TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar seanca solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës si dhe vëllai i heronjve Adem e Hamëz Jashari, Rifat Jashari.

Në një fjalë rasti sot në Kuvend, Rifat Jashari u ka bërë thirrje spektrit politike në Kosovë që të unifikohen në mënyrë që të ndahen rrugët një herë e përgjithmonë me Serbinë.

Pas kësaj është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në 25 vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Ajo çfarë ka rënë në sy ishte se Kurti dhe Rifat Jashari kanë ecur duke u mbajtur për duar.

Dyshja nuk i kanë lëshuar dorën njëri-tjetrit, e kjo është kapur edhe në fotografi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën

Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka treguar se si pas masakrës në Prekaz ndaj familjes Jashari, presidenti Ibrahim Rugova e kishte refuzuar ftesën e presidentit francez, Jacques Chirac, për ta vizituar Francën.
Chirac ishte ftuar nga Rugova që të vinte në Kosovë për ta parë atë që po ndodhte.

“Si sot me kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, presidenti Shirak e ftoi presidentin Rugova të shkojë në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizitë në Kosovë, Shirakun që ta shohë me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë! Lavdi themeltarëve të shtetit të Kosovës që ikën nga kjo botë, para se të jetësohet pavarësia e vendit tonë!”, ka shkruar Peci në Facebook.

Këtë të diel janë bërë 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshm..

Read More
TË FUNDIT

Rrëfimi trishtues i Valdet Jasharit: Na gjuajtën me granatë në dhomë, gati u dogja për së gjalli (VIDEO)

I mbijetuari i Jasharajve, Valdet Jashari, në 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar një rast të dhimbshëm të asaj kohe, gjatë përballjes me forcat serbe.

Ai ka rrëfyer se si një tank ua kishte goditur shtëpinë, e në dhomën ku ndodhej Valdeti, bashkë me disa të tjerë, serbët ua kishin gjuajtur një granatë.

“Kemi incizime kur tanku e godet shtëpinë ku ne ishim brenda, kur nuk mund të hynin brenda i kanë kallur gjithë shtëpitë që kanë qenë aty dhe e kanë gjuajtur një granatë në dhomën ku kemi qenë unë Hamiti, Ramizi, Shahini, dhe në atë moment mua më ka humbur vetëdija, ku jam plagosur dhe kur më ka dalë mpirja e kam parë që afër meje kishte qenë baci Hamit duke u kallur dhe kam filluar ta fikja me duar, ku ka filluar mishi të më kapej në duar”, ka rrëfyer Valdeti.

Valdeti tregoi se ishte plagosur në disa pjesë të trupit.

“Aty kemi mbetur unë Shahini dhe Ramizi. Ramizit i kemi thënë dil mbi kulm dhe kalo në anën tjetër, por në momentin që ka ..

Read More
TË FUNDIT

Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

Për të shmangur rreziqet e mundshme nga përdorimi, barnat duhet të ruhen në kushte të përshtatshme të temperaturës, lagështisë dhe dritës, por kjo nuk ndodh gjithherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Radio Evropa e Lirë, gjatë një vizite në Klinikën e Pediatrisë më 22 shkurt, ka parë barna që përdoren për trajtimin e fibrozës cistike, të vendosura vend e pa vend në një kabinet për kryerjen e analizave.

Barna të tilla ka pasur në dysheme, në një pjesë të një dollapi dhe në një frigorifer të vogël ushqimesh.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Farmaceutik të Kosovës, Shqipe Fetahu, e cila shoqëroi ekipin e REL-it, tha se produktet medicinale në QKUK, në përgjithësi, ruhen konform standardeve.

Por, sipas saj, përmirësimet janë të nevojshme në disa reparte – përfshirë kabinetin ku jepen barnat për fibrozë cistike – një sëmundje gjenetike që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.

“F..

