TË FUNDIT

TË FUNDIT

Ministri Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për Drejtor të Policisë së Kosovës

Ministri Sveçla propozon Gazmend Hoxhën për Drejtor të Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka propozuar Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë së Kosovës.
Sveçla ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Hoxha do të propozohet për t’u zgjedhur drejtor i Policisë.

“Sipas Ligjit, sipas Kushtetutës unë kam dorëzuar një emër, jo shumë emra, të një eprori të lartë të Policisë së Kosovës, për t’u zgjedhur në mbledhjen e Qeverisë… Po, është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë, drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të Policisë së Kosovës” – ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjin.

Gazmend Hoxha aktualisht është drejtor i Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Më 30 shkurt të këtij viti janë bërë gjashtë muaj, pra gjysmë viti, prej kur institucioni i sigurisë në vend, Policia e Kosovës, nuk ka drejtor.Ky institucion që nga 30 gushti i 2022-ës po udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policis..

Read More
TË FUNDIT

Voziti 70 km/h më shpejtë se që është e lejuar, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi

Voziti 70 km/h më shpejtë se që është e lejuar, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi

Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë një pike të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 111 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëmbëdhjetë (111) km/h”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

Read More
TË FUNDIT

Walker e këshillon Kurtin: Duroje presionin, sepse kjo marrëveshje nuk është në interesin e Kosovës

Walker e këshillon Kurtin: Duroje presionin, sepse kjo marrëveshje nuk është në interesin e Kosovës

Pritjet janë të mëdha se në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian, që ka për synim normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.
E për të siguruar që gjithçka do të shkoj sipas këtij plani, ndërmjetësuesi i këtij procesi Miroslav Lajçak pritet që së shpejti ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Por, i shqetësuar me këtë marrëveshje po shprehet miku i madh i Kosovës, William Walker.

Ai shprehet i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar për Kosovën.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë ..

Read More
TË FUNDIT

Pas deklaratës së SHBA-së reagon Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Pas deklaratës së SHBA-së reagon Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.
Hoti tha se LDK-ja është kundër mashtrimit dhe jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Hotit, forca politike që e udhëheq vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite duke radhitur kështu disa arsye.

Sipas Hotit, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshjes që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

Postimi i plotë:

LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

– e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë p..

Read More
TË FUNDIT

Fotografia e Adem Jasharit me Hashim Thaçin, ish-gjenerali Jakup Nura tregon historinë e saj

Fotografia e Adem Jasharit me Hashim Thaçin, ish-gjenerali Jakup Nura tregon historinë e saj

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka treguar për herë të parë historinë e fotos së ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Nura tregon që ishte vet ai që ka shkrepur foton.

“Në anën e djathtë është Hashimi. Është në shkallët e shtëpisë së një oficeri në Tiranë. Foton ku është Ademi me Hashim e kam shkrepur unë. E kam dëgjuar që kanë thënë se është fallc, por nuk është. E kam bërë unë. I ka gjymtyrët e gjatë. Unë i kam fotografuar atë foto Thacit, se ai nuk e ka pasur. Në dhomë ku kemi banuar unë e Ademi e kemi bërë. Është ruajtur ajo foto, e pastaj ua kemi dhënë. Cdo herë dikush del e thotë se nuk është. Por në dhomën ku kemi banuar unë e Ademi pas një katër muajve, bile këtu është në krevatin e Ademit. Gjithmonë është dikush që kundërshton. Filloi si kundërshti politike. Por pastaj njerëzit nuk deshën të pranonin d..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori Hill tregon a është 18 marsi afat për marrëveshje rreth planit të zbatimit

Ambasadori Hill tregon a është 18 marsi afat për marrëveshje rreth planit të zbatimit

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, e vlerësoi pozitive se BE-ja vërtet po përpiqet të përshpejtojë procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur planin e zbatimit dhe theksoi se afatet për arritjen e progresit nuk janë aq të rëndësishme si fakti që të arrihet një marrëveshje e mirë, të cilën të gjithë do ta mbështesin.
“Para së gjithash, më duhet të them se është shumë pozitive që BE-ja vërtet po përpiqet të përshpejtojë procesin dhe që negociatat të arrijnë në fazën e zbatimit”, tha Hill për Tanjug, kur u pyet se çfarë priste nga takimi në Ohër, ku, siç është paralajmëruar, më 18 mars, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është e qartë se do të jetë e vështirë dhe se gjithçka nuk do të zgjidhet në një takim, do të marrë pak kohë, por është inkurajuese që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ..

Read More
TË FUNDIT

​Ministria publikon listën e bizneseve që ofrojnë zbritje për ushtarët

​Ministria publikon listën e bizneseve që ofrojnë zbritje për ushtarët

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën e bizneseve me të cilat ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Sipas njoftimit të ministrisë, ndërsa të listuara krahas veprimtarisë së bizneseve gjeni edhe përqindjen e zbritjeve që ofrojnë për çdo ushtarak, që në momentin e blerjes prezanton kartën e saj/tij identifikuese si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kësaj iniciative në mbështetje të ushtarakëve, në nderim të shërbimit të tyre ndaj atdheut, do t’i bashkohen së shpejti edhe shumë biznese të tjera, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë spanjolle për Çështje të Jashtme, nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, pasi Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve. Nga kjo ministri thanë se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.

Spanja dhe katër shtete të tjera të BE-së Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia) ende nuk e njohin pavarësinë ..

Read More
TË FUNDIT

A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?

A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?

Takimi i pestë mes dyshes Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq do jetë për herë të parë në një vend fqinj për të dyja vendet.
Ohri i Maqedonisë së Veriut do jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 18 mars, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja 11 pikëshe për normalizimin të raporteve.

Për njohësit e fushës, bartja e dialogut nga kryeqendra evropiane në këtë vend ballkanik, u bë pasi në të kaluarën ujditë e tilla kishin sukses, njofton Klan Kosova.

E dikush që ishte pjesë e bisedimeve më parë, aranzhimin e takimit të 18 marsit e sheh më shumë të rastësishëm.

Por kështu nuk po mendon edhe një njohës i diplomacisë nga vendi mikpritës.

Mbajtja e takimit në Ohër, vlerësohet si një impuls pozitiv për anëtarësimin e RMV-së në Bashkimin Evropian.

Read More
TË FUNDIT

Rama poston fotografi të familjes Jashari: Legjendarët

Rama poston fotografi të familjes Jashari: Legjendarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka postuar një fotografi të mëhershme të familjes Jashari, duke shkruar se këta janë legjendarët.
“LEGJENDARËT, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ai.

Përndryshe, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së është shënuar me një varg aktivitetet të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe komunat. Shënimi i Epopesë, vazhdon edhe nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz, Prishtinë, por edhe me aktivitete të tjera.

Read More