TË FUNDIT

TË FUNDIT

“Çdo ditë më është kujtuar që i përkas komunitetit rom”

“Çdo ditë më është kujtuar që i përkas komunitetit rom”

Edukimi është një ndër metodat e organizatës Roma Versitas Kosovo për të luftuar diskriminimin në shoqërinë kosovare. Përmes bursave dhe projekteve të ndryshme, nga viti 2017 deri sot, organizata ka arritur t’i ketë në listat e saj rreth njëmijë studentë të këtyre komuniteteve, nga pesë sa ishin në fillimet e aktiviteteve.
“Në baza ditore, çdo ditë kur kam shkuar në shkollë, nëse unë kam harruar që i përkas komunitetit [rom] dikush ma ka kujtuar, [më kanë thënë] më pak i bardhë ose më pak i verdhë ose të tjera. Jo pse një shok i klasës e ka ditur botëkuptimin e asaj se pse më drejtohet mua ashtu, por për vite me radhë jemi parë si njerëz, të cilët e kanë një stil tjetër të jetesës”.

Kështu thotë Fatlum Kryeziu, pjesëtar i komunitetit rom nga qyteti i Prizrenit, i cili përtej paragjykimeve dhe diskriminimit të shoqërisë, është përkushtuar të vazhdojë shkollimin universitar edhe jashtë vendit. Pas studimeve në Vjenë, Kryeziu ësht..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e rrezikshme dhe lëshim i madh

Abdixhiku: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e rrezikshme dhe lëshim i madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 33-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjilan, deklaroi se ndarja e rrugëve përfundimisht me Serbinë është interes nacional për Kosovën.
Ai tha se duhet të merret ky rrugëtim me guxim.

“Çështja e padiskutueshme, më rëndësishme, me të cilën po përballemi të gjithë është çështje e dialogut. Një proces që, le ta themi që është prioritet për Kosovën. Pra, ndarja e rrugëve përfundimisht me Serbinë për Kosovën është interes nacional, është interes kombëtar, është kërkesë ndërkombëtare dhe ne duhet të marrim këtë rrugëtim me guxim. Mos të frikësohemi siç nuk jemi frikësuar asnjëherë, as në procesin e Rambujesë, as në procesin e Vjenës e as në procesin dialogues në Bruksel, sepse këto procese i kanë sjellë gjithmonë Kosovës dhe lirinë dhe pavarësinë dhe demokracinë. I kanë sjellë projektin më të madh të shqiptarëve në Kosovë, e popullit të Kosovës gjithandej, Republ..

Read More
TË FUNDIT

KFOR-it zviceran në Kosovë iu zgjatet mandati deri në vitin 2026

KFOR-it zviceran në Kosovë iu zgjatet mandati deri në vitin 2026

Në njoftimin e fundit, Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë dislokimin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, mandati i së cilës do të skadonte deri në fund të vitit.
KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.

“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.

Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz./albinfo.ch/

Read More
TË FUNDIT

​KMDLNj: Fjalori i urrejtjes është paralajmërim për një dhunë fizike

​KMDLNj: Fjalori i urrejtjes është paralajmërim për një dhunë fizike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj gjuhës se komenteve në drejtim të deputetët Ganimete Musliu, duke thënë se KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme.
Sipas KMDLNj-së, Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reagim i KMDLNj – së:

E PAPRANUESHME, DEGRADUESE DHE E DËNUESHME GJUHA FYESE DHE E URREJTJES NDAJ DEPUTETES GANIMETE MUSLIU

Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filloi një fushatë kundër deputetes Musliu duke e fyer me fjalët më të rënda si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalorë ndaj deputetes Mus..

Read More
TË FUNDIT

Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit

Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit

Për linçimet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas debatit që kjo pati me kryeministrin Kurti në Kuvend, ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ky me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Musliu po sulmohet nga “servilë”, militantë e argatë të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.

Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.

Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj d..

