TË FUNDIT

TË FUNDIT

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në Neë York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Tahiri vlerëson se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut.

“Në selinë e OKB-së, në New York duke përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, prezantova mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale. Theksova se, Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut”.

“Në fokus kisha afirmimin e arritjeve të Republikës së Kosovës, në rrafshin legjislativ, politik si dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore. Theksova nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm. Si shtete dhe kombe, na duhen më shumë arritje n..

Read More
TË FUNDIT

Qytetari qet në shitje pronën në Shtërpcë, fajëson Listën Serbe për presion

Qytetari qet në shitje pronën në Shtërpcë, fajëson Listën Serbe për presion

Në njërën nga pikat kryesore të Shtërpcës vazhdon të qëndrojë njoftimi që Llazar Millenkoviq ka nxjerr në shitje pasurinë e tij në fshatin Sevcë të kësaj komune. Shkak i shitjes së shtëpisë, sipas njoftimit, është bërë Lista Serbe dhe kryetari i komunës Dalibor Jevtiq.
Milenkoviq nuk ka pranuar të intervistohet, por nëpërmjet telefonit ka thënë për RTK se nuk ka çka të deklarohet, duke sugjeruar që përgjigjja të kërkohet nga kryetari i Komunës.

Një tjetër qytetar i Shtërpcës që pranoi të flasë, tha se që nga ardhja në pushtet e Listës Serbe,gjërat nuk shkojnë si duhet.

“Akuzojnë udhëheqjen komunale e cila më ka anuluar vendim e ndërtimit. Në vend që të më ofrojë dokumentacion tjetër të cilat duhet e që unë nuk e di cilat janë ato. Unë disa herë i jam drejtuar në komunë ata nuk ka dashur të më takonin. Që objekti të mos kalbët dhe dështojë”, tha Stalle Stalletoviq, qytetar i Shtërpcës për RTK.

Disa qytetarë..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion

Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se merrej me prostitucion.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se ajo u arrestua në një lokal masazhi.

“Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë 35 euro”, thuhet aty.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në Gjakovë, dyshohet se vodhi para nga shtëpia ku po punonte si pastruese

Arrestohet një femër në Gjakovë, dyshohet se vodhi para nga shtëpia ku po punonte si pastruese

Një femër është arrestuar në Gjakovë nën dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Rasti ka ndodhur dje ku një grua ka raportuar se e dyshuara, femër kosovare, deri sa ishte duke punuar në shtëpinë e saj si pastruese, kishte vjedhur para, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

AIP paralajmëron gjobë ndaj PSD-së: Kjo parti ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

AIP paralajmëron gjobë ndaj PSD-së: Kjo parti ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Partia Socialdemokrate (PSD) gjatë realizimit të aktivitetit të saj ka shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, teksa ka paralajmëruar edhe gjobë ndaj tyre.
Sogojeva-Dermaku ka thënë se publikimi i të dhënave nëpër peticione është i ndaluar me ligj, dhe si i tillë këtë paralajmërim e kanë dhënë nga viti i kaluar.

“Po fillimisht Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) qysh në muajin korrik të vitit 2022 ka lëshuar një komunikatë për media dhe një njoftim për qytetarët që shpërndarja e fletëve të peticioneve ku përmbahen këto të dhëna emri, mbiemri, vendi i lindjes, numri personal sidomos por edhe numri i telefonit janë të ndaluara në këndvështrim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prandaj ne kemi konsideruar se tashmë sidomos këto kompanitë, institucionet por edhe në këtë rast partitë p..

Read More
TË FUNDIT

Policia nuk “kursehet”, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan vetëm dje

Policia nuk “kursehet”, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan vetëm dje

Të shumta janë rastet kur drejtuesit e automjeteve në Kosovë shkelin rregullat e trafikut.
E pikërisht si shkak i kësaj, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur shumë prej tyre.

Nga Policia është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 2 mijë e 61 tiketa trafiku, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë në trafik janë shkaktuar 9 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjerë me dëme materiale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 12 dhe 14 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Begaj viziton sot NATO-n

Begaj viziton sot NATO-n

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO.
Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

“Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës. Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Pë..

Read More
TË FUNDIT

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me “Natën e Zjarreve”

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me “Natën e Zjarreve”

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të ngjarjes historike Epopesë së UÇK-së që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.
Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit gjithëpopullor, Epopesë së UÇK-së.

“Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të ,,Epopesë së UÇK-së”. Në këtë 25 vjetor..

Read More