Borrell: Palët janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian
Borrell: Palët janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian
Pas takimit trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se liderët e dy vendeve janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian.
Në një konferencë për media, Borrell paralajmëroi publikimin e këtij propozimi.
“Jam i lumtur të lajmëroj që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian i cili e ka titullin propozimi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dh e ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë dhe jo për Bashkimin Evropian, kjo ësht..
Read More