TË FUNDIT

TË FUNDIT

Merovci tregon në cilin muaj ish-presidenti Rugova nuk e mbante shallin

Merovci tregon në cilin muaj ish-presidenti Rugova nuk e mbante shallin

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shpërndarë një foto të ish-presidentit në Facebook.
Përmes një postimi në Facebook, Merovci ka shpërndarë foto të papublikuar më parë të Rugovës, shkruan lajmi.net.

Duke marrë parasysh se ish-presidenti i ndjerë mbante gjithmonë shall në qafë, Merovci ka treguar një muaj të vitit gjatë të cilit Rugova nuk vinte shallin e tij.

“Dijetari në muajin Gusht nuk e mbante shallin! Foto e pa publikuar deri më tani!”, ka deklaruar Merovci. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha

Dehari demanton Tinka Kurtin, thotë se nuk e lëshoi seancën shkaku i deputetit Berisha

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar para disa minutash se kolegu i saj, Avni Dehari, la sallën, pasi nuk mundi ta durojë deklaratën e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, për djemtë e tij të vdekur, Arbënor dhe Astrit Dehari.
“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Por, deputeti Dehari e ka mohuar se deklarata e Berishës për djemtë e tij u bë arsye për largimin e tij nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, ka..

Read More
TË FUNDIT

Ministrja Haxhiu i përgjigjet Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Ministrja Haxhiu i përgjigjet Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari.
“Marrë të koftë”, tha ajo.

Më pas, ministrja Haxhiu iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni n..

Read More
TË FUNDIT

​Haradinaj: Kosova të mbyll të hënën marrëveshjen me Serbinë

​Haradinaj: Kosova të mbyll të hënën marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të mbyllet të hënën në takimin e Brukselit.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka thënë se Kosova mund të ndihmojë koalicionin global kundër Rusisë duke e pranuar planin franko-gjerman.

Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Kosova ecë përpara edhe në planin e sigurisë me Partneritetin për Paqe dhe NATO-n.

“I vetmi vend besoj në botë që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia, Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, përkundrazi, ata kanë dëshirë me mbet kjo çështje e hapur edhe potenciale çdo herë qoftë për çrregullim ose destabilizim, qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës, stories së Kosovës. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën me mbyll marrëveshjen, pra me mbyll jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me mbyll marrëveshjen”, ka thënë ai Haradinaj.

Si..

Read More
TË FUNDIT

Kurti flet për takimin me Vuçiq dhe propozimin franko-gjerman: Përbërjen e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare

Kurti flet për takimin me Vuçiq dhe propozimin franko-gjerman: Përbërjen e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit në mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Kurti tha se ka pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidencialiteti i bisedimeve.

Kryeministri Kurti tha se përbërjen tekstuale të propozimit franko-gjerman e ka ndarë me kryetarët e parive opozitare, por jo në Kuvend.

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit e që është konfidecionaliteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përbërjen tekstuale e kamë ndarë me kryetarët e partive opozitare e jo në Kuvend.Ndonëse besoj se pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim, që paraqet bazën e mirë për diskutimet e mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen.

Tash nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema ..

Read More
TË FUNDIT

4 mijë banesa për çiftet e reja, Kurti thotë se këtë vit nis të zbatohet projekti

4 mijë banesa për çiftet e reja, Kurti thotë se këtë vit nis të zbatohet projekti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me projektin e paraparë për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e sapomartuara në Kosovë, që ishte premtuar edhe gjatë fushatë zgjedhore.
Në kuadër të pyetjes së cilës i është bërë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me këtë, Kurti tha se projekti për banim të përballueshëm është unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë.

“Është krejtësisht i ndryshëm prej banesave sociale, pra banesave për raste sociale që veç ekzistojnë në një masë në Kosovë e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shpejtë pritet të vijë në Kuvend si Projektligj dhe marrëveshje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me datë 16 shkurt ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në, për banim me kosto të përballueshme si pjesë e grupit të Bankës Botërore, më 1 shkurt 2023 ka prezantuar para ministr..

Read More
TË FUNDIT

Avni Dehari lëshon sallën, Kurti: Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e Berishës nuk mundi

Avni Dehari lëshon sallën, Kurti: Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e Berishës nuk mundi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, është deklaruar pas fjalës së deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili foli për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave që ruheshin në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Avni Dehari, babai i aktivistëve të ndjerë, Astrit dhe Arbënor Dehari, ka lëshuar sallën e Kuvendit pas fjalës së deputetit Berisha, shkruan lajmi.net.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, ka deklaruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë se deputeti Hisen Berisha deklaroi në Kuvend që për të zbardhur rastin e Astrit Deharit, duhet të hetohet edhe sulmi ndaj Presidencës dhe vetëvrasja e vëllait të Astritit, Arbënorit. Berisha ka pyetur edhe pse një rrugë në Prishtinë është emëruar në emër të vëllezërve Dehari.

“Cili ishte roli i tyre? A e bëtë për h..

Read More
TË FUNDIT

U tha se do nënshkruajë një status politik për Kishën Ortodokse Serbe, Kurti: S’do të pranoja përfshirjen e një marrëveshje të tillë

U tha se do nënshkruajë një status politik për Kishën Ortodokse Serbe, Kurti: S’do të pranoja përfshirjen e një marrëveshje të tillë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot në lidhje me deklarimet e ngritura nga opozita se të hënën në Bruksel Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë “Kishës Ortodokse Serbe” status politik në Kosovë.
Me këtë rast Kurti tha se pyetja në fjalë e bërë nga opozita përmban një sugjerim të pasaktë pasi marrëveshja e përgjithshme në Bruksel për mbanë njohjen e ndërsjellë Defakto.

“E sugjerimi se nuk përmban njohje është e gabuar.Sa i përket kishës ortodokse serbe, siç e kam thënë propozimi për marrëveshje përmban një pikë mbi formalizmin e statusit të kishës ortodokse serbe. Formatizimi nuk përmban negocim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejta të veçanta. Pra i referohet si një person juridik fetarë, apo bashkësi fetare e asgjë të veçantë por thjeshtë përmbushjen e Republikës së Kosovës për të gjitha të drejtat e komuniteteve q..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan përsërit kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin

Ambasadori amerikan përsërit kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.
Hovenier tha se kjo përfshinë edhe përparimin drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kreu i ambasadës së ShBA-së në Kosovë u shpreh se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja, teksa shtoi se “jemi të inkurajuar që edhe Serbia edhe Kosova e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së”.

“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm”.

“Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integri..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq për takimin e 27 shkurtit: Do t’iu përmbahemi vijave të kuqe

Vuçiq për takimin e 27 shkurtit: Do t’iu përmbahemi vijave të kuqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se të hënën në takimin në Bruksel do t’iu përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës.
Para gazetarëve Vuçiq ka thënë se sa i përket planit evropian, do t’i përmbahen vijave të kuqe ndonëse ka shtuar se i presin “netë të vështira”.

“Gjithçka që kam thënë në Kuvend, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe unë jam i shqetësuar dhe na presin shumë netë të vështira, por Serbia do t’i përmbahet për atë që jam unë dhe atë që thashë në Kuvendin e Republikës së Serbisë. ‘Sido që të jetë ashtu le të jetë’”, ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar poashtu se u ka dërguar letër ndërkombëtarëve për stacionet policore në veri.

“Po, këtë personalisht e kam bërë në bisedën me trupat e KFOR-it dhe me Miroslav Lajçakun dhe Borellin dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët kam folur. Fjalë për fjalë me të gjithë, dhe me shkrim nga Lista Serbe deri në Zyrën për Kosovë,..

Read More