Read More
TË FUNDIT

Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë

Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë

Mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit tonë është obligim i secilit qytetarë dhe kjo kërkon unifikim i të gjithë spektrit politik dhe secilit qytetarë sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë.
Ky ishte mesazhi i familjes Jashari në akademi përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të familjes Jashari të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Shtetin që krijuam fal tyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam e ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vinë të gjejnë perspektiven dhe të ardhmen e tyre në Kosovë. Është një breng që nga paslufta ikja e të rinjve tonë nga Kosova. Është betejë që nuk guxojmë..

Read More
TË FUNDIT

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për dialogun dhe marrëveshjet me Serbinë

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për dialogun dhe marrëveshjet me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, gjegjësisht, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadorin Francës, Olivier Guérot, Zëvendës Shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Sipas një njoftimi për media theksohet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë.

Osmani potencoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të..

Read More
TË FUNDIT

KOK rrit vlerën e bursave olimpike Paris 2024, për 2880 euro në muaj

Bordi Ekzekutiv i KOK-u ka vendosur që deri në Lojërat Olimpike Paris 2024, të rrit vlerën e bursave olimpike për 22 bursistët e KOK-ut.

Rritja është bërë në bazë të rezultateve të arritura nga sportistët gjatë vitit 2022.

Rritja më e madhe, prej 300 eurosh, është bërë për kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, nënkampionen e Evropës 2022, xhudisten Laura Fazliu dhe medalistët e bronztë në Lojërat Mesdhetare, xhudisten Flaka Loxha e boksierin, Shpetim Bajoku.

Me nga 250 euro më shumë, do të marrin edhe boksierja Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës dhe xhudistja, Loriana Kuka, medaliste e artë në LM Oran 2022.

Vlera totale mujore e rritjes është 2880 euro.

Qëllimi i dhënies së bursave olimpike është përgatitja dhe ndjekja e normës olimpike për Paris 2024.

Lista

1300 Euro

Distria Krasniqi (xhudo)

Nora Gjakova (xhudo)

850 Euro

Donjeta Sadiku (boks)

Loriana Kuka (xhudo)

750 Euro

Akil Gjakova (xhudo)

Laura Fazliu (xhudo)

650 euro

Egzon Shal..

Read More
TË FUNDIT

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup

Sot, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt një akademi solemne-përkujtimore për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz. Ngjarja u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.
Drejtori i Institutit, Skender Asani tha se Adem Jashari është bërë simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë.

“Ne jemi me fat që këtë figurë të madhe të kombit, e patëm edhe në mesin tonë, këtu në Shkupin Dardan në fillm të viteve 90-të. Është meritë e shkupjanëve, parasegjithash e atyre që ishin shokë dhe bashkëpunëtorë të Adem Jasharit, të cilët pa i llogaritur pasojat dhe rreziqet, i ofruan strehim dhe logjistikë, njeriut i cili më vonë do të shkruaj historinë e lavdishme të Kosovës me gjakun e vet dhe të familjes, duke u bërë kështu simbol i rezistencës së or..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri të Kosovës

Kurti: Krismat e Jasharëve frymëzuan gjithë luftën për liri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, të mbajtur sot në Prishtinë, tha se aksioni kriminal i Serbisë në familjen Jasharaj vrau 59 persona.
“Ishin ato krisma që e shumëfishuan mobilizimin e vullnetarëve nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishin po ato krisma që frymëzuan gjithë luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbinë në qershor të viti 1999”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit tha se krismat e Jasharajve të Prekazit u shumëzuan më numrin e ushtarëve të UÇK-së, duke u shumëfishuar. Ai tha se rezistenca e Jasharëve ishte akti kulmor.

Kurti ka thënë se Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Madje, ai ka treguar edhe se si të tre ata, në raste të ndara, kishin thënë se nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e tyre dhe se do të luftojnë ta mbrojnë atë.

“Me fjalët e tij [Ademit] dhe të Hamëzës s’kemi ku ..

Read More
TË FUNDIT

Rama nesër në Berlin, takon kancelarin Olaf Scholz

Rama nesër në Berlin, takon kancelarin Olaf Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Shqipërisë, ditën e martë, kryeministri do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, ku do të diskutohet ndër të tjera mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillim..

Read More