TË FUNDIT

TË FUNDIT

Borrell deklarohet sërish për takimet e sotme: Duhet më shumë punë

Borrell deklarohet sërish për takimet e sotme: Duhet më shumë punë

Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, në mes palës kosovare dhe asaj serbe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borrell është deklaruar sërish.
Borrell shkroi se të dyja palët janë pajtuar që të vazhdojnë përpara me planin franko-gjerman, derisa theksoi se sot janë bërë disa përparime, por që duhet ende shumë punë, transmeton lajmi.net.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë”,shkroi ai.

“Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve, me qëllim finalizimin e diskutimeve për ankesin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të marrëveshjes”./Laj..

Read More
TË FUNDIT

Escobar flet nga Brukseli: Ka ende shumë punë për t’u bërë

Escobar flet nga Brukseli: Ka ende shumë punë për t’u bërë

Emisari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një koment rreth takimit të sotëm disaorësh, mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Teksa me të dalë nga objekti ku zhvillohen punim në Bruksel, ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai për Kanal10 bëri të ditur më tej se më shumë detaje do jepen në një konferencë të nesërme të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, të njëjtën të cilën e kanë bërë të ditur edhe Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për media.

Escobar kujtojmë se qe sot në Bruksel dhe u takua ndaras, me Kurtin dhe Vuçiqin, para përballjes së takimit trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit gojor të propozimit evropian.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Kurtit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit

Abdixhiku: Kurtit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit të Asociacionit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kryeministri i Kosovës sonte u pajtua me propozimin evropian, mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Abdixhiku tha se nga deklarimi i Kurtit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të paprezantuar në Kuvendin e Kosovës u vërtetuan brengat e LDK-së, të bëra tashmë publike.

“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve.Gjithçka përveç njohjes – ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje sot, tashmë e pranuar nga palët.Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Haradinaj: Pranimi i planit franko-gjerman, e arritur e madhe

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.
“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, ka thënë kreu i AAK-së, Haradinaj.

Ai po ashtu ka vlerësuar se po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat ai beson se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!.

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Pacolli: Dy shtete të mëdha do ta njohin Kosovën

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për takimin që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në një intervistë për Euronews Albania, ish-presidenti mendon se Kosova do të dalë e humbur nga këto negociata.

Sipas tij, fituese do të dalë Serbia, e cila do të marrë Asociacionin dhe nuk do ta ketë të nevojshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë.

“Kosova praktikisht mund të ketë marrëdhënie më të relaksuara me Serbinë. Nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia. Mund të ndodhë dhe zoti Kurti duhet të ngulë këmbë që ta evitojë Serbinë, që me mekanizmat e saj po bllokon Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Nuk do të flitet për njohje, shumë keq për Kosovën dhe Serbia do të jetë fituese”, – ka deklaruar Pacolli.

Ai mendon se Serbia do të garanton rrugëtimin e saj drejtë BE-së.

“Fiton Asociacionin e komunave serbe sot. Serbia, në një farë..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Kurti u dorëzua, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Molliqaj: Kurti u dorëzua, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë pas takimit të sotëm trepalësh midis kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq, dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që Kurti është dorëzuar.
“Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEWS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit”.

Molliqaj tha se Kosova tash edhe zyrtarisht është e obliguar ligjërisht që ta pranojë një marrëveshje të dëmshme me Asociacionin në qendër.

“E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”.

“Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezi..

Read More
TË FUNDIT

Kurti flet pas takimeve në Bruksel: Është marrëveshje e cila e vendosë barazinë e palëve

Kurti flet pas takimeve në Bruksel: Është marrëveshje e cila e vendosë barazinë e palëve

Jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit ë Brukselit. Aty, Kurti ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruajë për dakordimin e sotëm rreth planit evropian por sipas tij pala serbe ka refuzuar një gjë të tillë
Shefi i ekzekutivit ka thënë se pala serbe ndonëse u pajtua, nuk pranoi të nënshkruante marrëveshje.

“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejmë dhe është platformë solide për të ecur përpara dhe tash ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci fluturuese siç quhet e por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga me..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Pati pajtueshmëri për planin evropian, por duhen negociata të mëtejme

Borrell: Pati pajtueshmëri për planin evropian, por duhen negociata të mëtejme

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më ndërmjetësim të BE-së.
Borrell tha se fokusi i takimit ka qenë diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”.

“Fokusi i takimit ka qenë diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.Ky është një zhvillimi rëndësishëm dhe sensibilizues sepse tashmë që një kohë të gjatë kemi qenë në menaxhim të krizave, e të fokusuar në krizë pas krize duke provuar të kontrollojmë tensionet në vende të ndryshme.Tashmë po shkojmë jashtë tejkalimit të krizave dhe j..

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Serbia do të jetë fituese

Pacolli: Serbia do të jetë fituese

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për takimin që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në një intervistë për Euronews Albania, ish-presidenti mendon se Kosova do të dalë e humbur nga këto negociata.

Sipas tij, fituese do të dalë Serbia, e cila do të marrë Asociacionin dhe nuk do ta ketë të nevojshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë.

“Kosova praktikisht mund të ketë marrëdhënie më të relaksuara me Serbinë. Nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia. Mund të ndodhë dhe zoti Kurti duhet të ngulë këmbë që ta evitojë Serbinë, që me mekanizmat e saj po bllokon Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Nuk do të flitet për njohje, shumë keq për Kosovën dhe Serbia do të jetë fituese”, – ka deklaruar Pacolli.

Ai mendon se Serbia do të garanton rrugëtimin e saj drejtë BE-së.

“Fiton Asociacionin e komunave serbe sot. Serbia, në një farë mënyre e gara..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Nuk e kam nënshkruar planin evropian, ndonëse u pajtuam, por jemi në rrugë të mbarë

Kurti: Nuk e kam nënshkruar planin evropian, ndonëse u pajtuam, por jemi në rrugë të mbarë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti tha se palët janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritje së fqinjësisë së mirë evropiane.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për çka do të ketë diplomaci të fluturimit që thuhet. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të larta. I falënderoj edhe Borrell edhe Lajçak pra që të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe në një rrugë njëkahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”.

“Unë besoj se është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga të gjithë por është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve , marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë dhe e bashkëpunimit në mënyrë dem..

Read More