Nga prilli rryma shtrenjtohet për 14%, KEDS-i kërkoi rritje të çmimit për mbi 50%
Nga prilli rryma shtrenjtohet për 14%, KEDS-i kërkoi rritje të çmimit për mbi 50%
Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike për 14 për qind, kështu ka thënë kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, i cili ka theksuar se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i raportit konsultativ ende nuk është final.
Kryesuesi i ZRrE-së, Fejzullahu ka thënë për KosovaPress se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet tjera relevante.
Ai, më tej ka thënë se në rast se ka komente të arsyeshme nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë.
“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërruar në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind… Ne duhet edhe një herë me i shqyrtuar komentet, pasi t’i shqyrtojmë komentet dalim me përgjigje ndaj këtyre koment..
Read More