TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kadri Veselit i ndahet titull nderi ”Mik i SHBA-së”

Kadri Veselit i ndahet titull nderi ”Mik i SHBA-së”

Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i është ndarë titulli “Mik i SHBA-FRIEND OF THE USA”.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili ka bërë të ditur se veprimin për t’ia ndarë titullin në fjalë Veselit e ka marrë pa asnjë lloj interference.

“Ky titull në të ardhmen do tu ndahet shumë personaliteteve/individve… E di që shumë kush nga vendorët e Ndërkombëtarët do të ma marrin për të keq këtë veprim, por edhe shumë kush do ta pranoj si veprim shumë të qëlluar njerëzor e politik. Këtë veprim e kam marrë në emrin tim, pa asnjë lloj interference. Ata që më përcjellin në Facebook e më kanë përcjellë gjatë deklaratave publike në mediume të shkruara e elektronike e kanë vërejt që unë shpesh herë kam deklaru që z. Veseli asnjëherë nuk është hamend (dhe për përkrahjen e dhënë, asnjëherë nuk ka kërku kundër veprim), kur i kam kërku përkrahje për aktivitetet e organizuara me karakter PR..

Read More
TË FUNDIT

Kurti pranon letër nga Macron, Scholz dhe Meloni, ja çfarë po i kërkohet?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër (27 shkurt) do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Një ditë para këtij takimi, Kurti ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në njoftim.

Letra e plotë..

Read More
TË FUNDIT

Përballja Kurti-Vuçiq, dalin detaje nga agjenda e takimeve në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër (27 shkurt) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, M..

Read More
TË FUNDIT

Chollet telefonon Vuçiq-in, flasin për takimin e nesërm me Kurtin në Bruksel

Chollet telefonon Vuçiq-in, flasin për takimin e nesërm me Kurtin në Bruksel

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Deerek Chollet, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë Chollet e bëri gjatë një telefonate që pati me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiq.

Me këtë rast ai theksoi se pret që takimii nesërme në Bruksel të jetë konstruktiv, me progres të dukshëm drejt marrëveshjes së përgjithshme.

Diplomati amerikan duke i përcjellë kryetarit serb qëndrimet e Uashingtonit zyrtar para takimit të nesërm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti theksoi se “marrëveshjet e nënshkruara më parë në procesin e dialogut duhet të zbatohen, që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Presidenti Vuçiq tha se pret një takim shumë të vështirë, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kon..

Read More
TË FUNDIT

Lutfi Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për asgjë

Lutfi Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për asgjë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar në lidhej me takimin e nesërme që do të mbahet në Bruksel, në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandr Vuciq.
Haziri, i cili është i caktuar nga LDK-ja për çështjen e dialogut tha se nëse formohet Asociacioni, pa njohje reciproke nga Serbia, atëherë Kosova po jep gjithçka për asgjë.

“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës”, tha Haziri./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ahmeti: Në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve

Ahmeti: Në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve

Erërat e forta që filluan nga mëngjesi i të shtunës, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla janë mjaftë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por në këtë mënyrë mund të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.
Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh, Tahir Ahmeti, i cili theksoi se qeveria duhet të mendojë që në një plan afatgjatë të dijë që të menaxhojë me këto fatkeqësi, qoftë në ndarjen e mjeteve apo pakësimin e këtyre fatkeqësive natyrore.

Ahmeti tha se në raste më ekstreme erërat mund të shkaktojnë rrezikim të jetës së njerëzve, qoftë nga shkulja e drunjtëve apo e shtyllave elektrike.

“Edhe këto fenomene natyrisht hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si te tilla janë mjaftë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Duke filluar nga dëmtimi i shtëpive, pul..

Read More
TË FUNDIT

Varrosen babai dhe e bija njëvjeçare, që vdiqën si pasojë e aksidentit tragjik në Kamenicë

Varrosen babai dhe e bija njëvjeçare, që vdiqën si pasojë e aksidentit tragjik në Kamenicë

Babai 33 vjeçar dhe bija e tij e moshës një vjeçare janë varrosur sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Që të dy vdiqën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

A.E vdiq menjëherë pas aksidentit, kurse foshnja me inicialet O.E., fillimisht u trajtua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

Në aksident e përfshirë ka qenë edhe bashkëshortja e A.E, e cila po trajtohet në spital, pas plagëve të rënda të cilat ka marrë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

Të martën po ashtu do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, mirëpo vende-vende pritet edhe borë.

“Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës zbresin në vlera njëshifrore”.

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja priten të jenë po ashtu me mot të ngjashëm.

Gjatë këtyre pesë ditëve, sipas IHMK-së, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Njoftimi i plotë:

E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në viset malore shi me borë.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende ..

Read More
TË FUNDIT

Shqipëria dhe Mali i Zi nesër do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Mali i Zi nesër do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

Nesër do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, e cila do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë.
Sipas agjendës, në orën 10:30 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa, në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. (Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve nd..

Read More
TË FUNDIT

Gjatë këtij viti pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit

Gjatë këtij viti pritet stabilizimi i çmimeve dhe ulja e inflacionit

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkon nga qeveria një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat, pasi që sipas tij, qeveritë nuk janë duke i kushtuar rendësi kësaj çështje.
Drejtori Zeka thekson se misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen në promovimin e potencialeve për investime dhe eksporte të Kosovës.

Zeka ndër të tjera flet edhe për rritjen e çmimeve, për çka thotë se deri në tremujorin e fundit të këtij viti do të ketë stabilizim të çmimeve.

“Sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës në përgjithësi duket se nuk ka pasur ende një përmirësim përgjatë këtij viti. Ndryshim të vetëm ka pasur tek çmimi i karburanteve, si çmimi i produkteve të energjisë në përgjithësi. Ajo që presim është se deri nga pjesa e tremujorit të fundit të kë..

Read More