TË FUNDIT

TË FUNDIT

“Serbia e pranoi Kosovën shtet në secilin paragraf, Neni 4 çon në OKB”

“Në secilin paragraf të marrëveshjes Kosova është shtet, Vuçiq mashtroi deputetët dhe qytetarët serbë”, ka thënë Nënkryetarja e Partisë Popullore Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq, duke folur për Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rashkoviq duke folur për gazetën serbe “Nova” e quajti “tallje me mendjen e shëndoshë” që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar këtë marrëveshje.

“Thuhet se Serbia do të njohë të gjitha dokumentet, prej diplomave, gjë që e mirëpres, e deri te pasaportat, gjë që nuk e mirëpres fare, sepse pasaporta është prerogativë shtetërore, është simbol shtetëror”, ka thënë ajo.

Në lidhje me Nenin 4 ku përcaktohet që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, Rashkoviq tha se “Kosova qartazi nuk do të anëtarësohet në Shoqatën e Peshkatarëve, por në Kombe të Bashkuara”.

“Kur pranoni një copë letre të tillë si kreu i shtetit, zbatimi do të thotë zbatim i asaj ..

Read More
TË FUNDIT

Përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve amerikane në Kosovë, presidentja lajmëron takim me ta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë përfaqësues të qeverisë amerikane dhe zyrtarë të bizneseve.

“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit”, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Read More
TË FUNDIT

“Dreqi t’hangtë, s’e le asnjë qershi pa e hongër”, deklarata e Musliut që e shkriu së qeshuri Kurtin

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaratat e tij për seancat që mbaheshin gjatë natës, në kohën kur ai ishte në opozitë.

“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni”. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.

Read More
TË FUNDIT

Vetëvriten një burrë dhe një grua, policia jep detaje

Vetëvriten një burrë dhe një grua, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë vetëvrare dje në Kosovë.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është vetëvrarë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Edhe në Fushë Kosovë një grua mbrëmë i dha fund jetës duke u hedhur nga një objekt banesor.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftim 24 orësh.

Read More
TË FUNDIT

Osmani takon një delegacion të zyrtarëve dhe bizneseve amerikane

Osmani takon një delegacion të zyrtarëve dhe bizneseve amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas njoftimit, takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.

Sipas njoftimit, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, i cili nis në orën 12:00.

Read More
TË FUNDIT

Marsi sjell magjinë në ETC

Marsi sjell magjinë në ETC

Marsi sjell magjinë në ETC nga data 3 deri me 9 mars.
Event dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme dhe Risi në shumë artikuj.

Shfleto Fletushkën Online: https://bit.ly/3Zc1ee7

Bleni më shumë e shpenzoni më pak nga ofertat e përzgjedhura me zbritje deri në 50% dhe rreth 30 artikuj me gratis.

Për konsumatorët e ETC , kjo javë do të jetë më argëtuese nën përcjelljen e aktiviteteve magjike. Rreth 5000 dhurata, mundësi të jeni fitues i çasteve magjike të 50 shportave falas apo shpërblimeve automatike.

Edhe për fëmijë do të ketë shumë dhurata dhe surpriza .

Ofertat mund t’i përcjellni përmes faqes zyrtare www.etc-ks.com

Direkt në linkun e fletushkës Online: https://bit.ly/3Zc1ee7

Në Faqën Zyrtare në Facebook : https://www.facebook.com/etcks/

Dhe në kanalin zyrtar në YouTube: https://bit.ly/34oDmr7

Me pak magji , ju do të kurseni shumë në ETC

Read More
TË FUNDIT

Avokati: Vrasësi Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë, nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij

Avokati: Vrasësi Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë, nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën autorin e vrasjes së tre grave dhe të plagosjes së tre të tjerave në Tiranë duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë.
“Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara , të rri brenda mureve të shtëpisë. Këto martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje ishte shumë e mirë ,. Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej që të ulte gjakrat. Hutra ishte njeri krejt ndryshe”, tha Vishaj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

Vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet, kishte probleme skizofrenie siç tregoi Vishaj, pasi nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij.

“Ky asnjëherë nuk e pranonte që fëmija është i imi. Këto janë probleme të psiko-motorit që vuan ai sepse ..

Read More
TË FUNDIT

​Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë mbahet më 10 mars

​Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë mbahet më 10 mars

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 10 mars do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.
Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 2 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Policia konfiskon tri armë në rajonin e Mitrovicës

Policia konfiskon tri armë në rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës dje në rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar tri armë zjarri.
Në rastin e parë, sipas njoftimit të policisë, policia ka identifikuar të dyshuarin me inicialet D.H., 21-vjeçar i cili kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” një video duke shtënë me armë. I njëjti është arrestuar dhe i është konfiskuar arma e llojit pistoletë (me gas), ndërsa pas procedurave policore është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në rastin e dytë, njësia policore gjatë patrullimit në Vushtrri në orët e pasdites së djeshme kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në bagazh kanë gjetur një armë gjuetie për të cilën personi nuk posedonte autorizim. I dyshuari, 55-vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor ndërsa arma është konfiskuar.

Ndaj të njëjtit është iniciuar gjithash..

Read More
TË FUNDIT

Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në disa komuna ku u arrestuan 15 persona të dyshuar

Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në disa komuna ku u arrestuan 15 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në disa autosallone dhe lokacione në komuna të ndryshme të vendit.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se njësitet policore në koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri, shkruan lajmi.net.

“Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,99..

Read More