TË FUNDIT

TË FUNDIT

Scholz në konferencë me Ramën: Besoj që procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të përfundojë me sukses

Scholz në konferencë me Ramën: Besoj që procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të përfundojë me sukses

Kancelari gjerman, Olaf Scholz beson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë së shpejti me sukses, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin, Scholz u shpreh se plani-franko gjerman mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Ai ka shtuar se propozimi është gjithëpërfshirës dhe “shumë i peshuar i Gjermanisë dhe Francës”.

Sipas kancelarit gjerman, propozimi “mbështetet nga BE, SHBA dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel, Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejt me sukses”.

Ndërkohë edhe Rama u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.

“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit m..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi viziton mësuesen e tij të parë: Puna nuk ka mbaruar, ata meritojnë më shumë e më mirë

Krasniqi viziton mësuesen e tij të parë: Puna nuk ka mbaruar, ata meritojnë më shumë e më mirë

Për këtë 7 mars, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar mësuesen e tij të parë për nder të Ditës së Mësuesit.
Krasniqi ka thënë se mësimdhënia nuk është vetëm profesion.

“Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion – është një thirrje fisnike që kërkon durim, ndjeshmëri, patriotizëm dhe pasion, për t’ua përcjellë vlerat dhe virtytet më të larta gjeneratës së re”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë aspekt, Krasniqi thotë se kontributi i mësimdhënësve tanë në frymëzimin e brezave të ri për lirinë dhe dashurinë ndaj atdheut, ka qenë vendimtar edhe në çlirimin e Kosovës.

“E tillë ka qenë edhe mësuesja ime, Igballe Haziri, të cilën, bashkë me Blerandin e vizituam sot ne ditën e saj. Është gjithmonë kënaqësi e madhe ta takoj dhe të bisedoj me të për një periudhë shumë të dashur për mua. Fjalët dhe zemra e saj nuk kanë ndryshuar asnjëherë gjatë 35 viteve të fundit. Mesazhi i saj është gjithmonë i ..

Read More
TË FUNDIT

Pas SHBA-ve edhe ambasadori gjerman i reagon opozitës, ua kujton kush e solli Asociacionin

Pas SHBA-ve edhe ambasadori gjerman i reagon opozitës, ua kujton kush e solli Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar opozitën që të mos e shfrytëzojë temën e Asociacionit për lojëra të brendshme politike.
Rohde u bëri thirrje partive opozitare që ta mbështesin planin franko-gjerman, duke ua kujtuar se partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi.

Rohde ka theksuar se Asociacioni i ka mbetur Qeverisë Kurti “trashëgimi” nga qeveritë e kaluara, që janë përbërë nga opozita e sotme.

“E di, të enjten kishte një debat parlamentar, që ka zgjatur deri pas mesnatës. I ndjek deklaratat e tyre dhe ajo që mund të them është se nuk ia vlen, pra është kot të flasë për të kaluarën, e kam fjalën për temën e diskutimit lidhur me Asociacionin e komunave serbe. Ekziston një obligim që është bartur nga qeveritë e kaluara tek kjo qeveri, pra nga qeveri të kaluara, që ishte përbërë nga opozita e sotme. Ajo qeveri e përbërë atëherë nga ..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku, vizitë zyrtare në Paris

Abdixhiku, vizitë zyrtare në Paris

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me ftesë të autoriteteve franceze do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucionalë të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar planin evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ata janë heronj të dijes

​Osmani: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ata janë heronj të dijes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se mësimdhënësit shqiptarë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, andaj sipas saj ata janë heronj të dijes.
Ajo ka uruar 7 Marsin duke thënë se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme.

Osmani ka shkruar se mësuesit nuk janë vetëm persona që japin dituri por mbeten edhe burim frymëzimi.

“136-vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e parë shqipe, e cila trasoi rrugën e arsimit shqip gjithandej, duke luajtur rol qenësor në formimin e vetëdijes kombëtare që prej Rilindjes Kombëtare. Mësuese e mësues tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ndaj ata janë heronj të dijes. Ata nuk janë vetëm persona që japin dituri, por edhe mentorë, udhëzues dhe burim frymëzimi. Në këtë ditë, të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë. Arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe..

Read More
TË FUNDIT

Nagavci uron 7 marsin: Misioni jonë mbetet këmbëngulja për të avancuar mësimdhënien

Nagavci uron 7 marsin: Misioni jonë mbetet këmbëngulja për të avancuar mësimdhënien

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka uruar 7 Marsin për të gjithë mësimdhënësit.
Ajo ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme e historisë kombëtare, e cila sipas saj shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Ndërsa misioni sot, sipas Nagavcit, mbetët këmbëngulja për angazhim drejt avancimit të mësimdhënies.

