TË FUNDIT

TË FUNDIT

Bislimi i takon disa deputetë grekë, u thotë se Kosova synon ta forcojë miqësinë me Greqinë

Bislimi i takon disa deputetë grekë, u thotë se Kosova synon ta forcojë miqësinë me Greqinë

Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, ai tha se kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”, u tha në..

Read More
TË FUNDIT

Rugovasit s’i duan pronat private në Parkun “Bjeshkët e Nemuna”, kërkojnë të hiqen nga plani

Rugovasit s’i duan pronat private në Parkun “Bjeshkët e Nemuna”, kërkojnë të hiqen nga plani

Plani Hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për ta shndërruar zonën e Rugovës në një park nacional ka shfaquar pakënaqësi te rugovasit. Banorët kërkojnë që mos të vendoset ky plan, të ndryshohet ligji dhe prej ligjit të hiqen pronat private nga parku nacional. Ndërsa, nga komuna thanë se duhet ta mbrojnë edhe interesin e banorëve, por njëkohësisht edhe parkun.
Qytetari nga Peja, Veton Mujaj tha për KosovaPress se mbi 330 persona në një debat publik njëzëri ishin kundër planit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, por siç tha ai, duket se ka hasur në vesh të shurdhër.

“Ne kemi të bëjmë me një ligj, ligjin për Parkun nacional të Bjeshkëve të Nemuna, i cili është miratuar në vitin 2013 dhe është futur në fuqi në vitin 2015. Prej asaj kohe nuk ka pasur ndonjë veprim të caktuar te aktit nën ligjor. Unë e shoh këtë si një akt nën ligjor të ligjit për park nacional….Problem..

Read More
TË FUNDIT

Gjendet i vdekur ferizajasi që ishte zhdukur para një jave, dyshohet se bëri vetëvrasje

Gjendet i vdekur ferizajasi që ishte zhdukur para një jave, dyshohet se bëri vetëvrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vetëvrarë, personi i cili para disa ditësh ishte raportuar i zhdukur.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Ferizaj, Leonard Mahmuti, i cili më 28 shkurt kishte dalë nga shtëpia në mesnatë dhe nuk ishte kthyer më, shkruan lajmi.net.

Policia ka thënë se në konkludimin për vetëvrasje, kanë arritur pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe rrethanave.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Vetëvrasje në Ferizaj

Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e..

Read More
TË FUNDIT

Hoti rikujton pesë të këqijat e ditëve të fundit në Kosovë, drejton gishtin kah Qeveria

Hoti rikujton pesë të këqijat e ditëve të fundit në Kosovë, drejton gishtin kah Qeveria

Deputeti i LDK-së, ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka kujtuar disa nga zhvillimet negative të ditëve të fundit në Kosovë.
Ndër to, ai ka përmendur faktin se nga 1 prilli do të shtrenjtohen për 14% faturat e energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, ai ka përmendur faktin e rritjes së faturave të tatimit në pronë, pastaj mbetjen pa bord të Trustit Pensional, si dhe mbetjen pa Guvernator të Bankës Qendrore.

Hoti gjithashtu rikujton se që një vit Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional dhe miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë nuk ka se kush t’i mbikëqyr.

Postimi i plotë i Hotit:

Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.

Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.

Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.

Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.

Ka një vit që K..

Read More
TË FUNDIT

“Vëllezërit e mi” – Zbulohet letra emocionale e ish-kongresmenit amerikan për krerët e UÇK-së

“Vëllezërit e mi” – Zbulohet letra emocionale e ish-kongresmenit amerikan për krerët e UÇK-së

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u kishte dërguar letër ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë si rezultat i nëj aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Specializuar.
Në letrën e tij Hall iu është referuar krerëve të UÇK-së si vëllezër dhe ka shkruar se që kur ishte ndarë nga takimi me ta, s’ka rreshtur së luturi.

Hall ka treguar se si familjarë të krerëve të UÇK-së e kanë kontaktuar për t’ia uruar ditëlindjen.

“Shumë nga anëtarët e familjes suaj më kanë kontaktuar në ditëlindjen time me përshëndetje dhe falënderime të mrekullueshme. Ishte vërtet emocionuese për mua”, ka shkruar Hall.

