë, por se deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim në atë drejtim. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjakovari raporton se gruaja shkoi në punë ditë më parë dhe nuk u kthye më

Gjakovari raporton se gruaja shkoi në punë ditë më parë dhe nuk u kthye më

Një person i zhdukur është raportuar në Gjakovë.
Ankuesi mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij ka shkuar në punë dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë 17.02.2023 – 08:00. Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia për aksidentin me fatalitet në Shtime: Njëra veturë humbi kontrollin dhe goditi dy veturat e tjera

Policia për aksidentin me fatalitet në Shtime: Njëra veturë humbi kontrollin dhe goditi dy veturat e tjera

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur katër persona.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në orën 19:15, ku janë përfshirë tri vetura, shkruan lajmi.net.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të panjohura për policinë, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat e tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK-Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet ..

Read More
TË FUNDIT

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së

Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.
I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht ish bashkëshortin

Arrestohet një femër në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht ish bashkëshortin

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin ish-bashkëshortin me të cilin ishin ndarë.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shtiu 22 herë me revole, Policia jep detaje për të dyshuarin në Gjilan

Shtiu 22 herë me revole, Policia jep detaje për të dyshuarin në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar se është shoqëruar në polici një person i dyshimtë në Gjilan.
I njëjti ka pranuar se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz.

Njësitet policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

178 raste aktive me COVID-19

178 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 178.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, nga 233 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,905 raste, kanë vdekur 3,207 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 520, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi sot shqyrton tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi sot shqyrton tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare prej orës 10:00, ku pritet të shqyrtohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.
Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.

Deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Rendi i ditës për seancën e sotme:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

4. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë.
Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Read More