TË FUNDIT

TË FUNDIT

Molliqaj kritikon Kurtin, paralajmëron protesta kundër Asociacionit

Molliqaj kritikon Kurtin, paralajmëron protesta kundër Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, për pranimin në parim të propozimit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas një aksioni para objektit të qeverisë, ku vendosën 205 nënshkrime kundër Asociacionit të peticionit në vitin 2015, Molliqaj paralajmëroi protestë kundër kësaj marrëveshjeje, e cila tha se do të mbahet në fund të muajit mars apo fillim të prillit.

Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës dh..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Nuk mund të preken kufijtë pse Serbia dëshiron të bëhet e madhe

Tahiri: Nuk mund të preken kufijtë pse Serbia dëshiron të bëhet e madhe

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka theksuar se nuk mund të preken kufijtë pse Serbia dëshiron të bëhet e madhe.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka kaluar kur Serbia e ka mbajtur peng Ballkanin, përcjell lajmi.net.

Postimi i saj i plotë:

Nuk mund të preken kufijtë pse Serbia dëshiron të bëhet e madhe. Ka kaluar koha kur Serbia ka mbajtur peng Ballkanin./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Jashari-deputetëve: Të jeni të një gjuhe, që të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, sot ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai është shprehur se duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, siç tha ai, ne sot jemi të lirë.

“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, ne kemi arritë sot këtu, jemi të lirë, jemi tubuar të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet mike i kemi pranë nesh, edhe ju ushtarë të nderuar e oficerë. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, u shpreh ai.

Rifat Jashari pati edhe një thirrje për deputët e Kuvendit të Kosovës, duke iu kërkuar që të kenë një qëndrim, përcjell Klankosova.tv.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi pë..

Read More
TË FUNDIT

PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit

PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur sot para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Qëndresa e Jasharajve ishte rilindja e jonë kombëtare

Abdixhiku: Qëndresa e Jasharajve ishte rilindja e jonë kombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerekshekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë. Sipas tij, qëndresa e Jasharajve ishte rilindje e jona kombëtare.
Gjatë fjalimit në seancën për nder të Epopesë së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku u shpreh se rënia në altarin e lirisë së Adem, Hamëz, e Shaban Jasharit dhe 56 anëtarëve të tjerë të familjes Jashari nuk ishte vetëm një histori sakrifice por edhe një thirrje nacionale për përmbushjen e një rrugëtimi që s’mund të ndalej më.

“Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fondamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri. Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të Kosovës të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si ..

Read More
TË FUNDIT

Ish-gazetari i BBC-së: Tanket që kishin sulmuar Jasharajt, ishin vjedhur në Bosnjë

Ish-gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jasharaj, ka rrëfyer për Ekonomia Online, tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës. Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastis ta shoh në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smit ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jasharaj kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardh prej Bosnjës me mbulu luftën e Kosovës, dhe kur ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Rezistenca e Jasharëve nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

Kurti: Rezistenca e Jasharëve nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së, ka thënë se rezistenca e Jasharve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu.
Kurti, në në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, tha se rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

“E hëna e sotme na ka mbledhur këtu për ta përkujtuar Epopenë e UÇK-së në 25 vjetorin e saj. Plot një çerek shekulli më parë mijëra forca të armatosura të Serbisë e rrethuan Prekazin”.

“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten”.

“Rezistenca e Jasharëve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo ësht..

Read More
TË FUNDIT

“Shpëtova pasi plumbi goditi telefonin tim”, rrëfimi i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

“Shpëtova pasi plumbi goditi telefonin tim”, rrëfimi i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

Ish-gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jashari, ai ka rrëfyer tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës. Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastis ta shoh në asnjë vend tjetër.
Duke folur për luftën në Prekaz, Smith ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jashari kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Pa Adem Jasharin dhe UÇK-në, nuk do të kishte pasur Kosovë të lirë e të pavarur

Krasniqi: Pa Adem Jasharin dhe UÇK-në, nuk do të kishte pasur Kosovë të lirë e të pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën solemne të shënimit të 25 vjetorit së Epopesë së UÇK-së tha se sakrifica e familjes Jashari dhe Marsi i lavdishëm i 98-tës, vunë themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.
Krasniqi tha se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet e luftës për kauzën kombëtare.

“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe Marsin e Lavdishëm të 98-tës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet. UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë, por nuk ka luftuar vetëm për pragun e shtëpisë. Ka luftuar për kauzën tonë kombëtare shekullore”.

“Ka luftuar për drejtësinë historike. Dhe madhështia e UÇK-së ..

Read More
TË FUNDIT

Rifat Jashari: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Rifat Jashari: Ju lus të jeni bashkë e të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Në seancën solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari.
Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera, përcjell lajmi.net.

“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen.

Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.

Read More