Read More
TË FUNDIT

Berisha i ashpër për fyerjet ndaj Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?

Berisha i ashpër për fyerjet ndaj Musliut: A ka ardhur koha të vetëmbrohemi?

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar shumë ashpër pas fyerjeve e linçimeve ndaj Ganimete Musliut veç pse kjo e fundit pati një diskutim të fortë me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Berisha tha se qasja në këtë lloj forme nga militantë të VV-së, është racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes.

Madje, Berisha shtroi një pyetje goxha serioze: “A ka ardhë koha të vetëmbrohemi?”, pa specifikuar se në çfarë forme po e mendon këtë lloj vetëmbrojtje.

Postimi i plotë i Berishës:

Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.

Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kina rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të “sfidave komplekse të sigurisë”

Kina rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të “sfidave komplekse të sigurisë”

Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është “e përshtatshme dhe e arsyeshme” dhe ka për qëllim përmbushjen e “sfidave komplekse të sigurisë”, tha më 4 mars një zëdhënës i Parlamentit kinez.
Wang Chao nuk ka asnjë tregues nëse shkalla e rritjes që do të bëhet publike të dielën gjatë sesionit hapës të Kongresit Kombëtar Popullor do të ishte mbi ose 7.1 për qind, sa ishte vitin e kaluar.

Por, ai tha se buxheti i mbrojtjes vazhdon të jetë stabil, duke shtuar se modernizimi ushtarak i Kinës “nuk do të jetë kërcënim për asnjë shtet”.

“E kundërta, do të jetë një forcë pozitive për mbrojtjen e stabilitetit rajonal dhe të paqes në botë”, tha Wang gjatë një konference për media.

“Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e nevojshme për të përmbushur sfidat komplekse të sigurisë dhe që Kina të përmbushë obligimet e saj si shtet i madh. Shpenzimet e mbrojtjes së Kinës… janë më të ulëta sesa mesatarja botërore dhe rr..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori gjerman: Plani evropian, njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

Ambasadori gjerman: Plani evropian, njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se plani franko-gjerman, nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ky propozim është vetëm vënie e trenit në binarë, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për RTK, Rohde thekson se nëse ky plan zbatohet, atëherë “i jemi afruar qëllimit” sepse sipas tij, kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.

“Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia”, tha Rohde. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që veç para disa ditësh mbronte “ngjyrat” e VV-së, Haki Abazi, siç duket e ka marrë me shumë qejf punën e opozitarit.
Ai sot në një status ka hedhur disa tallje në drejtim të kryeministrit Kurti. Këtij të fundit ia ka përmendur qenin tapall në QKUK, që tanimë kryeministri e përdorte si metaforë në premtimet e tij në fushatën elektorale, shkruan lajmi.net.

Madje përmendi edhe shprehjen tjetër të Kurtit, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”.

Tani Abazi thotë se Kurti këto thika ua ka futur pas shpine bashkëpunëtorëve.

“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve-..

Read More
TË FUNDIT

Deliu reagon pas fyerjeve gërditëse ndaj Musliut: Ku janë feministet e VV-së?

Deliu reagon pas fyerjeve gërditëse ndaj Musliut: Ku janë feministet e VV-së?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është bërë cak i fyerjeve e linçimeve veç pse debatoi në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të ashpër me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ndaj saj u drejtuan mijëra komente me përmbajtje të rëndë ofenduese, sharje, kërcënime e mesazhe të tjera gërditëse, shkruan lajmi.net.

Për këtë, ka reaguar bashkëpartiakja e Musliut, Blerta Deliu. Kjo e fundit ka thënë se kjo fushatë është e frikshme.

Ajo madje ka pyetur se ku janë feministet e VV-së dhe a e mbrojnë ato një grua kur ajo “sulmohet brutalisht nga burrat e tyre”.

Postimi i plotë i Deliut:

Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.

Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish.

Ku janë feministet e VV-së?

A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e..

Read More