TË FUNDIT

TË FUNDIT

‘Nuk shoh se si Kosova do ta bënte Asociacionin pa marrë paraprakisht njohjen ‘de facto’

“Nuk shoh se si Kosova mund të pajtohet të njohë një Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe që do t’ia shkelte sovranitetin para se të merr njohjen de facto të sovranitetit dhe integritetit territorial nga Serbia”.

Kështu vlerëson profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, në një përgjigje për Insajderin, pyetur se si e sheh çështjen e Asociacionin në bisedimet që do të zhvillohen në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel më 27 shkurt në Bruksel.

Presioni ndërkombëtar është i rëndë e veçanërisht ky presion po rëndon mbi Kosovën, thotë profesori Serwer. Megjithatë, në gjykimit e tij, liderët s’kanë gatishmëri për një marrëveshje.

“As Presidenti Vuçiq e as Kryeministri Kurti nuk duket të jenë gati për një marrëveshje serioze”, thotë Daniel Serwer për Insajderin. Megjithatë, ai pezullon një gjykim përfundimtar derisa shton se “duhet të presim e të shohim çfarë do të të ndodhë”.

Ishte ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajçak, ai i cili tha ..

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, raporton përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Kryeqytetit mban Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe. (Kuvendi i Komunës, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. ( kabineti i kryetarit, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Proku..

Read More
TË FUNDIT

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të ulën për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Read More
TË FUNDIT

​Njëvjetori i luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë

​Njëvjetori i luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë

Sot bëhen një vit nga fillimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ishte mëngjesi i 24 shkurtit të vitit të kaluar (2022), dita kur Rusia nisi zyrtarisht sulmin e armatosur ndaj Ukrainës.

Megjithatë lufta e vërtetë i kishte shenjat më herët me deklaratat dhe raportimet keqinformuese nga Rusia që i kanë fryrë zjarrit, siç vlerësojnë ekspertët, me qëllime destabilizuese.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, njoftuan në 24 shkurt se forcat ruse nisën një sulm ushtarak në Ukrainë nga Donbasi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi atëbotë se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës duke paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë.

Ai urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022, ndërsa disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Ndërkohë, Putin Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve sepa..

Read More
TË FUNDIT

Policia arreston dy persona në Pejë, sulmuan viktimën pas mosmarrëveshjeve pronësore

Policia arreston dy persona në Pejë, sulmuan viktimën pas mosmarrëveshjeve pronësore

Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:10 është njoftuar për një incident në fshatin Nakull të kësaj komune.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar personat e përfshirë në rast, e që deri të incidenti ka ardhur pasi personat e dyshuar për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, kanë sulmuar dhe kanosur viktimën, shkruan lajmi.net.

“Viktima dhe dëshmitarët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot, më 24 shkurt, do t’i mbushte 60 vjet.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës

Dëshmori, Fahri Fazliu ishte i lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës

Read More
TË FUNDIT

PSD shpërndan një foto: Pozhari i komentoi vetes në status, mendoi se këtë po e bënte me profil të rremë

PSD shpërndan një foto: Pozhari i komentoi vetes në status, mendoi se këtë po e bënte me profil të rremë

Aktivistët e PSD-së kanë shpërndarë një “screenshot” apo pamje nga ekrani, në të cilin në një situatë të sikletshme është përfshirë analisti politik i afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari.
Në fakt, siç pretendohet aty, Pozhari është “kapur mat” se ka një profil të rremë në Facebook, me të cilin komenton në statuset e tij në profilin real, shkruan lajmi.net.

Sipas kësaj fotografie që po qarkullon nga anëtarët e PSD-së, shihet se si në një postim të Pozharit ku ai kritikon LDK-në, komenton vet Pozhari, duke e lavdëruar veten me fjalët “Ki drejt zoti Pozhari, ju lumt për angazhimin e drejt ne rrugen drejt”. Pra, një koment me gabime drejtshkrimore, që pretendohej të shkruhej nga një fans i analistit, por që sipas anëtarëve të PSD-së, është shkruar nga vet Pozhari.

