TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kokaj për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Gjuha e trupit për t’u lakmuar, pranojeni – vëlla i yni është

Kokaj për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Gjuha e trupit për t’u lakmuar, pranojeni – vëlla i yni është

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka folur me tone hiperbolizuese për takimin e kryeministrit Kurti me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Kokaj tha “gjuha trupore”, “gjuha intelektuale” e Kurtit është për t’u lakmuar nga të gjithë, shkruan lajmi.net.

Madje ai tha se kjo duhet të pranohet edhe nga oponentët e Kurtit.

“Gjuha e tij trupore, gjuha intelektuale me të vërtetë është për t’u lakmuar. Pse s’po e pranoni, tek e fundit vëlla i yni është. Vuçiqi dul i kërrusur, mezi fliste”, tha Kokaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“S’po ndalen kokorisjet” – Nervozohet Selmanaj në Kuvend: A po i bjen që je kanë me Millosheviqin?

“S’po ndalen kokorisjet” – Nervozohet Selmanaj në Kuvend: A po i bjen që je kanë me Millosheviqin?

Debat i zjarrtë për dialogun ka vazhduar në Kuvend edhe në orët e vona të natës së sotme.
Teksa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj fliste, ndaj tij ndërhynë kolegët e tij nga VV, ndërsa një gjë e tillë shkaktoi nervozizëm tek Selmanaj, shkruan lajmi.net.

“Po e shoh që edhe në orë të vona kokorisjet s’po ndalen”, tha fillimisht ai.

Selmanaj tutje kritikoi ashpër Kurtin edhe për shprehjen e kushteve për Asociacionin dhe më pas “harrimin” e tyre kur doli pro planit evropian në Bruksel

“Më thuni a e ka thanë ky kryeministër që unë nuk e pranoj këtë plan pa këto kushte dhe më thuani cila nga këto kushte kanë reflektuar në këtë dokument. S’po du mu kthy tek kushtet që i ka pasë më 2008 e 2009, sepse ato janë harru, nuk përmenden”, tha ai.

Selmanaj gjithashtu tha se përderisa Kurti dhe partia e tij akuzonin ish-liderët për “tradhëti”, këtë nuk po e bën opozita e tanishme për Kurtin.

“A po..

Read More
TË FUNDIT

Publikohen pamjet: Momenti kur Dan Hutra qëllon për vdekje dy gratë

Publikohen pamjet: Momenti kur Dan Hutra qëllon për vdekje dy gratë

Në fillim 2 të shtëna dhe më pas 4 breshëri. Dan Hutra ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa e më pas ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura.
Gazetari Spartak Koka ka sjellë në emisionin “Opinion” një video ekskluzive të siguruar nga një kamera sigurie, që tregon pikërisht momentin e vrasjes.

“Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës”, tha ai.

“Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do shkonte, ndaj nuk ka patur mundësi policia që ta kapte. Në një nga audiot dëgjohen edhe përplasjet e policisë me banorët për vonesën, por kjo është justifikuar me pamundësinë për ta gjetur rrugicën brenda zonës. Ka qenë një punonjëse policie që ka shtëpinë afër zonës që i ka ndihmuar patrullat me lokalizimin e saktë të vendngjarjes”, tha Koka.

Read More
TË FUNDIT

Kështu duket nga brenda Gjykata Speciale, askund asnjë simbol i Kosovës

Kështu duket nga brenda Gjykata Speciale, askund asnjë simbol i Kosovës

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova duke shpjeguar nga hapësirat e kësaj gjykate dhe funksionin e tyre.
Para kamerës së televizionit, ajo ka shpjeguar se pse askund në objekt nuk ka një simbol të shtetit të Kosovës.

“Ne i kemi vetëm flamujt tanë. Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç e dini, operojnë me sistemin juridik të Kosovës, por korniza ligjore e tyre e mundëson që të operojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e Kosovës dhe gjithashtu nga çfarëdo aktori i jashtëm. Pra ne këtu nuk kemi flamur të shtetit të Kosovës”, është shprehur Griep.

“Gjithashtu na pyesin shpesh, sepse besoj se ka një ligj në Kosovë, i cili parasheh që disa institucione të caktuara duhet t’i kenë simbolet e Kosovës, pra për Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur Kuvendi e ka aprovuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në atë..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa: Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Mustafa: Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se faji për marrëveshjen me për Asociacionin nuk mund t’i lihet atij dhe se ish-presidenti Hashim Thaçi ka gënjyer.
Mustafa thotë se marrëveshja e parë është marrëveshje për themelimin e Asociacionit atë që e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota.

“Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxha, rrejshin haptas sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e asociacionit. Ka shkuar në Kuvend dhe është ratifikuar me 84 vota dhe është ratifikuar me ligj dhe pastaj Kuvendi e ka ratifikuar me ligj marrëveshjen dhe presidentja e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin për marrëveshjen e parë. Kështu që marrëveshja e parë është ligj, jo vetëm marrëveshje”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Po ashtu, Mustafa..