Në një video-mesazh, Nagavci ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme dhe përpjekje e pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë.

“Të dashur mësimdhënës. Po shënojmë sot një ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe të shkollës shqipe. Dita që simbolikisht shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare. Të një pune të jashtëzakonshme dhe një përpjekje të pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë. Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision, sidomos në rret..

Read More
TË FUNDIT

Rriten çmimet e çajit, kafesë e shumë produkteve të tjera

Rriten çmimet e çajit, kafesë e shumë produkteve të tjera

Trendi i rritjes së çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të muajit mars. Këtë e dëshmon ASK-ja përmes përditësimit të tabelave, ku tregon për çmimet mesatare të disa prej produkteve në vend.
Siç shihet në tabelën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këto ditë ka pasur rritje të çmimit të makaronave, miellit, kafes, çajit dhe produkteve të tjera.

Nga 94 centë sa kushtonin 500 gram të makaronave, çmimi i tyre është rritur në 1 euro e 2 centë. Çmimi i miellit të grurit nga 3 euro e 54 centë sa ishte ditë më parë, është rritur në 3 euro e 81 centë.

Po ashtu pati rritje edhe të çmimit të kafes, nga 6 euro e 10 centë në 6 euro e 32 centë. Edhe çmimi i çajit është rritur mjaftë shumë këto ditë. 800 gram të çajit nga 9 euro e 46 centë u bënë 9 euro e 73 centë.

Çmimi i detergjentit për enë u rrit për 3 centë. Nga 2 euro e 28 centë u ngrit në 2 euro e 31 centë. Po ashtu edhe çmimi i shamponit për flok u rrit në..

Read More
TË FUNDIT

U kap me 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka sekuestruar 220 kilogramë kokainë pasditen e djeshme në Verona të Italisë.
Sipas mediave italiane sasia e madhe e lëndës narkotike po transportohej me furgon nga një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se i riu po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore. Pas kontrollit, u zbulua kokaina e cila rezultonte e pastër dhe do të shitej me një çmim shumë të lartë në treg. Sipas hetuesve, droga mund të shitej deri në 15 milionë euro në treg.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge është dërguar në burgun e Montorio, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona.

Read More
TË FUNDIT

Serbia do të detyrohet ta pranojë Kosovën – Njohja e ndërsjellë kur Serbia të pranohet në BE

Përderisa vëmendja e opinionit është përqendruar në propozimin evropian dhe pranimin eventual të Kosovës në OKB, qarkullojn qëndrimet se “njohja e ndërsjellë” nënkupton mundësinë kur Serbia pranohet në BE. Pra edhe nëse tash evitohet pranimi i Kosovës në OKB, që vlerësohet si njohje jo formale, për disa vite nga Serbia do kërkohet edhe njohja formale, thonë analistët, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Fjalia që thuhet e pavërejtur në tekstin e implementimit të propozimit është se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës do vij me rastin e hyrjes së tyre në BE.

Në pjesën e propozimit evropian për Kosovës ku krahasohet me modelin e dy Gjermanive thuhet: “Republika Federale e Gjermanisë kurrë se ka njohur Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe anasjelltas, por marrëveshja e vitit 1972 ju mundësoj të dy vendeve të pranojnë realitetin dhe zhvillimin e raporteve me vendet perëndimore. Nëse Serbia dhe Kosova synojnë të bëhen pjesë e BE-së shumë shpejt do vij normalizimi dhe njohja ..

Read More
TË FUNDIT

​Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur

​Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur

Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli, ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët e vendit. Sipas tyre, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm, sidomos kur vendi ballafaqohet me inflacion.
Kështu për qytetarin Muhamet Rraci, tarifat e reja të rrymës do të vështirësojnë jetën e shumë qytetarëve në Kosovë.

“Dihet ajo punë. Qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë, janë të lodhur, po shihet. Edhe rrogat nuk janë rritur, s’ka pasur rritje as për pensionet, sidomos për ta është fatkeqësi e madhe. Këta janë baballarët e këtyre që janë në funksione. Janë djemtë e tyre. Duhet pak të kenë një dinjitet… kanë mbetur pa dinjitet, po shihet veç të shkojmë tek mjeku se sa bëhen barnat, 100 euro nuk mundet t’i mbulojë… Për neve është e papërballueshme. Fatkeqësisht më e papërballueshme është për ata që varen vetëm nga këto të ardh..

Read More