TË FUNDIT

TË FUNDIT

S’mjaftojnë qentë endacakë, shfaqen edhe derrat e egër në Gërmi

S’mjaftojnë qentë endacakë, shfaqen edhe derrat e egër në Gërmi

Vizituesit e Parkut të Gërmisë, përveç problemit të qenve endacakë tanimë duket se do t’i kenë disa telashe tjera.
“Vrojtuesit e Lagjes”, ka publikuar një video në të cilën shihet se si në këtë park tanim janë shfaqur edhe derrat e egër, shkruan lajmi.net.

Videoja është incizuar gjatë natës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbi 42 mijë kosovarë emigruan gjatë 2021-tës, shumë pak u kthyen

Mbi 42 mijë kosovarë emigruan gjatë 2021-tës, shumë pak u kthyen

42 700 qytetarë të Kosovës kanë migruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rikthyer. Migrimi “neto”, në këtë vit kur shkaku i pandemisë kishte ende vështirësi për termine për viza, është 38 mijë kosovarë.
Këto shifra i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve migrojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse ka thënë se ka edhe nga ata që migrojnë në vende më të largëta, si ShBA etj.

“Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vog..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Kurti kalkuloi gabim, degradoi dialogun dhe Kosova s’përfiton asgjë

Çitaku: Kurti kalkuloi gabim, degradoi dialogun dhe Kosova s’përfiton asgjë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se neni shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sipas saj, i njëjti i jep autonomi serbëve të Kosovës, ndërkaq edhe hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.
Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë, derisa shton se s’ka asgjë konkrete për përfitimet e mundshme të Kosovës nga marrëveshja e dakoduar me Serbinë.

“Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregullu..

Read More
TË FUNDIT

Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

“Ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqev..

Read More
TË FUNDIT

Rreshtohen 784 ushtarë të Kosovës: Formojnë portretin e Adem Jasharit

Rreshtohen 784 ushtarë të Kosovës: Formojnë portretin e Adem Jasharit

Për nder të Epopesë së UÇK-së që shënohet më 5,6 dhe 7 mars, 784 ushtarë të Kosovës janë rreshtuar në kazermë duke formuar portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Një video nga disa kënde e këtij veprimi të FSK-së është publikuar nga vet Forca e Sigurisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

E njëjta është shoqëruar me tingujt e këngës ikonë të Shkurte Fejzes, “Mora Fjalë”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shkatërrohet banda e kokainës, 16 shqiptarë dënohen me 86 vite burg

Shkatërrohet banda e kokainës, 16 shqiptarë dënohen me 86 vite burg

Një bandë prej 16 shqiptarësh që shisnin kokainë janë dënuar për më shumë se 86 vjet.
Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me tre numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një ‘operator’ i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin, raporton Euronews.

Operatori më pas kontaktonte një ‘korrier’, i cili përdorte një numër tjetër, dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe merrte paratë.

Megjithatë, aktiviteti kriminal i grupit, u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).

Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milion £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë operacionit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia.

EMRAT:

Besfort Agaj, 30 vjeç, i cili u deklarua për furnizim me drogë të klasit A ​​- kokainë, u dënua me tetë vjet.

Liridon A..

Read More
TË FUNDIT

“Qytetarët po varfërohen” – Akuza për shtrenjtimin e rrymës, KEDS-i thotë se pati shpenzime

“Qytetarët po varfërohen” – Akuza për shtrenjtimin e rrymës, KEDS-i thotë se pati shpenzime

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prill 2023.
Derisa partia në pushtet, Vetëvendosje e arsyeton këtë shtrenjtim me “koston e furnizimit me energji elektrike”, depuetë të LDK-së dhe AAK-së thanë për Ekonomia Online se shtrenjtimi i rrymës, në kohën kur Kosova përballet me krizë enorme ekonomike dhe të inflacionit, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

Nga ZRrE-ja kanë thënë se afati për pranimin e komenteve është mbyllur të premten, ndërsa kanë thënë se nuk kanë pranuar komente nga asnjë palë e interesit.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 1 prill 2023. Vlerësimet preliminare te prezantuara në Raportin Konsultativ tregojnë se është e nevojshme një rritje rreth 14 për qind. Koha për pranimin e komenteve ka qenë deri më 3 mars 2023. Nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”,..

Read More
TË FUNDIT

Rast i rëndë në Kaçanik: Burri sulmon seksualisht vajzën e mitur

Rast i rëndë në Kaçanik: Burri sulmon seksualisht vajzën e mitur

Një rast i rëndë është raportuar para dy ditësh në Kaçanik.
Atje, një person është denoncuar në polici nën dyshimin për sulm seksual, shkruan lajmi.net.

Aktin, ky burrë e ka kryer ndaj një vajze të mitur.

Policia thotë se në lidhje me rastin nuk ka ende të arrestuar teksa hetimet vazhdojnë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori gjerman: As që mund të merret me mend një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Ambasadori gjerman: As që mund të merret me mend një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka folur sërish për temën “më të nxehtë” politike të ditëve të fundit në Prishtinë, atë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai për RTK-në ka thënë se Kosova ka marrë përsipër obligimin për Asociacionin, mirëpo që partnerët e Kosovës e kanë parasysh shumë qartë një çështje, shkruan lajmi.net.

Rohde thotë se vendet e QUINT-it nuk lejojnë “Republikë Serbe” në tokën e Kosovës.

“Tani unë nuk dua të deklarohem për gjëra hipotetike, por mund të them një gjë: ka një obligim që është marrë përsipër më herët për Asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikim..

Read More