TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Rreziku për vdekje nga barnat e falsifikuara

​Rreziku për vdekje nga barnat e falsifikuara

Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.
Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, janë në përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale, prandaj edhe vlerësimet, sipas tij, janë të ndryshme.

“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet…Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet sepse ka shuma të m..

Read More
TË FUNDIT

Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn

Zemaj shpërndan foto nga Kuvendi: Kjo është pamja kur diskutohet për krizën energjetike dhe Martin Berishajn

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shpërndarë fotografi nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Por, ai ka shpërndarë një fotografi ku përballë duken shumë pak deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Sipas Zemajt, kjo është pamja në Kuvend kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të ambasadorit kosovar në Slloveni, Martin Berishaj.

“Kjo pamje është kur debatohet për krizën energjetike e për skandalin financiar të Martin Berishajt. Shumica parlamentare e VV-së nuk kanë ‘arsye’ të ndëgjojnë!”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se sot gjykata sllovene ka rrëzuar edhe në shkallë të dytë çështjen e ambasadorit Martin Berishaj, i cili kishte paditur “Pink TV” për shpifje rreth skandalit financiar. /Lajmi.net/

Fotoja e shpërndarë e Zemajt në Facebook:

Read More
TË FUNDIT

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj të Ukrainës

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj të Ukrainës

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është dekoruar me flamuj të Ukrainës me rastin e njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
Komuna e Prishtinës ka filluar ditë më parë t’i jap ngjyrat e flamurit ukrainas kryeqytetit tonë, ndërsa për ditën e nesërme ka paraparë një numër aktivitetesh.

Aksionin për përvjetorin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë nesër do të mbajnë edhe gazetarët ukrainas në Prishtinë.

Njëvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia do ta shënojnë nesër edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane.

Read More
TË FUNDIT

Kosova miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Kosova miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja pritet të votohet gjatë 23 shkurtit edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Nëse miratohet, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Pas hyrjes në fuqi, ajo do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

“Në këtë mënyrë Prishtina dhe Sarajeva krijojnë një urë të re institucionale, por sidomos qytetare që është pritur moti”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas miratimit.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Marrëveshjet për letërnjoftime, diploma dhe vende pune, në pritje pas nënshkrimit
Pa dokumente në Bosnje: “Nuk mund ta dëshmosh se je njeri”
Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qyte..

Read More
TË FUNDIT

Brenda gjashtë jave, 88 mjekë u larguan nga Kosova

Brenda gjashtë jave, 88 mjekë u larguan nga Kosova

Fluksi i mjekëve që po e lënë Kosovën, po vazhdon edhe këtë vit.
Vetëm në gjashtë javët e para të këtij viti, 88 mjekë e kanë lëshuar vendin, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Oda e Mjekëve të Kosovës. Nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon më ketë ritëm, vendi ynë rrezikon të mbetet pa mjekë, derisa shifrat tregojnë se më shumë se 200 mjekë në vit po largohen nga Kosova drejt shteteve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.

Pakënaqësitë me pagat dhe kushtet e punës në QKUK, shumë mjekë po detyrohen t’i lëshojnë vendet e tyre të punës për t’iu drejtuar shteteve të huaja. Kryetari i Odes së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Radio Kosovën se ka një zhgënjim sepse pritjet e mjekëve kanë qenë që koeficienti i pagave të jetë më i lartë se sa ky që u është ofruar tani.

“Mjekët të cilët largohen nga Kosova flasin në rend të parë për kushtet e punës gjë që këto janë ato të cilat më të vërtetë e bëjnë një mjek që të largohet dhe pa..

Read More
TË FUNDIT

Rohde përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Rohde përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj Kuvendit të Kosovës pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.
Rohde tha se të tri marrëveshjet do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Dyshimet për korrupsion, Prokuroria e Pejës paralajmëron ngritjen e aktakuzës ndaj 20 zyrtarëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë .
Të njëjtit theksohet se dyshohen për kryerje ne mbi 20 veprave penale nga kapitullin kundër korrupsionit.

Kjo është bërë e ditur në një ftesë të bërë për media për ditën e nesërme, në kuadër të Prokurorisë së Pejës.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit.

Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

​Selmanaj-Kurtit: Një ditë ke me u heq prej kryeministrit, besoj shpejt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të tregojë pse qeveria nuk ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në Mal të Zi, se çështja e demarkimit të kufirit ka përfunduar.
Kurti ka thënë se nëse deputetët e Kosovës do ta dinin se nuk do të ketë liberalizim të vizave pas ratifikimit të asaj marrëveshje, nuk do ta votonin atë.

“Jam i bindur që ratifikimi është realizuar në ketë kuvend me çfarë unë nuk jam pajtuar e nuk pajtohem, për shkak se është besuar që menjëherë do të vijë liberalizimi i vizave. Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018 që edhe pas ratifikimit nuk ka liberalizim jam i bindur që nuk do ti kishte 80 vota siç i pati. Një votë po të mungonte atëbotë nuk do të bëhej ratifikimi. Tash dy komisionet kanë pasur misione të ndryshme, komisioni i Malit të Zi e ka pasur misionin për caktim të kufirit, komisioni i Kosovës e ka pa..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje

Gjykata rrëzon çështjen e Martin Berishajt në shkallën e dytë: Lajmet nuk ishin shpifje

Mirko Mayer, kryeredaktori i “Planet TV”, televizionit që akuzoi ambasadorin kosovar në Slloveni, Martin Berishaj për përfshirje në një skandal financiar dhe tërheqjen e pagesave të majme nga GEN-i në Beograd, ka bërë të ditur se Gjykata në Slloveni ka vendosur edhe në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi rreth këtyre çështjeve nuk janë shpifje.
Përmes postimit në Twitter, Mayer i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë kishte thënë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast, shkruan lajmi.net.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklarata dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer.

Kujtojmë se para disa ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Propozimi evropian nuk është produkt i negocimit

“Nuk është produkt i negocimit propozimi [evropian] meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, pa pasur takime për atë temë, ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai këto deklarata i bëri me 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat e diskutimit ne takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai.

Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimi e Kosovës në sistemin ndërkombëtarë, “dhe i cili përmban njohjen de fakto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e..

Read More