TË FUNDIT

TË FUNDIT

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apelon policia. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hamza për planin franko-gjerman: S’është në rregull kur dikush ta bën draftin

Hamza për planin franko-gjerman: S’është në rregull kur dikush ta bën draftin

Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për përpjekjet e intesifikuara për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Hamza, i cili ishte pjesë e qeverive të kaluara si ministër, ka thënë se kjo qeveri po pranon marrëveshje që dikur i kundërshtonte me zell.

Madje, ai tha se janë humbur 10 vite kundërshtim, për t’i pranuar po ato të njëjtat.

“Nëse vimë me një situatë që nuk ka më të mirë se kjo, shtrohet pyetja pse i humbëm 10 vjet”, ka thënë Hamza në T7.

Gjithashtu, Hamza ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, që vjen si propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai ka aluduar që qeveria e Kosovës ka pasur pak gisht në hartimin e tij, apo fare.

“Nuk është në rregull kur dikush tjetër ta bën draftin”, është shprehur ai.

“Unë kam pasur qasje në dokumentin paraprak dhe në krahasim me këtë që është publikuar, nuk ..

Read More
TË FUNDIT

Mbetje mortore të 300 personave mbesin që 20 vite në IML

Mbetje mortore të 300 personave mbesin që 20 vite në IML

Që dy dekada kanë mbetur pa u identifikuar mbetjet mortore të rreth 300 personave të cilat ruhen në frigoriferët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Zyrtarët e këtij instituti besojnë se identifikimi i tyre do të ulte numrin e të zhdukurve forcë, meqë më herët pikërisht nga mbetjet mortore ishin identifikuar disa raste.
Çështja e identifikimit të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në vend, është shumë e rëndësishme për këtë institut, raporton RTK.

Më të vështirë e bëjnë punën familjarët e personave të zhdukur të cilët hezitojnë të japin një pikë gjak për të verifikuar nëse ato u përkasin familjarëve të tyre.

Për këtë, Ditor Haliti, zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka një apel.

“Kjo lidhet me dhënien e mostrave të gjakut të familjeve sidomos me ato familje që pas luftës që i kanë identifikuar në mënyrë të ashtuquajtur tradicionale dhe duke marrë parasysh që kanë mundur të ndodhin gabime në të kal..

Read More
TË FUNDIT

Vdes në QKUK i burgosuri, po vuante dënimin në Dubravë

Vdes në QKUK i burgosuri, po vuante dënimin në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur sot rreth orës ‪17:52, ndërsa personi që ka ndërruar jetë (R.S), ishte i lindur në vitin 1959.

Nga pranimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.

“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë. Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për vlerësim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e së..

Read More
TË FUNDIT

“Unioni i Komunave Pakicë” – Ky është emri që ka propozuar Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe?

Mediumi opozitar serb Nova.rs ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, një emër të ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas burimeve të Nova.rs në takim Kurti ka thënë se Asociacioni s’mund të quhet “i komunave me shumicë serbe”, sepse kjo prezanton një strukturë monoetnike që nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Prandaj, sipas mediumit serb, Kurti ka deklaruar se ka një emër të ri për Asociacionin.

“Kurti propozoi që të jetë Unioni i Komunave Pakicë”, shkruan mediumi, por “presidenti serb Aleksandër Vuçiç e hodhi poshtë këtë mundësi”.

Po sipas të njëjtit medium Kurti ka folur në takim edhe për gjashtë kushtet e tij, por ka cekur se më e rëndësishmja është që Asociacioni të mos ketë ne emër referencë njëetnike.

Read More
TË FUNDIT

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Me të, ai tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të natës duke vozitur i dehur

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të natës duke vozitur i dehur

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apelon policia. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Frashëri i PSD-së “i gjuhet” Kurtit, thotë se Vuçiqi ia mundësoi “një të mirë”

Frashëri i PSD-së “i gjuhet” Kurtit, thotë se Vuçiqi ia mundësoi “një të mirë”

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, kryeministri ende nuk ka negociuar për datat e që pritet të negociojë.

“Nuk e di a do të ketë firmosje saktësisht në fund të muajit mars, mirëpo unë çka e di që patjetër do të ketë firmosje. Nuk ka kuptim me hy në këtë proces me thonë e pranojë marrëveshjen dhe mos me vendos firmën në fund. Çka është kryesorja është që Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin. Çka nuk ka negociuar Kurti ende e që pritet të negociojnë janë datat”, tha ai në Tëve 1.

Po ashtu, Krasniqi tha se Kurti po bën lojë me opinionin publik dhe se sipas tij, çdo herë ka më pak kërkesë për njohje.

“Ai e ka pranuar marrëveshjen. Ai po do të thotë që Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen, kështu që kjo është e mirë për Kosovën. Këtë ia mundësoi Vuçiqi që kur ta pranojë Serbia të thonë a po e shihni..

Read More
TË FUNDIT

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje deputetes së partisë së saj, Ganimete Musliu, pas fjalimit të mbrëmshëm në Kuvend.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se forma se si po gjykohet Musliu është racizëm kulturor ndaj Drenicës, shkruan lajmi.net.

Ajo shton se Musliu as nuk ka sharë as nuk ka ofenduar askënd, e madje as nuk ka hedhur gurë e gaz lotsjellës.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, tha Çitaku.

Ndryshe, në seancën e mbrëmshme, Ganimete Musliu iu drejtua kryeministrit Kurti me fjalët “dreqi të hangtë Albin, nuk le qershi pa hangër”, duke iu referuar parimeve të shkelura të të parit të Qeverisë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe tas..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, 16 modele po shqyrtohen

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj.

Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Në një intervistë për “Atlantic Council”, Lajçak ka thënë se për Asociacionin Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord se si do të jetë e se si nuk duhet të jetë. “Nuk duhet të kemi frik nga diçka që s’është ende në agjendë, në procesin e dialogut.

Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, ka thënë ai duke shtuar se si ndërmjetësuese BE-ja është “garantuese që çka do që pajtohet duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin..

Read More