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, javë më parë së bashku me kongresmenin amerikan Tony Hall, kishin vizituar në Hagë ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është letra e plotë e ish-kongresmenit dhe ambasadorit am..

Read More
TË FUNDIT

Bërnabiq e kënaqur: Ndërkombëtarët më të zëshëm se kurrë për formimin e Asociacionit

Bërnabiq e kënaqur: Ndërkombëtarët më të zëshëm se kurrë për formimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vlerësuar se sulmet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë të 27 shkurtit në Bruksel, e vështirësuan pozitën e Serbisë në negociata.
Bërnabiq tha për televizionin Pink se ato sulme u rritën rreth takimit në Bruksel dhe se “koalicioni antishtetëror bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për ta vështirësuar pozitën e Serbisë”.

“Fakti që duan ta dobësojnë Vuçiqin për çështjen e Kosovës dhe Metohisë duhet kuptuar si dobësim i pozitës së Serbisë”, tha ajo, shkruan N1.

Kryeministrja serbe deklaroi se Vuçiq nuk ka nënshkruar asgjë në Bruksel (marrëveshje për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), por se ka përsëritur vijat e kuqe të palës serbe, pra kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe mosnjohjen e pavarësisë.

Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare, e cila po merr pjesë në negociata, në këto momente ësh..

Read More
TË FUNDIT

Kurti deshi ta nënshkruaj planin më 27 shkurt, Vuçiq jo, Lajçak zbulon qëndrimin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim në “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel ku Kurti dhe Vuçiq u dakorduan për propozimin frako-gjerman.

Lajçak ka foluër për diskutimin që është bërë rreth çështjes së nënshkrimit të propozimit evropian po atë ditë në Bruksel, kërkesë kjo që kishte ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ishte refuzuar nga Aleksander Vuçiq.

Emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka menduar që një gjë e tillë do të ishte e parakohshme, meqë dokumenti me 11 nenet pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike sesa marrëveshje obligative.

“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thën..

Read More
TË FUNDIT

Rreth 7 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës jetojnë në Kosovë pa shtetësi

Rreth shtatë mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilat që prej vitit 1999 jetojnë në Kosovë, nuk kanë marrë ende shtetësinë kosovare.

Kështu deklaroi për “Arbresh.info”, Enver Haziri nga zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të Komunës së Gjilanit.

Ai thotë se janë duke shqyrtuar mekanizmat për zgjidhjen e problemit derisa e vlerëson angazhimin e Qeverisë Kurti për sa i përket çështjes së shtetësisë për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Sipas tij, spastrimi etnik që vazhdon të e bëj Serbia për këta shqiptar po ndodh në sytë e Bashkimit Evropian për të cilën sipas tij bien ndesh me parimet evropiane.

“Është e rëndësishme të theksohet se mungesa e dokumentacionit është një ndër sfidat e jashtëzakonshme që po e bartin mbi supe qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Kosovë tash e 23 vite pas dëbimit, sepse deri më tani kanë qenë në mëshirë të askujt, shteti okupues serb vazhdimisht po i diskriminon duke i pasivizuar këta qytetarë dhe të njëjtit i po i fshinë nga libra..

Read More
TË FUNDIT

Mësuesit kosovarë s’duan të testohen, thonë se “është nënçmim për punën e studimet”

Mësuesit kosovarë s’duan të testohen, thonë se “është nënçmim për punën e studimet”

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.
Në një deklarim për Ekonomia Online, Jasharaj tha se nuk duhet nënçmuar studimet që mësimdhënësit kanë bërë ndër vite dhe që janë testuar vazhdimisht. Ndërsa shtoi se pajtohen që të ketë më shumë inspektorë të arsimit.

“Nuk mendohet as në MAShT, e askund që të ketë eventualisht ndonjë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, as s’ka ndodhë e as kurrë nuk do të ndodhë. Nuk do ta lejojmë kurrë sepse është nënçmim për punën, për studimet që këta njerëz kanë bërë në fakultete dhe janë vlerësuar e testuar dhjetëra herë, por po insistojnë bashkë me MAShTI-n”, u shpreh Jasharaj.

“Uroj që edhe ata ta kenë këtë mendim të shtohet numri i inspektorëve profesionalë, të cilët do të vizitonin shkollë më shkollë, do të shihnin si punojnë mësimdhënësit, do të shihni..

Read More