TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vizatohet flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë Ambasadës ruse në Londër

Vizatohet flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë Ambasadës ruse në Londër

Një grup i aktivistëve kanë hedhur qindra litra ngjyrë të verdhë dhe të kaltër në rrugën ku gjendet ndërtesa e Ambasadës ruse në Londër, duke krijuar një flamur gjigant ukrainas, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.
Fushata e bërë nga grupi “Led By Donkeys” ndaloi trafikun para se të hidheshin mbi 300 litra ngjyrë në rrugë për të krijuar një flamur prej 500 metrash katrorë.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje”, tha grupi përmes një deklarate.

“Vendosja e flamurit gjigant ukrainas jashtë Ambasadës [së presidentit rus, Vladimir Putin] në Londër do të shërbejë si përkujtues për këtë gjë”.

Moska ka justifikuar pushtimin e Ukrainës me shqetësimet për sigurinë e saj kombëtare.

Policia në Londër tha se tri burra dhe një grua u arrestuan nën dyshimet se kanë shkaktuar dëme dhe kanë penguar komunikacionin në rrugën ku gjendet Ambasada ruse.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Nuk qenkam njoftuar për këto përqafime mes opozitës dhe Martin Berishajt

Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Nuk qenkam njoftuar për këto përqafime mes opozitës dhe Martin Berishajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për Komisionin Hetimor për Krizën Energjetike.
Ai ka thënë se opozita ka për detyrë t’ju kërkojë falje të gjithë dëshmitarëve që janë thirrur për të dëshmuar në komision, pasi që sipas tij i gjithë ky hetim ka qenë pa rezultat, shkruan lajmi.net.

Abrashi ka folur edhe për akuzat e opozitës drejt ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili është raportuar se është përfshirë në një skandal financiar në vendin ku vepron.

“Ky komision ka përfunduar me puthje e përqafime mes deputetëve të opozitës dhe ambasadorit Martin Berishaj”, ka deklaruar ndër të tjerash Abrashi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Unë nuk qenkam i njoftuar për këto përqafime z.Abrashi”, ka thënë Konjufca me ironi duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ndër..

Read More
TË FUNDIT

Kurti pret ambasadorin e ri turk: Turqia, partner i dëshmuar i Kosovës

Kurti pret ambasadorin e ri turk: Turqia, partner i dëshmuar i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim, ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Kurti në këtë takim shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.

Ai shprehur gjithashtu më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit që e goditi Turqinë duke shtuar se Kosova është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

“Në takimin me ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Koso..

Read More
TË FUNDIT

“Superpuna” e Qeverisë, Nushi tregon oferta: 264 euro si arkitekt, 300 euro si trajner ping-pongu

“Superpuna” e Qeverisë, Nushi tregon oferta: 264 euro si arkitekt, 300 euro si trajner ping-pongu

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka publikuar ofertat e çuditshme të punës në platformën e Qeverisë “Superpuna”, si dhe pagat qesharake që po ofrohen aty.
Siç shihet në postimin e Nushit, një ofertë pune për arkitekt, ofron pagë prej 264 eurosh, shkruan lajmi.net.

Teksa një tjetër si “trajner pingpongu”, ofron pagë prej 300 eurosh.

“Se sa qesharak dhe me mundesi keqperdorimi eshte projekti “Superpuna” e kallxojne ofertat qe gjinden aty. Nje kompani po lype arkitekt, per page 264€ Kurse nje oferte tjeter po kerkon tranjer pingpongu per 300€!”, ka shkruar Nushi. /Lajmi.net/

Se sa qesharak dhe me mundesi keqperdorimi eshte projekti “Superpuna” e kallxojne ofertat qe gjinden aty.

Nje kompani po lype arkitekt, per page 264€

Kurse nje oferte tjeter po kerkon tranjer pingpongu per 300€! pic.twitter.com/GJM0QA5OhI

— Nol Nushi (@nolnushi) February 23, 2023

Read More
TË FUNDIT

Deliu-Kodra: Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari

Deliu-Kodra: Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar sot që t’i ndalet fjala deputeti Hisen Berisha.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari.

“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij”, kërcënonte sot nga ulesja e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha. Kjo Qeveri po provon ti ndalë fjalimet e deputetëve në kohën që kryministri Kurti dhe ministrja Haxhiu do të duhej të sqaronin opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari?”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ndryshe ajo ka kritikuar Qeverine Kurti që nuk ka ndërmarr asnjë hap për të zbardhur këtë rast.

“A kanë ndërmarrë deri me tani ndonjë veprim për të zbardhur të vërtetën e plotë të zhdukjes së këtyre provave? P..

Read More
TË FUNDIT

Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për Radion Evropa e Lirë, ata kanë rrëfyer se si u është ndryshuar jeta tash e një vit.
Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit.

Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

“Në ditën kur filloi lufta ne u ngritëm, deshëm të marrim para nga banka, por ishte mbyllur. Nuk k..

Read More
TË FUNDIT

AKP shpall Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62

AKP shpall Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur sot Shitjen e Aseteve në Likuidim – SHAL 62, në të cilën ofrohen në shitje 25 (njëzet e pesë) prona atraktive në disa rajone të Republikës së Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje asete atraktive, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore, si lokali në lagjen Dardania me hapësirë afariste prej 116 metra katrorë si dhe lokali i ndërmarrjes “Urata”, që gjendet afër PTK-së. Në qytetin e Obiliqit mund të ofertoni për lokalin afarist me sipërfaqe 114 metra katrorë që gjendet në rrugën Isa Boletini, si dhe zyrat e Gurrëthyesit në Gadime.

Numër i konsiderueshëm i aseteve të përfshira në SHAL 62 janë në rajonin e Mitrovicës, si lokale e depo në qytet të Mitrovicës si dhe te Tuneli i Parë, pastaj në komunën e Vushtrisë ka poashtu lokale që paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore. Në listën e aseteve që janë në shitje përmes..

Read More
TË FUNDIT

Ministria e Financave: Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësoj edhe një person me aftësi të kufizuar

Ministria e Financave: Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësoj edhe një person me aftësi të kufizuar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Peronave me Aftësi të Kufizuara, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.
“Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu është theksuar se Ministria për Financa, Punë dhe Transfere mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.

“Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme”./Lajmi.ne..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin franko-gjerman, pastaj flasim për implementim

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin franko-gjerman, pastaj flasim për implementim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit, që do të mbahet në Bruksel, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Lajcak deklaroi se takimi është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm, si dhe pranimi i propozimit të Bashkimit Evropian varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Ai theksoi se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiq për propozimin dhe se të dy, njëri deri në muajin janar dhe tjetri deri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Pavarësisht kësaj, Lajcak tha se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht edhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thën..

Read More
TË FUNDIT

Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së të enjtes, ka ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.
Këto tri marrëveshje u miratuan me shumicë votash nga pozita dhe opozita:

Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Read More