TË FUNDIT

TË FUNDIT

Rifat Jashari pritet me duartrokitje në seancën solemne për “Epopenë e UÇK-së

Rifat Jashari pritet me duartrokitje në seancën solemne për “Epopenë e UÇK-së

Në Kuvendin e Kosovës, ka filluar seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
Para se të fillonte seanca Rifat Jashari kishte mbërritur në sallën e Kuvendit ku ishte pritur me duartrokitje nga deputetët.

Gjatë ditës së sotme kreret e pozitës dhe opozitës kanë kryer homazhet në Prekaz./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit përbejnë një ndër shtyllat më të forta të Kosovës

Osmani: Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit përbejnë një ndër shtyllat më të forta të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, ka filluar me ceremoni seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar të gjithë deputetët dhe mysafirët që janë pjesë e kësaj seancë që të ngrihen në këmbë derisa interpretohet himni i Kosovës dhe ai Kombëtar, përcjell lajmi.net.

Më tej, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj është shprehur se ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbejnë jo vetëm kujtesën për historinë më të re të Kosovës, por edhe një ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti i Kosovës.

Tutje, ka shtuar se Epopja e UÇK-së është e epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë së vendit.

Osmani ka thënë se në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

“Ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e fa..

Read More
TË FUNDIT

Konjufcës iu dridhet zëri kur e quan Rifat Jasharin hero të gjallë

Konjufcës iu dridhet zëri kur e quan Rifat Jasharin hero të gjallë

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
“Vetëm për 1 minutë ta zini vendin e bacës Rifat dhe më thoni a nuk është ky definicioni i heroit të gjallë?”, janë fjalët që kur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i citoi u emocionua.

““Lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharëve është ngjarje e pashembull jo vetëm në historinë tonë kombëtare. Një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore. Familja e gjerë Jashari, 3 breza në kullën e tyre shekullore, në token e lashtë të stërgjysheve, nga baci Shaban, e deri te Blerimi i vogël, e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën deri në vetëflijimin e tyre të plotë. Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi aq tronditës, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, e bota u zhvendos nga orbita e vet politike.”, është shprehur Konjufac.

Po ashtu, përmend bacën Rifat Jashari i ci..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Rezistenca e Jasharve nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

Kurti: Rezistenca e Jasharve nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së, ka thënë se rezistenca e Jasharve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu.
Kurti, në në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, tha se rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

“E hëna e sotme na ka mbledhur këtu për ta përkujtuar Epopenë e UÇK-së në 25 vjetorin e saj. Plot një çerek shekulli më parë mijëra forca të armatosura të Serbisë e rrethuan Prekazin”.

“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten”.

“Rezistenca e Jasharve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është ..

Read More
TË FUNDIT

Liderët opozitarë homazhe në Prekaz: Rrugëtimi i Kosovës qëndron mbi sakrificën e Jasharajve

Liderët opozitar, Memli Karsniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, të shoqëruar nga anëtarë të partive, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur lindi liria e Kosovës.

“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të UÇK që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se viteve të fundit shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëhet në mungesë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Ha..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: I përjetshëm është kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Osmani: I përjetshëm është kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se kujtimi do jetë i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Po ashtu, Osmani tha se homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, janë për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e dëshmorëve.

“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, deklaroi Osmani para medieve.

Ndërkaq përveç presidentes Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pasi kanë kryer homazhet ..

Read More
TË FUNDIT

E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër

E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër

Një fëmijë i moshës 2- vjeçare ka ndërruar jetë, sot në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e fëmijës e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Shaqiri, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Shaqiri ka njoftuar se varrimi do të bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët e familjes sone se sot me datën 06.03.2023, më i dashuri ynë Trisi, ka ndërruar jetë.

Varrimi bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Qofshë i Xhehnetit o biri jonë do të kujtojmë me buzëqeshje gjithmonë, sepse i buzëqeshur ke qenë gjithmonë.”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kurti: Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dha hovin vendimtar për çlirimin dhe lirimin e vendit.
Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se Kosova ka ndërtuar institucione demokratike dhe ka bërë zhvillime ekonomike, gjithnjë pa harruar se kujt i ka borxh këtë liri.

“Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e UÇK-së, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirimin e vendit tonë. Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomike pa e harruar se kujt ia kemi borxh këtë liri, e këtë mundësi që të ecim përpara”, deklaroi Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Njëherit, Kurti rikujtoi kur para 25 viteve tre breza të Jasharajve luftuan për tre ditë rresht në Prekaz, e ku me mijëra forca të Serbisë kishin rrethuar kullën dhe shtëpinë e tyre…

Read More