Komenti në fjalë është shkruar nga vet profili i Pozharit. Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, thotë se Pozh..

Read More
TË FUNDIT

Edhe Anton Quni “infektohet” nga Luizi, konsumon “vape” gjatë seancës së Kuvendit

Edhe Anton Quni “infektohet” nga Luizi, konsumon “vape” gjatë seancës së Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, siç duket nuk mundi t’i bëj ballë mungesës së nikotinës gjatë seancës së Kuvendit.
Duke pasë parasysh faktin se brenda sallës së Kuvendit nuk lejohet duhani, ai gjeti një zgjidhje alternative, shkruan lajmi.net.

Quni gjatë kohës që po mbahej seanca nxori një të ashtuquajtur “vape” dhe filloi ta tymoste.

Këtë, gjatë gjithë kohës e bëri fshehurazi.

“Vape-t” janë tymuese të llojit të “shishave” dhe kanë shije specifike varësisht nga preferencat e atyre që i konsumojnë.

Ato janë bërë trend në Kosovë sidomos kohëve të fundit pasi që ato po përdoren me të madhe nga banorët në formatet “Big Brother”.

Madje, i fiksuar pas këtyre “vape” është edhe senzacioni i BBVA, Luiz Ejlli. /Lajmi.net/

@klankosovaofficial Deputeti Quni tymos “vape” brenda kuvendit #klankosova #antonquni ♬ original sound – Klan Kosova

Read More
TË FUNDIT

Paçarizi: Avdullah Hoti, shumë më dinjitoz si kryeministër se Kurti

Paçarizi: Avdullah Hoti, shumë më dinjitoz si kryeministër se Kurti

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, shprehet se i vjen keq ta krahasojë Avdullah Hotin me Albin Kurtin sepse sipas tij, Hoti ka qenë shumë më dinjitoz dhe ka mbërri një marrëveshje goxha të favorshme në Washington.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai shtoi se Hoti ka mbërri një marrëveshje goxha të avancuar, dhe se edhe kjo marrëveshje që Kurti do ta nënshkruajë, ndoshta jo nesër, por që do ta nënshkruajë, kryeministri i tanishëm po pranon diçka që e ka çuar në një fazë të caktuar edhe Hoti, edhe Mustafa, edhe Thaçi.

“Pra, të gjithë njerëzit që ky jo vetëm që i ka kritikuar, por të cilëve ua ka vështirësuar jetën bashkë me atë të qytetarëve të Kosovës, duke i vu qytetarët në dilema e në dyshime se dikush në Kosovë është duke bërë tradhti kombëtare, se dikush është duke shkuar në Bruksel e në Uashington me thika për ta ndarë Kosovën, thuajse Kosova është ndonjë copë e pites ose torte, d.m.th të njëjtën gjë po e bën Kurti”.

“Po..

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Deri tani, Kosovës ia kam dhënë 40 milionë euro për bamirësi

Pacolli: Deri tani, Kosovës ia kam dhënë 40 milionë euro për bamirësi

Kryetari i AKR-së dhe biznismeni i njohur kosovar, Bexhet Pacolli ka thënë se deri më tani, Kosovës i ka dhënë mbi 40 milionë euro për bamirësi.
Pacolli është shprehur se këtë e ka bërë pa asnjë përfitim.

“Fatura e familjes sime është mbi 40 milionë të investuara. Nuk e kam bërë për ndonjë përfitim”, ka thënë ai.

Pacolli ka deklaruar se do të ndihmojë Qeverinë me aq sa mundet.

“Unë do të isha i gatshëm ta mbështes këtë Qeveri. Në mënyrë simbolike kam dhënë shenja. Kur e zgjat doren dhe ajo nuk respektohet, atëherë ti e tërhek atë”, kështu ka thënë Pacolli duke shtuar se nuk do të ndalet asnjëherë të lobojë për vendin, pasi sipas tij problemi më i madh është Kosova dhe jo Albin Kurti e as opozita.

Read More