TË FUNDIT

TË FUNDIT

Voziste pa leje, pa regjistrim e i dehur: Policia e Kosovës merr masa ndaj shoferit

Voziste pa leje, pa regjistrim e i dehur: Policia e Kosovës merr masa ndaj shoferit

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka zënë një person teksa vozisten në autostradë pa leje të qarkullimit, pa regjistrim si dhe në ndikim të alkoolit.
Në komunikatë për media, është bërë e ditur se lënda i është proceduar gjykatës për kundërvajtje, shkruan lajmi.net.

“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht”, thotë policia.

Policia e Kosovës thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve po..

Read More
TË FUNDIT

Hoxhaj ashpërson gjuhën ndaj Borrell e Lajçak: S’munden të na “shesin mend”

Hoxhaj ashpërson gjuhën ndaj Borrell e Lajçak: S’munden të na “shesin mend”

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.
Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë, shkruan Gazeta10.

“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë”, tha Hoxhaj në Politiko në Kanal10.

Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane.

Ai tha se..

Read More
TË FUNDIT

Gashi për Qeverinë Kurti: E kam ditë që s’dinë me bo kurgjo

Gashi për Qeverinë Kurti: E kam ditë që s’dinë me bo kurgjo

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se është i pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti.
Duke përmendur mungesën e projekteve, Gashi u ndal edhe tek disa shembuj konkretë të cilat i konsideron si ide të gabuara. Gjithsesi Gashi ka thënë se nuk është i befasuar, pasi që sipas tij, qeveritarët e tanishëm “nuk dinë me bo kurgjo”, tha ai në T7.

“Jam shumë i pakënaqur por jo i zhgënjyer – e kam ditë që s’dinë me bo kurgjo”, ka thënë ai.

“Po e marr si shembull atë hapësirën ku është dashur të ndërtohet Salla e Operës. Tash e pamë se si dështoi për vite me radhë. Por në vend që të kemi një hapësirë shumë të mirë me pemë e të gjelbëruar, tani kemi planin ku do të ndërtohet fakulteti ekonomik dhe ai i FSHMN-së. Pra Prishtina po bëhet kantier i madh ndërtimi”, shtoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: E di përmendsh vendimin e Kushtetueses, aty thuhet se Asociacioni duhet të themelohet

Lajçak: E di përmendsh vendimin e Kushtetueses, aty thuhet se Asociacioni duhet të themelohet

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai tha se vendimin e Kushtetueses e di shumë mirë dhe se sipas tij aty thuhet se Asociacioni duhet të themelohet.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate. Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai në RTK.

Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojë Kosovës që të pranojë asgjë.

“Unë mendoj se Kosova ës..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Plani evropian trajton vijat e kuqe të Kosovës e Serbisë

Lajçak: Plani evropian trajton vijat e kuqe të Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, është një ditë shumë e rëndësishme dhe shpreson që të jetë me rezultat.
“Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”, tha ai për RTK.

Sipas tij do të jetë më shumë se pranim gojor, por ai nuk ka dashur më shumë të flas për këtë.

“Është më rendësi që ajo që do të diskutohet të zbatohet, i inkurajomë palët të vijnë më propozime konstruktive dhe të arsyeshëm e lidhur me planin e zbatimit dhe është e drejtë që ata ta thonë planin e tyre. Pra ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë të zbatimit që do ta bëj një plan real dhe të zbatueshëm”, tha ai.

Sipas tij plani është ai që trajton çështjen e që respekton vijat e kuqe të palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm.

“Ka më shumë më tepër në këtë propozim, të cilat..

Read More
TË FUNDIT

Policia parandalon kontrabandën e farmerkave, kërpudhave e disa kofeve me djath

Policia parandalon kontrabandën e farmerkave, kërpudhave e disa kofeve me djath

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka;

Kampiona {këpurdhë};

Djath;

Ajkë dhe;

Mallra nga tekstili;

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj me deklaratë të fortë: Ka mundësi që VV i ka zhdukur mostrat e Deharit

Molliqaj me deklaratë të fortë: Ka mundësi që VV i ka zhdukur mostrat e Deharit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se ka shumë mundësi që mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur vet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Madje sipas tij, partia e kryeministrit Albin Kurti e ka përdorur rastin e Deharit për të ardhur në pushtet.

“Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Andaj, Molliqaj vlerësoi se zhdukja e mostrave të rastit Deharit, nuk e zhduk aspak cilësinë e hetimit.

“Nga kjo krijohet një opinion publik që e pamundësoi drejtësinë për Astritin”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, Molliqaj vlerësoi se Qeverisë Kurti nuk i intereson a..

Read More
TË FUNDIT

Bislimi e Liburn Aliu takojnë Ibrahimoviqin në Mal të Zi

Bislimi e Liburn Aliu takojnë Ibrahimoviqin në Mal të Zi

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Ata atje janë pritur nga zv/kryeministri i këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, shkruan lajmi.net.

“Ndamë eksperiencat rreth procesit të integrimit evropian pas edhe aplikimit tonë për anëtarësim në muajin dhjetor. Vlerësojmë mbështetjen e Malit të Zi për rrugëtimin evropian të Kosovës. Nga Mali i Zi mund të përfitojmë bashkërisht nga eksperienca në proces dhe të ecim drejt objektivit të përbashkët të aderimit në familjen evropiane. Kosova dhe Mali i Zi përkasin në Bashkimin Evropian”, shkruan Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Në Podgoricë, bashkë me ministrin Aliu, u pritëm sot nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Biseduam për projektet e përbashkëta, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, tejkalimin e barrierave ekzistuese dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Nda..

Read More
TË FUNDIT

Deputetja e LDK-së: Kurti i gatshëm të jap çfarëdo nënshkrimi për të qëndruar në pushtet

Deputetja e LDK-së: Kurti i gatshëm të jap çfarëdo nënshkrimi për të qëndruar në pushtet

Duke folur për takimin e 27 shkurtit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se Kurti është në gjendje të japë çfarëdo nënshkrimi vetëm për të qëndruar në pushtet.
Njëherit, Krasniqi tha se do kërkonin nga Kurti që të ketë njohje përfundimtare, e jo vetëm njohje bazë ashtu siç ka pretenduar ai.

“Ne si LDK e kemi përkrahur kryeministrin Kurti në raport me dialogun, por gjithmonë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke. Ne nga Kurti do të kërkonim që të ketë njohje përfundimtare, e jo njohje bazë. Nga kryeministri Kurti ne presim gjithçka. Kurti ka bërë gjithçka për të ardhur në pushtet dhe po bën gjithçka për ta mbajtur pushtetin. Presim të nënshkruhet një marrëveshje bazë. Kurti mund të japë ndonjë nënshkrim në takimin e 27 shkurtit vetëm për të qëndruar në qeverisje”, deklar..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj pas 1 viti luftë në Ukrainë: Putini sot është i turpëruar

Haradinaj pas 1 viti luftë në Ukrainë: Putini sot është i turpëruar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është me bashkuar se kurrë.
Ai tha se Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, por gjeti një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve.

“Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj tha se Putini tani është i turpëruar dhe bota demokratike është më e bashkuar se kurrë.

“Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë.

Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e medha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si..

Read More