TË FUNDIT

TË FUNDIT

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, për mohim të gjenocidit, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë.
Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës kryen hetim, pas së cilit prokurori i rastit vendos nëse do të ngrehë aktakuzë.

Pas kësaj procedure, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.

“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, të gjithë ne në Republikën Srpska e dimë këtë”, tha Dodik gjatë një konference për media në Banja Llukë më 21 shkurt.

Dodik këtë deklaratë e bëri lidhur me Srebrenicën, pasi Përfaqësuesi i Lartë më 21 shkurt miratoi ndryshimet e Ligjit për Qendrën Memoriale Srebrenica-Potoçari. Ndryshimet në këtë legjislacion mundësojnë që paratë që teprojnë nga fondet e dhuruara për varrimin dhe memorialet për viktimat të ridrejtohen për nevojat e tjera t..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadorja gjermane: Mosarritja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi bllokon shumë kapacitete

Ambasadorja gjermane: Mosarritja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi bllokon shumë kapacitete

Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian është i hapur ndaj Serbisë.
Por ajo theksoi se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po bllokon shumë kapacitete në vend.

Ajo theksoi gjithashtu se duhet përqendrim në sfidat përpara dhe se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë sa më shpejtë.

“Sapo të ndodhë kjo, do të ketë më shumë potencial dhe një rrugë më të shpejtë drejt BE-së”.

E pyetur se cilat janë pritjet minimale nga Serbia për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe cilat janë pasojat nëse asgjë nuk ndryshon deri atëherë, Konrad tha se pasojat janë të diskutueshme dhe se kur bëhet fjalë ;ër Kosovën, nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemin në mes dy vendeve./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu: Kështu duket zgjidhja europiane për Asociacionin, nuk ka tjetër

Në një artikull të publikuar në Albanian Post gazetari Baton Haxhiu ka shkruar për modelet që janë duke u shqyrtuar si një zgjidhje për serbët në kuadër të planit franko-gjerman.

“Në mesin e shumë modeleve dhe formave të ndryshme të vetëqeverisjes për pakicat kombëtare, që aktualisht aplikohen në territorin e Bashkimit Evropian (në total 17 modele të ndryshme) zgjidhja për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe po kërkohet në miksimin e elementeve të ndryshme që aktualisht aplikohen në Gjermani, Itali, Francë dhe Belgjikë, thonë burimet” ka shkruar Haxhiu.
Më poshtë shkrimi i plotë.

Më pak se dy javë dhe Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç e kanë më patjetër të pajtohen me krejt çfarë u është kërkuar nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
18 marsi shënon fundin e durimit dhe kufirin për nënshkrim.

Çështja më e rëndësishme vazhdon të mbetet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Në mesin e shumë modeleve dhe formave të ndryshme të vetëqeverisjes për pakicat kombëtar..

Read More
TË FUNDIT

Pamje/ Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Pamje/ Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari ka marrë pjesë sot në seancën solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Pas seancës, ai është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.

Në shpinën e Mehajt, Jashari e ka shkruar një kartolinë për t’ia dërguar Rexhep Selimit për ditëlindje i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Rexhep Selimi e feston ditëlindjen më 15 mars.

Read More
TË FUNDIT

​Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari

​Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari

Qindra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. Aty nuk munguan as mërgimtarët, të cilët vlerësuan lart sakrificën më sublime të familjes Jashari.
Ata, si çdo përvjetor, bën homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz për të parë vendin ku Shaban, Hamzë e Adem Jashari u flijuan me mbi 50 anëtarë të familjes gjatë rezistencës së armatosur të tri ditëve të marsit 1998.

Për të nderuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz kishte ardhur Nuhë Shkorreti, i cili jeton në Zvicër.

“Familja Jashari ka kontribuar shumë, ne sot falë tyre e gëzojmë lirinë, falë dëshmorëve, shokëve të tyre, sot ne udhëtojmë të lirë, gëzojmë këtë liri… Prekazin e vizitoj çdo vit, jetoj në Zvicër por vij çdo herë me kënaqësi, sot kam ardhur vetëm për Epopenë e UÇK-së”, tha ai.

Në Prekaz nuk munguan as të rinjtë e vendi..

Read More
TË FUNDIT

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.
Marrëveshja – për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Vlen të përmenden disa pika të saj.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Ky fakt e bën pikën e 11-të të marrëveshjes, e cila thekson se “të dyja palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, pjesën më të rëndësishme.

Plani për këtë udhërrëfyes, i..

Read More
TË FUNDIT

ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së

ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për qëndrimin e dy partive opozitare, PDK dhe LDK, kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”.

Zëdhënësja e Ambasadës së ..

Read More
TË FUNDIT

Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Hill tha në panelin me temën “E ardhmje e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” se marrëveshjet e arritura duhen respektuar dhe se ky është një test për autoritetet kosovare.

Ai theksoi se Asociacioni duhet të formohet, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vjet më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, shkruan Kosovo-Online.

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që ta vendosin për të ardhmen e tyre”, shtoi ai.

Diplomati amerikan u shpreh se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit.

Read More
TË FUNDIT

Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën

Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
I pari i BDI-së tha se gjaku i Jasharajve u bë dritë për Kosovën, derisa shtoi se falë këtij gjaku u ngirt në këmbë i gjithë kombi shqiptar, deri në fitoren përfundimtare.

“Sot bëhet çerekshekulli, po bëjmë homazhe pran varrezave lapidare të familjes Jashari bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, ministra, në përkujtim të sakrificës, në përkujtim të këtij çerekshekulli që gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën , gjaku i tyre ngriti në këmbë një komb të tërë deri në fitoren përfundimtare mbi ushtritë dhe hardhitë barbare që me shekuj kishin masakruar, dëbuar dhe ushtruar gjenocid të p..

Read More
TË FUNDIT

Reagon Agjencia për Privatësi: PSD ka publikuar të dhëna personale të qytetarëve

Reagon Agjencia për Privatësi: PSD ka publikuar të dhëna personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar nga ana e Partisë Socialdemokrate.
Kjo agjenci në reagim se PSD-ja gjatë realizimit të aktivitetit të saj ka shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.

Agjencia mbetet e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin përkatës konform mandatit dhe kompetencave të saj, duke vlerësuar lart rolin e mediumeve në informimin e drejtë dhe të saktë të publikut.

“Partia Social Demokrate e Kosovës, përmes një aktiviteti të saj para objektit..

Read More