Read More
TË FUNDIT

Gjuriqi s’harron të flas keq për Kosovën as “në fund të botës”, hedh disa akuza në takim me kongresmenin

Gjuriqi s’harron të flas keq për Kosovën as “në fund të botës”, hedh disa akuza në takim me kongresmenin

Marko Gjuriq, dikur drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tani ambasador i shtetit të tij në SHBA, nuk e ka harruar zakonin e tij. Edhe në Amerikë, ai vazhdon të bëj propagandë kundër Kosovës.
Mediat e Beogradit raportojnë për një takim të Gjuriqit me kongresmenin Thomas Keen në SHBA, shkruan lajmi.net.

Ato tregojnë se si Gjuriqi i është ankuar atij se Kosova nuk po i përmbush obligimet e veta të dala nga marrëveshjet e Brukselit.

“Këto veprim minojnë atmosferën e dialogut dhe nuk janë shenjë e një afrimi serioz për dialogun”, citohet të ketë thënë Gjuriq në takimin që ka zhvilluar me kongresmenin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Deharit i fut “në një thes” Berishën, Abazin e Xhelilin, ua dërgon një porosi për rastin e Astritit

Nëna e Deharit i fut “në një thes” Berishën, Abazin e Xhelilin, ua dërgon një porosi për rastin e Astritit

Nëna e Astrit Dehari, Xhemile Dehari, ka kërkuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, që të mos e përdorin rastin e djalit të saj për qëllime politike.
Ajo në Debat Plus, së pari e ka përmendur deputetin Haki Abazi, për të cilin tha se për problemet e tij me VV-në e ka përdorur emrin e Astrit Deharit.

“Haki Abazi, e përmendi Astritin për zhdukjen e mostrave, dhe tha i kam incizimet, janë vjedhur disa epruveta. Mendova që doli një njeri që po na tregon diçka të re. Nuk tha asgjë. E kish përdor rastin e Astritin për problemet e veta që i kish pas me VV-në. Problemet që i kanë, a me VV-në, jo ta përdorin rastin e Astritit”, ka thënë ai.

Ajo foli edhe për deputeten e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, për të cilën tha se nuk i takon ta përdor politikisht emrin e djalit të saj.

“Pastaj, reagimin e LDK-së, e morën rolin e Sylë Hoxhës së 2016. Po flas për Doarsa Kicën. Asaj vajze i..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Marrëveshja me Serbinë s’ka validitet nëse nuk ratifikohet në Kuvend

Krasniqi: Marrëveshja me Serbinë s’ka validitet nëse nuk ratifikohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Është një marrëveshje që thotë, në ditën e publikimit të saj u pa që emrin e dakorduar e ka ‘’Marrëveshja për rrugën e normalizimit’, në draft është quajtur ‘Marrëveshja bazë’, por është teksti pothuajse i njëjtë nga versionet e më hershme, ne dhe sot në Kuvend i kishim të paqartë se çka ka negociuar kryeministri Kurti, cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur “, tha ai për RTK Prime.

Lideri i partisë opozitare, tha se edhe pas 12 viteve dialogu fatkeqësisht është njëri ndër prioritetet.

“Prioritetet për qeverinë e Kosovës, duhet të jenë të gjitha ato fusha që kanë ndikim për jetën e qytetarët e Kosovës, Kryeministri ka thënë se dialogu nuk është prioritetet në 7 apo 8 ..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa: Këto janë dy argumentet që tregojnë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”

Mustafa: Këto janë dy argumentet që tregojnë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë dy argumente që dëshmojnë se kryeministri aktual, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin.
I pari, sipas Mustafës është fakti se ai nuk ka ndërmarrë veprime për anulimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së vitit 2013 që e obligon Kosovën ta bëj Asociacionin, shkruan lajmi.net.

I dyti, siç thotë ai, është fakti se ai “pa bërë zë” e ka pranuar planin franko-gjerman, e i cili në pikën 10 thotë se palët pa asnjë kundërshtim do të implementojnë marrëveshjet e kaluara.

“Janë dy argumente se Kurti e ka pranuar Asociacionin (Zajednicën). E para se ai nuk ka marrë veprime për anulimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2013, i cili e obligon Kosovën ta bëjë asociacionin; E dyta se e ka pranuar, pa bërë zë , dokumentin franko -gjerman, në të cilin pika 10 thotë se palët pa asnjë kundërshtim do të implementojnë të gjitha maarrëveshjet. Aq..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata merr një vendim për Ervis Martinajn, ani pse ky është ende i zhdukur

Gjykata merr një vendim për Ervis Martinajn, ani pse ky është ende i zhdukur

Gjykata e lartë ka refuzuar kërkesën e Ervis Martinajt për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Bëhet fjalë për arrestimin e Martinajt në vitin 2018 pas ngjarjes në ish Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabian Gaxha dhe u plagos, Eljo Hato dhe vetë Martinaj.
Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.

Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në Apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm. Pak kohë më parë me kërkesë të SPAK, Martin..

Read More