Liberalizimi i vizave, a është meritë e qeverisë Kurti apo jo?!
Që në vitin 2010 është premtuar për liberalizim të vizave, ndonëse një gjë e tillë ende s`ka ndodhur është afër të ndodh një gjë e tillë. Gjatë të enjtes Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ky është ndër hapat e rëndësishëm me liberalizimin e vizave që pritet në dy data.
Më saktësisht afatin kohor e shpjegoi ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot tregon se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave. Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.
“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024).” Një gjë e tillë ka mund të ndodh më herët, por Franca dhe Holanda ishin skeptike edhe për mungesën e luftimit të korrupsionit. Korrupsioni ka qen..
Read More