TË FUNDIT

TË FUNDIT

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë nga Themelorja në Mitrovicë barten në gjykatat tjera

Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë nga Themelorja në Mitrovicë barten në gjykatat tjera

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që 83 lëndë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të barten në gjykatat tjera Themelore të Kosovës.
Lëndët në fjalë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, janë bartur në Gjykatat Themelore në Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.

Lajmi për “Betimi për Drejtësi” është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sipas KGJK-së, në këtë bartje janë përfshirë të gjitha natyrat e rasteve gjyqësore, duke përjashtuar rastet e krimeve të luftës.

Ndërsa, në lidhje me periudhën e bartjes së lëndëve në fjalë, KGJK ka njoftuar se do të bëjë një analizë lidhur me ngarkesën e lëndëve dhe numrin e gjyqtarëve në gjykatat dhe departamentet e caktuara, ku lëndët janë bartur dhe do të veprojë sipas nevojës.

Ndryshe, pas dorëzimit të dorëheqjeve nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kjo e fundit në bashkëpunim me KGJK-në kanë kri..

Read More
TË FUNDIT

Kjo është letra e plotë e tre liderëve evropianë dërguar Kurtit, ia permendin Asociacionin

Kjo është letra e plotë e tre liderëve evropianë dërguar Kurtit, ia permendin Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi sot letër nga tre liderët evropianë: Macron, Scholz dhe Meloni.
Në këtë letër udhëheqësit evropianë kërkuan nga Kurti të zbatojë marrëveshjet e vitit 2013 e 2015 në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndër të tjera në letrën e përbashkët të tyre, thuhet se ata mirëpritën deklaratat e liderit kosovar për gatishmërinë për të pranuar propozimin evropian në lidhje me “Marrëveshjen Themelore”.

Macron, Scholz e Meloni u shprehën të bindur marrëveshje është e një rëndësie thelbësore për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Letra e plotë e presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministres italiane dërguar kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia e tij,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Prishtinë

I nderuari kryeministër..

Read More
TË FUNDIT

Suspendohet kapiteni i policisë, nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar rrezik me veturë

Suspendohet kapiteni i policisë, nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar rrezik me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, me gradën kapiten për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”.
Pasi që, i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte bërë vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve, përcjell lajmi.net.

“Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit). Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin. Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

IPK bënë të ditur se zyrtari..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Nuk mbrohen interesat kombëtare pa njohje reciproke

Tahiri: Nuk mbrohen interesat kombëtare pa njohje reciproke

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një postim në Facebook ka thënë se nuk mbrohen interest kombëtare nëse pranohet marrëveshja që nuk ka njohje reciproke me Serbinë.
“Nuk mbrohen interesat kombetare nese pranohet nje marreveshje qe nuk ka njohje reciproke me Serbine!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Read More
TË FUNDIT

Takimi në Bruksel: Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni

Takimi në Bruksel: Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të Kurtit sa i përket propozimit evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Read More
TË FUNDIT

Ditëlindjet e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti shkon për vizita tek familjet e tyre

Ditëlindjet e Adem Demaçit e Astrit Deharit, Kurti shkon për vizita tek familjet e tyre

Në të njëjtën ditë, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shënohet ditëlindja e tyre.
E në kujtim të tyre, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka vizituar familjet e tyre.

Kurti përpos ditës i ka lidhur simbolikisht edhe inicialet e emrave të tyre, A.D.

Ai tha se Demaçi e Dehari do të rrojnë përherë.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, tha Kurti.

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë

Haradinaj kujton Adem Demaçin: Kur shumëkush u dorëzua, ti ishe më këmbëngulës se kurrë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, me rastin e 87-vjetori të lindjes së tij.
Haradinaj ka shkruar se Demaçi mbeti njeri sypatrembur e i drejtpërdrejt pavarësisht se e kaloi gjysmën e jetës prapa grilave.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.

Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt. Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar”, ka shkruar Haradinaj.

Read More
TË FUNDIT

Takimi i nesërm Kurti – Vuçiq, kjo është agjenda

Takimi i nesërm Kurti – Vuçiq, kjo është agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me..

Read More
TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Leposaviq, konkretisht në fshatin Soqanicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Me urdhër te prokurorit trupin i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Read More