TË FUNDIT

TË FUNDIT

Deputetët debatuan deri në orët e vona, Kurti: “Zajednica” nuk kalon në kryeministri

Deputetët e Kosovës deri në orë 2:00 pas mesnate kanë diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi, ku gjatë kësaj kohe pushteti është përplasur me deputetë opozitarë për planin evropian, për të cilin është pajtuar të hënën në Bruksel.

Kryeministri Albin Kurti pasditen e së enjtes u largua nga seanca, por propozoi që të ktheheshin në orën 22:00.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ‘Zajednica nuk kalon’ në kryeministri, ani pse e njëjta ka kaluar në parlament. Shefi i ekzekutivit në seancën për dialogun shtoi se nuk ka ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por opozita ka ndryshuar deklarativisht për të mirë. Ai shtoi se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e ‘Zajednicës’ si parakusht.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por besoj fuqishëm që ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Pra, unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Konkretisht, këtu sulmet që i përjetova veç po i përmend disa deputetë: Blerta Deli..

Read More
TË FUNDIT

​145 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

​145 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore.

Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit.

Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në ..

Read More
TË FUNDIT

​ShBA ishte bërë me himn kombëtar para 92 viteve

​ShBA ishte bërë me himn kombëtar para 92 viteve

Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” himn kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me radhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland.

Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valëvitej ende mbi fortesë.

Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorën.

Fjalët e poemës së zotit Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është himni kombëtar amerikan.

Read More
TË FUNDIT

​Musliu përplaset me Kurtin: Ti je tut edhe në luftë, je veteran mercenar

​Musliu përplaset me Kurtin: Ti je tut edhe në luftë, je veteran mercenar

Kryeministri Albin Kurti e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu janë përplasur në seancën e sotme për dialogun. Kjo e fundit ka kritikuar Kurtin për ndryshime të qëndrimeve, duke e pyetur ‘a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën’. E njëjta po ashtu tha se Kurti është frikësuar të marrë armën në luftë. Ndërkaq, kryeministri ia ka përmendur votën pro “Zajednicës’.
Deputetja e opozitës theksoi se është krenare për çdo vendim që ka marrë në parlament dhe e ka quajtur atë ‘frikacak’.

“Ti je tut edhe në luftë, e din. Të kanë thënë në Qirez, merre automatin, hajde e ke moshën, hyn atje në luftë, ti ke ik ke thënë ‘po shkoj një herë deri në Prishtinë se i kam disa punë atje, e tani kthehem’. Edhe nuk je kthyer më kurrë, se je frikacak. Ka dëshmitarë që kanë qenë me ty, ti nuk ke guxuar automatin me kap në luftë. E sot na shitesh këtu veteran mercenar”, tha ajo.

Duke i kujtuar Musliut votën e saj pro “Zajednicës”, në ..

Read More
TË FUNDIT

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Mbahet mbledhja e Kryesisë. (Kuvendi, salla C301, ora 11:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për media me ç’rast prezanton lansimin e data bazës së re dhe rezultatet e procesit të aplikimit të subvencioneve që ka bërë ministria. (Objekti i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Fushë Kosovë, ora 11:00)

Rreth 40 agjenci turistike kombëtare nga Republika e Turqisë, të njohura me emrin “Türsab”, të cilat janë të njohura në Evropë për sjelljen e turistëve me organizimin e turneve turistike vizitojnë Prizrenin. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren, ora11:00)

Mbahet tryezë diskutimi “Roli i shoqërisë civile pas viteve 2000” si dhe shpallet vullnetari i vitit 2022. (Galeria e Arteve, Ferizaj, ora 14:00)

Read More
TË FUNDIT

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset malore shi dhe borë.
Gjatë kësaj dite mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Po ashtu, parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Read More
TË FUNDIT

Kurti tha se “s’ka ndryshuar”, ia kthen Abdixhiku: Nëse ndryshimi ka formë, ajo je ti

Kurti tha se “s’ka ndryshuar”, ia kthen Abdixhiku: Nëse ndryshimi ka formë, ajo je ti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është përralla e “mosndryshimit” në Kosovë.
Këto komente Abdixhiku i bëri në seancën e natës ku po debatohet për dialogun, derisa komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti kur tha se ai nuk ka ndryshuar përmbajtësisht, por opozita ka ndryshuar deklarativisht.

Sipas tij, “tregimet në orët e vona bëhet shumë të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë.

“Tregimet në orët e vona shumë bëhen të rrezikshme sepse shndërrohen në përrallë, dhe ne sapo pamë një përrallë mbi atë se kryeministri Kurti nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar pra njeriu që ka kërkuar ‘jo negociata – vetëvendosje’, njeriu që ka kërkuar ‘kërkim falje para dialogut’ e që ka përfunduar në një dialog tërësisht pa kushte, njeriu që ka kërkuar ballafaqimin me të kaluarën e ka përfunduar në tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës si ob..

Read More
TË FUNDIT

Kurti harron pikën 10: “Zajednica” nuk kalon në Qeveri

Kurti harron pikën 10: “Zajednica” nuk kalon në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ‘Zajednica nuk kalon’ në kryeministri, ani pse e njëjta ka kaluar në parlament.

Shefi i ekzekutivit në seancën për dialogun shtoi se nuk ka ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por opozita ka ndryshuar deklarativisht për të mirë. Ai shtoi se Serbia ka dështuar të imponojë zbatimin e ‘Zajednicës’ si parakusht.

Shefi i ekzekutivit tha se “Zajednica” edhe pa u zbatuar në terren ka bërë dëme vetëm si ide që është bërë vendim.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por besoj fuqishëm që ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Pra, unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq, por ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë. Konkretisht, këtu sulmet që i përjetova veç po i përmend disa deputetë: Blerta Deliu-Kodra, Arben Gashi, Armend Zemaj, Anton Çuni, Ferat Shala, këta me datën 27 qershor 2013 e kanë votuar ‘Zajednicën’. Më falni, Sala Berisha-Shala, më fal kryetar e he..

Read More
TË FUNDIT

Zemaj për pranimin e planit evropian: Fëmijëve tanë do t’iu duhet ta vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta

Zemaj për pranimin e planit evropian: Fëmijëve tanë do t’iu duhet ta vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e planit evropian, gjegjësisht pikën 7, ka thënë sonte se fëmijëve shqiptarë do t’iu duhet të vizitojnë Manastirin e Deçanit me pasaporta.
Derisa ka folur për pikën 7 të planit evropian, i pranuar nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel, Zemaj ka shtruar disa pyetje për të parin e ekzekutivit.

Sipas tij, me pikën 7 Kosova jo që fiton, por humb.

“Kryeministër, shpjegoje zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe ofrimin e një niveli të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare kulturore serbe. Cilës përvojë konkretisht i referohesh për këtë pikë të ndjeshme, cilës? Për çfarë sigurie po bëhet fjalë, a i keni dhënë kompetencë publiko-juridike? Trego a i keni dhënë statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore? Dil e t..

Read More
TË FUNDIT

Bie nga ndërtesa, vdes tragjikisht një grua në Fushë Kosovë

Bie nga ndërtesa, vdes tragjikisht një grua në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka vdekur në rrethana tragjike.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se viktima ka ndërruar jetë pasi që ka rënë nga lartësia e një ndërtese, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. /Lajmi.net/

Read More