Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, komuna: Kushtet atmosferike “ndalën” punimet
Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, komuna: Kushtet atmosferike “ndalën” punimet
Në dhjetor të vitit të kaluar, është vënë gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në komunën e Podujevës, por punimet nuk janë duke u zhvilluar.
Nga komuna thanë se shkak për ndaljen e punimeve ishin kushtet atmosferike, derisa shpresojnë që stacioni i autobusëve të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm. Ministria e Zhvilllimit Rajonal ka ndarë 27 mijë euro këtë vit për ndërtimin e këtij stacioni, derisa kjo shumë nga ministria pritet të rritet vitin e ardhshëm.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi deklaroi se punimet për Stacionin e Autobusëve në Podujevë nuk kanë vazhduar për shkak të temperaturave të ulëta. Sipas tij, punimet priten të përfundojnë përgjatë vitit 2024.
“Stacioni i autobusëve ka filluar si një nevojë e madhe për qytetin e Podujevës, për shkak se stacioni aktual nuk i plotëson kushtet e stacionit. Është një stacion që në bazë të kateg..
Read More