TË FUNDIT

TË FUNDIT

Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet

Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk do të negociohet

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak.

Ai ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçak, plani në vete është “Lëre ose Merre!”.

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeveria nuk po i plotëson nevojat e tyre

Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeveria nuk po i plotëson nevojat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan.
Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.

“Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës. Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan, ku ka takuar strukturat e PDK-së në këtë Degë, kryesinë e Rinisë Demokratike të Kosovës, si dhe drejtorët e asamblis..

Read More
TË FUNDIT

Një tërmet tjetër godet Turqinë

Një tërmet tjetër godet Turqinë

Një tërmet i magnitudës 4.9 ballë është raportuar të ketë ndodhur sërish në kufirin mes Turqisë e Sirisë.
Thellësia e goditjes, sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, ishte 10 kilometra, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, epiqendra ishte 18 kilometra në jug të Antakias, qytet në Turqi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Me ish-agjentin e FBI-së ishte takuar një figurë politike në Kosovë

Çitaku: Me ish-agjentin e FBI-së ishte takuar një figurë politike në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e saj me ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal.
Ajo u shpreh se me McGonigal është takuar në zyrët e FBI, ku ka qenë zyrtarisht e ftuar si ambasadore.

“Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, tha ajo në Klankosova.

Çitaku tha se nuk e di se me kë është takuar ai në Kosovë, mirëpo u shpreh se flitet që e ka takuar një politikan.

“Ndërkohë që unë nuk e di kë e ka takuar në Kosovë kur ka qenë, flitet se e ka takuar një politikan, nuk e di kush është ai politikan, por e di që nuk ka qenë as kryeministri, as presidenti, as ish-presidentja, është takuar me një figurë politike këtu në Kosovë dhe ky është ai t..

Read More
TË FUNDIT

Gashi ‘çuditet’ me Konjufcën: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre

Gashi ‘çuditet’ me Konjufcën: Në LVV keni forca detyruese, si po e lejon të flas këtë ministre

Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Fillimisht deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.

“Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytet..

Read More
TË FUNDIT

Opozita: Skandali mafioz energjetik i Martin Berishajt është krim ndërkombëtar

Opozita: Skandali mafioz energjetik i Martin Berishajt është krim ndërkombëtar

Përfaqësues të Qeverisë dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës, janë akuzuar nga opozita në seancën plenare e cila po vazhdon se po mbrojnë ambasadorin e Kosovën në Kroaci, Martin Berishën, duke thënë se ai po hetohet nga prokuroria por hetimet duhet të jenë edhe më të gjëra.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami akuzoi LVV-në se kanë bërë ambasadorë Martin Berishajn, i cili po hetohet nga prokuroria.

“Asnjëri prej juve nuk ketë në gjendje të thonë se nuk po hetohet nga prokuroria. Zotëria po hetohet, po hetohet për shpëlarje të parasë, evazion fiskal dhe besoj që shumë shpejt, meqë ka bërë deklarim të rrejshëm edhe për deklarim të rrejshëm në Kuvendin e Kosovës, do të hetohet edhe për deklarim të rrejshëm, andaj sa herë të flisni për energjinë na del fotografia e Martin Berishajt”, tha ajo.

Bekim Haxhiu tha se LVV po mbron Martin Berishajn.

“Skandali mafioz energjetik i Martin Berishës që transferon para kesh..

Read More
TË FUNDIT

Bahtiri thërret tubim kundër Asociacionit në Gushavc, fshatin e tij të lindjes

Bahtiri thërret tubim kundër Asociacionit në Gushavc, fshatin e tij të lindjes

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka organizuar tubim kundër Asociacionit.
Këtë tubim, Bahtiri e ka organizuar në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, shkruan lajmi.net.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq”, shkroi ai.

“Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tone”, shkroi tutje Bahtiri. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Ëhë, ëhë” – Kusari Lilës i shteret zëri teksa e mbron Martin Berishajn me ton të lartë

“Ëhë, ëhë” – Kusari Lilës i shteret zëri teksa e mbron Martin Berishajn me ton të lartë

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Në një moment teksa shefja e Grupit Parlamentar fliste, ndodhi një moment qesharak, shkruan lajmi.net.

Gjersa ajo me ton të lartë po e mbronte Berishajn, asaj iu mor zëri.

Disa herë ajo tentoi ta riniste fjalimin e saj, por në fund e la të vazhdonte në një moment tjetër.

Gjatë fjalimit të saj, teksa zërin e kishte në rregull, Kusari – Lila tha se opozita e ka intervistuar sa ka dashur ambasadorin Berishaj. Ajo madje tha se ishte Vetëvendosje ajo që mundësoi kuorumin për t’u marrë në pyetje ambasadori. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Berisha publikon një video të luftës dhe i përgjigjet Haxhiut: Po ministre, i kam duart me gjak

Berisha publikon një video të luftës dhe i përgjigjet Haxhiut: Po ministre, i kam duart me gjak

“I keni duart me gjak”. Kjo është fjalia me të cilën sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu drejtua deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, teksa ky i fundit foli për rastin e Astrit Deharit.
Ndaj kësaj ka reaguar Berisha me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Berisha ka publikuar një video të luftës së fundit në Kosovë, në të cilën ai kishte qenë pjesëmarrës si ushtar i UÇK-së, e madje kishte marrë pjesë edhe në Betejën e Koshares.

“Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak. Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë”, iu drejtua Berisha, Haxhiut.

“Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjëve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e p..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan i shkon në zyre Osmanit, Presidenca tregon temat që “u rrokën”

Ambasadori amerikan i shkon në zyre Osmanit, Presidenca tregon temat që “u rrokën”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Presidenca e vendit, shkruan lajmi.net.

Në të janë bërë të ditura edhe temat që janë diskutuar në këtë takim.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera”, tha presidenca./Lajmi.net/

Read More