TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kuvendi ratifikon Marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftim me Bosnjën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Këtë marrëveshje e votuan pozita edhe opozita, me 82 vota për e asnjë votë kundër.

Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja.

Read More
TË FUNDIT

Avni Dehari flet pasi Hisen Berisha ia përmendi djemtë dhe akuzoi VV-në se i përdori këto raste për qëllime politike

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari ka dalë nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pak para se të dalë ai, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmendi vëllezërit Dehari dhe tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

Avni Dehari në një prononcim sqaroi daljen e tij nga Kuvendi, duke njoftuar se kishte një punë dhe nuk kishte të bëjë me Berishen.

Sa i përket akuzave të Berishes, Dehari thotë “hiç mos të ndalet, le ta demaskon veten”.

“Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë ras..

Read More
TË FUNDIT

Ky është paramilitari serb – pjesëmarrës në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovë

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë të hënës mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit.

Përveç përfaqësuesve rusë, në adresimin e tij morën pjesë edhe të ftuar të shumtë, e në mesin e tyre ra në sy një burrë i veshur me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe simbole çetnike.

Bëhet fjalë për Bratisllav Zhivkoviqin, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcave paramilitare serbe, i cili luftoi në krah të separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë në 2014 dhe 2015, si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “Unité Continentale”, shkruan The Geopost.

Dy shtetas francezë – Viktor Lenta dhe Nikola Peroviq – përmenden si themelues të “Unité Continentale”, që të dy ishin veteranë ushtarakë francezë.

Çetniku Zhivkoviq pretendon se ai ishte i ftuar në konferencën e Putinit si pjesëmarrës në një “operacion special ushtarak në Ukrainë”.

Ai thekson se është “i vetmi komandant serb që organizoi detashmentin çetnik dhe e çoi në Krime në vitin 2014”, du..

Read More
TË FUNDIT

Borrell takohet me Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Borrell takohet me Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Përmes një shkrimi në Twitter, Borrell ka njoftuar se kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.

“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, PEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Borrell./Lajmi.net/

In-depth discussion with @UN SG @antonioguterres last night ahead of my annual briefing to the UN Security Council.

We discussed Ukraine, efforts to tackle climate change, developments in Latin America, MEPP, Ethiopia, Sahel & normalisation of relations between Serbia & Kosovo. pic.twitter.com/qgoMJQBUFs

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 23, 2023

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi është në një moment vendimtar

Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi është në një moment vendimtar

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është në një fazë vendimtare.
Ai në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, ka thënë se BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do va pozicionojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në një rrugë solide dhe largpamëse, shkruan lajmi.net.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, tha Borrell.

@JosepBorrellF @ today’s UN Security Council session:
The EU-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue on normalisation of relations is at a crucial juncture.
The EU has presented a proposal to the parties that would put the normalisation process on a solid, forward-looking track. pic.twitter.com/4c0zIFfIQJ

— European Union in..

Read More
TË FUNDIT

Punëdhënësit obligohet që në 50 të punësuar, ta punësojë edhe një person me aftësi të veçanta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të veçanta.
MFPT thekson se nëse nuk përmbushet ky obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të veçanta obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategoria, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale, përcjell lajmi.net.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët që bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara. Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.”, thuhet në njo..

Read More
TË FUNDIT

KEDS tregon se ka punime në rrjet, bën të ditura vendet ku do ndalet rryma

KEDS tregon se ka punime në rrjet, bën të ditura vendet ku do ndalet rryma

KEDS me anë të një komunikate për media ka bërë me dije se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona do ketë ndërprerje të rrymës.
Në këtë njoftim, KEDS tregon edhe zonat ku do të ketë ndërprerje të rrymës, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë

1.

TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 12:30 deri në ora 13:00

Vendet: Surkish, Lladoc, Sfeçël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnja, Rakenicë, Turiçicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – punime në nënstacionin Surdulli.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Novolani (kodi: 73000005) nga ora 11:00 deri ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- vendosja e shtyllave 10kV.në Bukosh te Barakat.

25.02.2023

Punime në projekte investive

Prishtinë

1.

..

Read More
TË FUNDIT

Ndihma amerikane për Ukrainën, më e madhja që nga lufta në Irak

Ndihma amerikane për Ukrainën, më e madhja që nga lufta në Irak

Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar më shumë se 112 miliardë dollarë ndihma për Kievin.
Korrespondentja në Kongres e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, i hedh një vështrim mbarëvajtjes së procesit të dërgimit të ndihmave dhe asaj që pritet të ndodhë.

Presidenti ukrainas i dha një premtim Kongresit amerikan dhjetorin e kaluar…

“Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale, të cilin ne e trajtojmë në mënyrë të përgjegjshme”, tha zoti Zelesnkyy.

Në prag të një vjetorit të sulmit rus, Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën. Ai premtoi një ndihmë shtesë prej gjysmë miliardë dollarësh.

“Gjithandej në vendin tim, në qytetet e mëdha e të vogla, flamujt ukrainas valëviten në shtëpitë amerikane. Gjatë vitit të kaluar, demokratë e republikanë në Kongresin tonë, u bashku..

Read More
TË FUNDIT

“Ndaq me sy, ndaq me vetulla” – Përplasen për rrymën Zemaj e Rizvanolli

“Ndaq me sy, ndaq me vetulla” – Përplasen për rrymën Zemaj e Rizvanolli

Debat me polemika të shumta është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për situatën energjetike në Kosovë.
Përplasjet u zhvilluan mes pozitës dhe opozitës dhe kryetemë e të njëjtave ishte ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe lidhjet e tij me GEN-in serb, nga i cili LDK po akuzon se Kosova ka blerë rrymë, shkruan lajmi.net.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në anën tjetër mohoi se Kosova ka blerë rrymë nga GEN-i në Beograd.

Madje në një moment, ajo iu drejtua deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, duke ia kujtuar një frazë të famshme të tij kur sa ishte ministër thoshte se e di përmes syrit “se kush është i infektuar me COVID-19 e kush jo”.

Këto komente ajo i bëri gjersa mohonte argumentet e Zemajt se qytetarët kanë paguar më shtrenjtë rrymën se vendet e rajonit.

“Kur mungojnë argumentet, kjo qeveri në masë të madhe, por edhe ministres i erdhi radha, edhe të fyejë po edhe ..

Read More
TË FUNDIT

Sarrazin reagon pas ratifikimit të marrëveshjeve të Berlinit: Të ndiqet shembulli i Kosovës

Sarrazin reagon pas ratifikimit të marrëveshjeve të Berlinit: Të ndiqet shembulli i Kosovës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes së Berlinit në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se shpreson që vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë marrëveshjet e dala nga Procesi i Berlinit, ashtu siç bëri Kosova sot, shkruan lajmi.net.

“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në samitin e Procesit të Berlinit. Shpresoj që vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë momentumin dhe të ratifikojnë shpejt. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin në Facebook.

Sot në Kuvendin e Kosovës janë ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.

Ndër to është ratifikuar edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

8..

Read More